Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Shpellarët” kundër barbarëve

Forum E hënë, 13 Shtator 2021 16:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Oerd Bylykbashi

Prishja e shtëpive të banorëve të Unazës së Madhe është antikushtetuese, jo thjesht e paligjshme dhe sigurisht e padrejtë!‎

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 20 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Jo thjeshtë sepse neni 41 i Kushtetutës garanton pronën private. Jo thjesht sepse neni 41 kufizon shpronësimin vetëm kur ka një interes publik. Të identifikosh një interes publik që cenon qindra të drejta themelore të veçanta nuk është gjë e lehtë, nuk mund të jetë thjesht një tekë për një projekt zhvillimi, qoftë edhe gjoja në interes ‎të publikut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk po shpronësohen thjesht prona private, fjala vjen dyqan apo oborr, truall a diçka tjetër. Po shpronësohen shtëpi banimi.

Kushtetuta në nenin 59 i vendos shtetit si objektiv kushtetues “plotësimin e nevojave për strehim” të shtetasve. E vërtetë që nuk është detyrim, por ‎mbetet një objektiv që detyron shtetin që nëse nuk ua plotëson të drejtën për strehim, së paku të mos ua prishë çatinë që shtetasit kanë ndërtuar vetë me paratë e tyre mbi kokë.

‎Neni 41 i Kushtetutës‎ detyron shtetin që kur ta shpronësojë një pronë, t’i japë pronarit shpërblimin e drejtë. Por i vetmi shpërblim i drejtë për një shtëpi të shpronësuar është një shtëpi tjetër. Asgjë më pak. Shteti nuk mund t’u japë thjesht ca para dhe të thotë “u lamë bashkë”, sepse po u merr dy të drejta kushtetuese, pronën dhe mbi të gjitha, banesën e familjes.‎

‎Shtëpia është prona më e rëndësishme private e një familjeje. Është më shumë se pronë, është shtëpia ku mblidhet familja, ku ndjehet familje dhe e sigurt, qoftë edhe nga shteti, i cili nuk ia shkel dot pragun e shtëpisë pa urdhër të gjykatës.

‎Një grusht parash që u jep shteti, që nuk mundësojnë pasjen e menjëhershme të një shtëpie, nuk janë shpërblim i drejtë. Ndaj shteti duhet t’u gjejë shtëpi përpara se t’u marrë shtëpitë. ‎Është antikushtetuese dhe e padrejtë, qoftë edhe t’i lesh rrugëve derisa t’u gjesh shtëpinë. Ndaj revolta e tyre është legjitime. Po u tërhoqën sot, humbasin të drejtën e tyre përfundimisht.

Nëse shteti nuk ua plotësoi nevojën për strehim, siç thotë Kushtetuta, së paku nuk mund t’ua heqë atë që kanë arritur vetë. Nuk mund t’ua heqë qoftë edhe me premtime për shtëpi në të ardhmen. As qeraja e paguar nga shteti përkohësisht nuk zëvendëson pronën-shtëpi të marrë padrejtësisht.

‎Do të dalin sharlatanë e të thonë që i kanë shtëpi pa leje. Por për këtë ka dalë një ligj, u ka krijuar një të drejtë për legalizim, pra një “pritshmëri të ligjshme”, që është parim kushtetues‎ dhe ka të bëjë me seriozitetin e shtetit që funksionon e bazohet në ligj të drejtë. Edhe nëse ka një plan urbanistik të miratuar, nëse plani është miratuar pas ndërtimit të shtëpive, së pari u lind banorëve e drejta e legalizimit dhe më pas e shpronësimit të drejtë. Më pas vjen e drejta e shtetit të zbatojë planin.

‎Nuk është çështja se sa e kopsitur është prishja e shtëpisë-pronë, me letra e vendime të ‎mbushura shpejt e shpejt sa për të qenë në rregull me letrat. Është e PADREJTË dhe pikë! Por shteti nuk mund të sillet si i padrejtë në një vend ku sundon shteti i së drejtës! Por sot nuk ka më dilema që shteti i së drejtës, edhe nëse ka qenë i paplotë, ka vdekur nën këmbët e Edi Ramës.

E drejta kushtetuese individuale dhe familjare për strehim është muri ku duhet të thyhet dhe të tërhiqet pas ‎interesi publik. Pa zgjidhur më parë shteti strehimin e drejtë të këtyre banorëve, interesi publik duhet të ndalet. Në të kundërt, rikthehet “interesi publik” i 1945-ës, kur pronarët u flakën nga banesat nga komunistët që zbriten nga mali dhe nuk njihnin ligjet, sepse kështu e kërkonte publiku, sipas tyre. Në emër të po atij interesi, shumë u vranë edhe pa gjyq nga komunistët që trashëgohen me krenari nga këta që sot janë në qeveri.

‎Edi Rama e ka të huaj konceptin e Kushtetutës dhe ligjit që mbrojnë të drejtën individuale përkundër “popullit”, “publikut”, apo “shtetit‎”. Ai është një barbar i ligjit. Por po aq pa strukturë, si marmalatë fiku, e ka konceptin e ligjit edhe Erion Veliaj. Dhe sado t’i stigmatizojë qytetarët e bashkisë së tij që po protestojnë për shtëpitë e tyre si “shpellarë”, kjo nuk ia mpiks konceptin e tij për shtetin, por e bën po aq barbar sa Edi Rama. Mbetet një toksinë që helmon interesin publik që përbëhet nga qindra e mijëra të drejta individuale që po shkelen.

Po fundja termi “shpellar” është fisnik në këtë diskutim. Shpella ishte shtëpia dhe mbrojtja e njerëzve përballë barbarëve që vrisnin, plaçkisnin dhe shkatërronin çdo gjë.

Ndaj këta “shpellarët” pleq, burra gra e fëmijë, që sot protestojnë për të drejtën që barbarët e pushtetit qendror dhe lokal, Edi Rama dhe Erion Veliaj, të mos ‎u prishin shtëpitë, kanë po aq të drejtë të reagojnë sa kuksianët, të cilëve ua penguan hyrjen në shtëpinë e tyre.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 7 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 8 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 8 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 7 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 10 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 9 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.