Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shëmtia e depolitizimit të vdekjes

Forum E martë, 24 Nëntor 2020 15:37
Shëmtia e depolitizimit të vdekjes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Nga Ergys Mërtiri –
Është e vërtetë se mediat janë një nga sferat më problematike në Shqipëri. Ato abuzojnë, ndoshta më shumë se gjithkush tjetër me përgjegjësinë e tyre, duke konsumuar vazhdimisht vepra penale e imorale që rëndojnë mbi individët dhe shoqërinë. Madje mund të thuhet pa frikë se ato janë një nga arsyet kryesore përse ky vend është në këtë gjendje.
Ato transmetojnë çdo ditë, vulgaritet, perversitet, mashtrime, shpifje, abuzime, sulme personale e politike për interesa korruptive apo edhe komerciale, në përpjekje për të fituar audiencë duke ngrënë mishin e viktimave të rradhës. Në mënyrën më të paskrupullt, shumica prej tyre i futen gjithkujt në shtëpi, në krevat, në banjë, në të mbathura, për të publikuar pjesë nga jeta private, personale e intime e tyre, pa e çarë kokën aspak për dramat që shkaktojnë. Kemi parë të publikohen prej tyre informacione personale njerëzish të panjohur, deri edhe tek detaje të akteve të përdhunimit ndaj minorenëve dhe askujt nuk i është skuqur faqja për këtë.
Por ja që vjen një moment kur i sheh shumicën prej tyre të flasin e çirren për etikë profesionale, për moral e për deontologji të profesionit, duke dënuar plot mllef e indinjatë publikimin e imazheve nga morgu i Tiranës, ku shfaqen pacientë të vdekur shtrirë përdhe për mungesë vendi, të cilat, sipas tyre, qenkeshin të rënda dhe të papërshtatshme! Mjekë, gazetarë, mercenarë të shoqërisë civile, bashkuan zërin për të dënuar këtë veprim, si një akt i turpshëm i përdhosjes së të vdekurve, i të bërit politikë me vdekjen, i mosrespektit ndaj publikut etj.
Çfarë ka ndodhur? A u ndërgjegjësuan vërtetë mbi nevojën për të dalë nga bota e kafshërisë së përditshme duke hyrë në atë të civilizimit dhe humanitetit? Duket se jo, për më tepër kur kanë gjetur rastin e gabuar për ta bërë këtë.
Në të vërtetë, publikimi i këtyre fotove duket plotësisht i jusfikuar nga aspekti etik. Sigurisht, studiuesit e etikës dënojnë publikimin e pamjeve të tilla në përgjithësi, por ata bëjnë përjashtim kur kjo bëhet për të përcjellë një të vërtetë që është në interes të publikut. A mund të përbëjë shkelje etike publikimi i pamjeve, bie fjala nga masakrat e ushtrisë serbe në Kosovë, apo nga kampet e përqendrimit në Aushvic e Birkenau? Sigurisht, pamjet e tyre janë edhe më e rënda sesa ato të publikuara në morgun e spitalit, por askush nuk thotë se publikimi i tyre është jolegjitim, dhe se në këtë rast kemi të bëjmë me një politike me vdekjen, ndonëse sigurisht edhe politikë bëhet me publikimin e tyre.
Të gjithë e dimë se përballë efektit negative të shkaktuar nga pamje të tilla prevalon interesi publik për informimin mbi të vërteta që ato pamje përmbajnë. Në këto raste publikimi është, jo vetëm legjitim, por edhe një detyrë morale e profesionale. Përkundrazi, censurimi përbën shkelje të lirisë së shtypit dhe një shkelje të rëndë të etikës publike.
Njerëzit kanë të drejtë të dinë se çfarë ndodh në spitalet tona dhe sesi është gjendja me pandeminë, cilido qoftë interesi politik që qendron pas kësaj. Debati që mund të prodhojnë këto foto, nëse është apo jo i justifikuar veprimi i morgut, nëse fotot përbëjnë apo jo argument mbi shtimin e vdekjeve, është një diskutim që vlen të zhvillohet, por pa pasur nevojë të dënohet publikimi i tyre. Presioni mediatik për të imponuar censurë duke dënuar publikimin, është jo vetëm i pandershëm, duke pasur parasysh se kush e bën, por edhe i padrejtë.
Nga ana tjetër, fotot nuk tregonin asnjë prej kufomave me fytyrë dhe këtu nuk kemi asnjë shkelje të të dhënave personale. Publikimi i tyre tregon vetëm për gjendjen e morgut dhe nuk cënon aspak dramën personale të fatkeqëve në të, të paidentifikueshëm nga imazhet e përcjella. Ta shtrosh këtë diskutim në një vend ku publikohen çdo ditë aspekte intime njerëzish jopublikë, thjesht për kërshëri vuajeriste perverse të kronikës së zezë, është një cinizëm i madh.
Është fare e dukshme dhe e kuptueshme që i gjithë ky debat bëhet për të devijuar vëmendjen e publikut, nga qeveria dhe autoritetet përgjegjëse për gjendjen e spitaleve, tek autori i fotove që na rrëfeu një pasazh nga kjo gjendje. Pra, shqetësimi i tyre nuk qendron tek etika mediatike, por tek fakti që ky rast prodhon indinjatë për qeverinë. Në këto kushte, instistimi për të bërë moral, aq më tepër nga gazetarë dhe mediume aspak të virgjër në këtë aspekt, tregon vetëm thellimin e përzhitjes në batakun e barbarisë ku ndodhemi. Përdorimi i moralit për arsye politike në shërbim të pushtetit është përdhosje edhe më e keqe e vlerave në emër të të cilave kurvërojnë interesat.

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 19 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 7 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 7 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 7 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 7 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 7 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 7 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 10 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 9 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.