Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shëndeti që kthehet bashkë me lirinë

Forum E hënë, 13 Prill 2020 10:23
Shëndeti që kthehet bashkë me lirinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ruben Avxhiu –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Jetojmë në një kohë kur shumica e statistikave në SHBA përqendrohen vetëm te ata që po sëmuren, ata që po shtrohen në spital, ata që kanë nevojë që të lidhen me një aspirator që të mund të marrin frymë, e ata që nuk do të zgjohen kurrë më.
Po mes nesh, është edhe një armatë e vogël, gjithnjë në rritje, njerëzish që e kanë kaluar sëmundjen e kanë mbijetuar.Disa duke vuajtur rëndë, disa jo edhe aq shumë, e disa pa e ditur fare që e kanë pasur në trup virusin.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 12 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 13 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 18 orësh
Ata që e dinë që kanë qenë sëmurë dhe që kanë provë me testim se nuk e kanë më virusin, jo vetëm që kanë mbijetuar e janë përsëri të shëndetshëm, por në një kohë kur të gjithë po jetojmë sikur jemi bërë papritmas pjesë e një filmi të frikshëm, kanë fituar një liri shumë të vyer.Kjo është liria më e ëmbël në botë. Liria për të bërë të gjitha gjërat që gjithë jetën i kemi marrë të mirëqëna e nuk i kemi vlerësuar kurrë. Liria për të dalë nga shtëpia, për të ecur në rrugë mes njerëzve, pa llogaritur me mend largësinë prej tyre, lirinë për të takuar miq e shokë, e për të shkuar e për t’u ulur në lokalet që nuk janë më hapur, për të bërë pazarin mes njerëzve pa pasur frikë se fryma e kujt po mbërrin në hundën tënde, pa u druajtur se po të kruhet hunda, vetulla, syri, e çdo gjë tjetër që na kruhet në këtë periudhë si nuk na janë kruar gjithë jetën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Që nga momenti kur na thanë të mos prekim fytyrën, po na preket e po na ha sikur të na ishin rebeluar organet e trupit prej mendjes. Këta njerëz nuk i kanë këto. Ata edhe mund të bëjnë atë gjënë e pamendueshme t’i japin dorën njëri-tjetrit.

Kjo sëmundje që ka sjellë kaq kaos në shoqërinë tonë, kaq frikë, e kaq shumë të vdekur, kjo sjell për ironi edhe lirinë e jashtëzakonshme nëse dhe kur i mbijeton.
Unë nuk njoh asnjë që e ka pasur dhe është shëruar. Dikë që të paktën të jetë i ndërgjegjshëm dhe të jetë testuar me rezultate pozitive e pastaj negative pas shërimit, po gazeta e njohur “The New York Times” ka gjurmuar disa që janë shëruar dhe kanë rifilluar jetën dhe ashtu si ne që jemi ende të ngujuar e të çakërdisur edhe ata jetojnë në një botë krejt tjetër.
Në qendër të vëmendjes janë sidomos mjekët dhe infermierët që sapo janë shëruar. Ata janë zemra e kolegëve. Një mjeke e re në New York City tregonte se po zëvendëson kolegët kudo. Edhe në operacionet e zemrës, për të cilat nuk është e kualifikuar që të jetë e pranishme, kaq e dëshpëruar është nevoja për të pasur mjekë e infermierë që nuk rrezikojnë pacientët. Për shembull, nëse pëson një goditje në zemër dhe duhet të operohesh urgjent, ideale është që të mos marrësh ndërkohë koronavirusin gjatë operacionit.Po kirurgu dhe stafi mund të jenë të infektuar e të mos e dinë. Po kështu kush e di se sa e sa operacione e procedura të tjera mjekësore.

Se njerëzit harrojnë që pavarësisht nga COVID-19, sëmundjet e tjera nuk kanë pushuar së ekzistuari. Njerëzit vazhdojnë vuajnë nga veshkat, nga stomaku, nga sa e sa sëmundje të rënda vdekjeprurëse ose shpartalluese e paralizuese. Lexova diku një spital në Roosevelt Island është i vetmi sot në New York City që nuk pranon të sëmurë me COVID-19.

Këta punonjës shëndetësie që i kanë mbijetuar sëmundjes zëvendësojnë kolegët e tyre në turne të ndryshme, në të gjitha rrethanat e mundshme.
Mbi të gjitha janë pjesa më aktive e të mbijetuarve që po ofrohen për të dhënë gjak, që anti-trupat që ka prodhuar sistemi i tyre të ndihmojnë të sëmurët e tjerë. Çdo i mbijetuar që kualifikohet pas analizave përkatëse të gjakut mund të japë mjaftueshëm plazmë nga gjaku i tij për të shpëtuar tre të tjerë.
Të shëruarit në përgjithësi kontaktohen nga spitali që është kujdesur për ta, por edhe nga kompani bioteknike për të dhuruar gjak (në mos për ta shitur, kush e di), kurse mjekët dhe infermierët që kanë mbijetuar e shohin si për detyrë që të ofrohen vetë pa ua kërkuar njeri që gjaku i tyre të analizohet e nëse munden të dhurojnë për të ndihmuar të tjerët. Këta njerëz vërtet që po derdhin gjakun për të na shpëtuar të gjithëve. (M’u kujtua kjo shprehje se e përdornin për dëshmorët. “Derdhi gjak për Shqipërinë”.)
Është vështirë kur lexon për këta njerëz që të mos fillosh të ëndërrosh se çfarë mund të bëje nëse papritmas e gjeje veten një njeri i lirë. Një “I Shëruar”.
Shumë prej atyre me të cilët bisedoi “The New York Times” duket se janë bërë përgjegjës për bërjen e pazarit të të gjithë atyre që njohin. Disa kanë ndjenja faji që u shëruan ndërsa miq të tyre kanë vdekur. Disa nuk e dinë a duhet ta trgojnë se kanë qenë të infektuar.
Nga ana tjetër, për shumëkënd, statusi i ri prodhon një entuziazëm të natyrshëm. Njëri ishte aq i gëzuar për shokun që ishte shëruar dhe lirinë që kishte ardhur me shërimin, sa i thoshte se tani mund të lëpinte edhe stolat dhe nuk do ta gjente më gjë. “The New York Times” e kishte zgjedhur këtë për ta vënë si titull. Jo keq.
E gjitha kjo nuk vjen pa pyetje dhe dyshime gjithësesi. Sëmundja është shfaqur në dhjetor në Kinë. Edhe të shëruarit më të hershëm mezi i kanë tre muaj si të tillë. Nuk dihet vërtet se deri në çfarë pike kanë imunitet. Për sa kohë do t’u zgjasë. Kur fillon ky imuntetit. Disa thonë një javë pas shfaqjes së simptomave nuk je më ngjitës, disa thonë se duhen tre ditë që prej ikjes së simptomave. Disa për siguri këshillojnë një javë. Për disa traumatizimi nga frika e sëmundjes nuk do t’i lërë ta gëzojnë lirinë e fituar. Disa janë shëruar dhe ende kanë frikë të dalin.
Thuhet se gati gjysma e të infektuarve nuk e dinë që e kanë virusin se nuk kanë asnjë simptomë. Këta mendohet se e kanë përhapur virusin më shumë se të tjerët se kanë dalë vërdallë përpara shpalljes së masave izoluese dhe ua kanë ngjitur të tjerëve. Ironia është se po këta tani rrinë në shtëpi e dridhen nga frika se kujtojnë se ende nuk e kanë marrë virusin, në vend që të dalin e të lëshohen përsëri rrugëve si njerëz të bekuar e të lirë.
Për këtë është e domosdoshme që të bëhet gati për përdorim me miliona kopje testi i anti-trupave. Që të çlirojmë nga rrethimi mijërat që e kanë kaluar. Jeta do të rifillojë diku.
Sot, në ditën e Pashkës, kur shumë të krishterë në botë, përfshi edhe katolikët shqiptarë festojnë Ringjalljen, e gjithë shoqëria ëndërron të ngrihet me hov e të zgjohet nga kjo ëndërr e keqe.
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.