Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

S’e kuptoj për çfarë vlen ende fasha orare?

Forum E diel, 19 Prill 2020 17:57
S’e kuptoj për çfarë vlen ende fasha orare?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Pano Soko –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

S’e kuptoj për çfarë vlen ende fasha orare? Çfarë ka vlejtur deri tani moslejimi i funksionimit të jetës normale për një pjesë të ditës? Përveçse mbyt ekonominë dhe “shuan me gomë” vendet e punës, për çfarë tjetër na vlen? Apo thjesht për të kënaqur egon tiranike të një personi që ka vendosur ta provojë t’i afrohet Enver Hoxhës.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 14 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 15 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 20 orësh

Dje e kishin rradhën të moshuarit, sot e kanë nënat me fëmijë, po nesër kush e ka rradhën, dajot e dhëndrit?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Boll u talle. Është tepër dhe për një klloun si ty.

Hape fashën orare 24 orë dhe leji njerëzit ta mbrojnë vetë veten e tyre, siç kanë bërë deri më sot. Patjetër të respektohen rregullat e higjenës dhe distancimit fizik, por për këtë s’ka nevojë për diktaturë, njerëzit janë të mençur vetë. Madje, në shumicë dërrmuese, janë më të mençur sesa ai që po drejton këtë vend sot.

Leje të lirë gjithë ditën që njerëzit mos blejnë vetëm bukë dhe ushqime. Të kenë mundësi të vazhdojnë jetën normalisht, të blejnë dhe frigoriferin, të blejnë hidrosanitare, të riparojnë makinat, të blejnë bizhuteri, etj.etj. Dmth të jetojnë normalisht.

Hap baret dhe restorantet, natyrisht me kushtëzime për ruajtjen e higjenës dhe distancimit fizik, por hapi të paktën që dhe ata të fillojnë t’i kthehen normalitetit. Të fillojnë të arkëtojnë, të fillojnë të paguajnë paga prej vërteti, jo si këto pagat qesharake që iu jep ti.

Të lejohet transporti ndërqytetas që njerëzit të shkojnë të shijojnë plazhin në ditët me diell, dhe të pijnë pije e të ushqehen në baret dhe restorantet e plazhit. Natyrisht me rregullat e higjenës, dizinfektimit dhe distancimit fizik. Por të paktën lejoi që të fillojnë dhe ata të marrin frymë. Është turizmi ai që po flitet, është spina kordiale e ekonomisë së verës në Shqipëri.

Ato bare që hapen fshehurazi dhe tregëtojnë kafe, nuk janë kriminelë. Ata që thyen “rregullin” dhe shkuan në plazh këtë fundjavë nuk janë kriminelë. Ata janë heronj që të treguan ty atë që mendojmë të gjithë. Që rregullat e tua janë një idiotësi që duhen thyer.

Njerëzit nuk i ruan sasia e orëve që mbyllen në shtëpu, i ruan mënyra sesi sillen kur janë jashtë. Dhe shqiptarët, pas këtyre 40 ditëve karantinë e treguan me fakte që dinë si të mbrohen.

Prandaj hape sa më shpejt, të gjithën, 24 orë. Jepu mundësi njerëzve të jetojnë normalisht. Jepu shancin bizneseve të mendojnë si të ringrihen, jo si të mbyllin aktivitetet në QKB dhe të shuajnë vendet e punës. Ekonomia është çështje perceptimi. Nëse ti më jep kushtet, unë maksimizoj oportunitetet. Në të kundërt vdesim të dy me rradhe, unë i pari dhe ti pas meje.

Nuk e shpëton dot ekonominë me paketa. S’e shpëton dot Gjermania dhe SHBA, jo më ti me paketat e tua qesharake.
Ekonomia është si trupi i njeriut. 80% e shërimit vjen nga brenda, nga mekanizmat e veta. Paketat më të mira, ndihmojnë maksimumi 20%.
Krijoji kushtet dhe shiko sesa bukur funksionon e gjitha. Por duhet ta lësh të lirë.

Të gjithën!

Të gjithë janë të rritur dhe të ditur mjaftueshëm për t’u mbrojtur vetë. E kuptuan se çfarë duhet bërë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë vetë. S’ka nevojë për shtetrrethim, polic, apo tanke.
Madje, më ler të të qetësoj dhe ty nga imagjinata e shfrenuar. Nuk bëhesh dot diktator. Je shumë qesharak për t’u bërë i tillë, sado ta tentosh. Je frikacak.

Reflekto të paktën një herë në jetën tënde dhe bëj një gjë të saktë për këtë vend. Hape të gjithën!

Etiketat e lidhura

Pano Soko
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 50 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 51 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 52 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 53 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.