Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut sfidohen sërish në BE

Forum E hënë, 23 Nëntor 2020 08:03
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut sfidohen sërish në BE
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Prof. Lisen BASHKURTI –
Muaji nëntor 2020 shënoi sfidat e radhës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Evropian. Të dy vëndet po përpëliten në mënyrë mjerane për të bindur Bashkimin Evropian, respektivisht gjithë vëndet antare për të organizuar konferencat ndërqeveritare për hapjen e negociatave për antarësim. Por, mjerisht, edhe muaji nëntor nuk hapi dritë të jeshile as për Shqipërinë dhe as për Maqedoninë e Veriut. Në mars 2020, liderët e BE hapën për të dy vëndet e Ballkanit Perëndimorë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut shpresat për të filluar bisedimet formale për t’iu bashkuar bllokut të BE. Cfarë po ndodh me këto dy vënde dhe cfarë po ndodh brënda BE lidhur me Ballkanin Perëndimor?
1. Shqipëria, dështim i brëndshëm, mbuluar me pluhur propagandë
Shqipëria po ecën në rrugën e dështimit për organizimin e konferencës ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE. Një numër kërkesash të përsëritura në mënyrë insistuese po i vendosen këtij vëndi nga BE dhe nga vënde antare të vecanta. Kohët e fundit, duke parë që kapaciteti i Shqipërisë për të realizuar 15 kërkesat e Bundestagut Gjerman të vitit e kaluar, kërkesa që u shndërruan në kushte të BE për organizimin e konferencës së parë ndërqëeveritare Shqipëri-BE për hapjen e negociatave për antarësim, janë të kufizuara, BE i reduktoi këto kërkesa në dy: së pari, në funksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese brënda vitit; së dyti, në rishikimin e ligjit me mediat.
Deri tani, në Shqipëri, në vënd që të ecet në këto dy drejtime, Qeveria Rama po përpiqet që ta mbulojë këtë dështim të radhës me pluhur propagande që synon të largojë vëmendjen e politikës, medias dhe të opinionit publik mbi këtë dështim fatal. Propaganda e Qeverisë Rama është shumëfishuar dhe përkeqësuar aq shumë saqë edhe vetë krijuesit e saj kanë filluar të mos e besojnë më. Dështimi në rrugën drejt BE duhej të ishte këmbanë alarmi për politikën,median dhe opinionin publik për arsye se cënon aspiratën më ambicioze të popullit shqiptar tash 30 vjet. Në fakt, pluhuri i propagandës së harresës ishte kaq i madh dhe kaq i nxirë saqë, as politika, as opinioni publik dhe as media nuk i ranë këmbanave të alarmit. E fokusuar në debatin politik të ditës, e mbërthyer nga covid 19 dhe kriza e rëndë ekonomike dhe sociale Qeveria, politika, media dhe opinion publik po lënë në hije problemin më madhor: dështimin në rrugën drejt BE.
2. Maqedonia e Veriut, historia po përsëritet me Bullgarinë
U bënë një dekadë e gjysëm qëkur Maqedonia e Veriut ka aplikuar për antarësim në BE e sërish vëndi po sfidohet në këtë rrugë. Mbas afro dy dekadash debate të zjarrta bllokuese në BE me fqinjin e Jugut, Greqinë lidhur me emrin, të dy palët arritën një marrëveshje, që u konsiderua historike nga palët. Vëndi i riemërua ‘Maqedonia e Veriut’, që i hapi dritën e jeshile për në BE. Por, kur cdo gjë dukej se po ecte mbarë për Maqedoninë e Veriut, një tjetër sfidë iu shfaq në horizint, këtë radhë nga fqinji Lindor, Bullgaria.
Bullgaria, tanimë e përfshirë në protesta të mëdha anti-qeveritare, ka kundërshtuar hapjen e bisedimeve për antarësim me Maqedoninë e Veirut, duke u deklaruar se është e “pakënaqur nga kuadri actual i negociatave”. Sipas shtypit të BE, Ministri i Jashtëm Bullgar nuk ka dhënë ndonjë shkak specifik për këtë kundërshtim, por thjeshtë është shprehur se kuadri aktual i negociatave “nuk parashikon garancitë ligjore të kërkuara nga Bullgaria”, duke shtuar më tej se kërkesat e tij janë bashkëngjitur formalisht në në dokumentat e negociatave.
Dy kërkesat e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut lidhen direkt me cështje të identitetit të kësaj të fundit. Së pari, është cështja e identifikimit të gjuhës së Maqedonisë së Veeriut. Bullgaria kërkon që gjuha e Maqedonisë së Veriut të identifikohet si gjuhë bullgare os edilaet e saj, duke mohuar ekzistëncën e një gjuhë të vecantë maqedone. Maqedonia e Veriut e kundërshton dicka të tillë, duke i quajtur dy gjuhë të vecanta që kanë nevojë për interpretim dhe përkthim, ndryshe nga rasti i Serbishtes dhe Kroatishtes, që janë të një trungu dhe nuk kanë nevojë për interpretim dhe përkthim. Së dyti, kërkesa e tjetër e Bullgarisë lidhet me definimin e identifikimin e vetë identitetit ‘Maqedonas’. Bullgaria zyrtare dëshiron që të njihet ‘origjina Bullgare e kombit Maqedonas’, dhe të hiqet dorë nga pala e Maqedonisë së Veriut prej cdo lloj pretendimi që ‘minoriteti maqedonas në Bullgari të thërritet si ‘Maqedonas’, por vetëm si ‘Bullgarë’.
Bazuar në studimet e bëra nga ‘Instituti Ndërkombëtar për Studime për Lindjen e Mesme dhe Ballkanike’ (the International Institute for Middle East and Balkan Studies (IFIMES), Maqedonasit etnik përbëjnë 10 përqind të popllsisë së Bullgarisë’. Gjithashtu, po ky institut vëren se ‘gjuhët Bullgare dhe Maqedone janë dy gjuhë të ndryshme për të cilat komunikimi ka nevojë për interpretim dhe përkthim dhe jo sin ë rastin e Serishtes dhe Kroatishtes, komunikimi ndërmjet të cilave nuk ka nevojë për interpretim dhe përkthim’.
Casja e fotë nacionaliste e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, duke atakuar dy kolonat themelore të identitetit kombëtar të saj, identitetin kombëtar dhe gjuhën lidhet më së shumti me situatat politike të brëndshme që po kalon aktualisht qeveria e Bullgarisë. Situata jo e rehatshme për Qeverinë Bullgare, që po përballet prej 100 ditësh me protesta të fuqishme popullore kundër korrupsionit dhe me mocione mosbesimi në Parlament po e shpie Bullgarinë drejt një casje nacionaliste të përafërt me atë të Krryeministrit Hungarez, Viktor Orban. Protesta Bullgare kanë targetuar Kryeministrin Borisov dhe Kryeprokurorin Geshev si të lidhur me oligarkinë mafioze. Borisov ka refuzuar të dorëhiqet dhe deri tani I ka mbijetuar mocioneve mosbesimit.
Për konjukturën e vështirë të Bullgarisë, procesi i pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE është mënyra më e mirë për të detyruar Shkupin që të bëjë koncesione esenciale ndaj Bullgarisë. Akoma më e rëndësishme është fakti që këto koncensione kërkohen për cështje identitare dhe historike, duke reflektuar nevojën e Qeverisë Bullgare për të adoptuar një casje të fortë nacionaliste për arsye të mirëfillta politike të brëndshme. Sidomos në kushtet e përballjes me përfolje për korrupsion, protesta rrugëve të Bullgarisë dhe rënia ekonomike për shkak të pandemisë që ka prekur vëndin.
3. BE, imazh i cënuar në Ballkanin Perëndimor
I kapluar nga sfidat e brëndshme që nga kriza financiare e 2008, valët emigrative pas ‘pranverës arabe’, brex-iti Britanik dhe nacional-populizmat anë e kënd hapsirës politike brënda dhe jashtë tij, Bashkimi Evropian është i detyruar të përballet edhe me sfidat e zgjerimit. Këtë radhë sfidat e zgjerimit lidhen me Ballkanin Perëndimor. Me përjashtim të Kroacisë, që e kaloi këtë sfidë pa kokëcarje të mëdha për BE, vëndet e tjera të Ballkanit Perëndimor duket se po paraqesin sfida të shumta dhe të vazhdueshme.
Një nga sfidat aktuale të BE duket të jetë ngjallja e casjeve nacional-populiste që cënojnë shtetin ligjor, mirëqeverisjen dhe politikën e jashtme të BE lidhur me zgjerimin. Pas shqetësimeve të BE lidhur me modelin e Orbanit në Hungari, edhe Bullgaria, këtë radhë si një vënd direkt i lidhur me Ballkanin Perëndimor, po cënon politikat e zgjerimit. Për BE është principale që vëndet antare të respektojnë democracinë, sundimit e ligjit dhe politikat e unifikuara të BE për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë targete në ngritje në BE. Kultura e ndëshimit kundër tyre, gjithashtu. Hungaria dhe Bullgari duket së përbëjne shqetësim për BE në këto aspekte të democracisë, sundimit të ligjit, luftës kundër krimit dhe korrupsioni dhe adoptimit të politikave në linja të unifikuara me BE për zgjerimin.
Casja e fundit e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut tregon një krisje tjetër brënda BE për politikën e zgjerimit ndaj Ballkanit Perëndimor. Ky incident paraqet një sinjal të rëndë dhe shumë të komplikuar që mund ta shndërrojë politikën e zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor, nga instrumenti më efikas i politikës së jashtme të BE, në një instrument të dobët dhe aspak efektiv. Një devijim i tillë i qëllimit dhe funksionimit të politikës së zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor do të dëshmontëe qartazi ndërkombëtarisht se BE sa më shumë që zgjerohet dhe diversifikohet, aq më shumë bëhet e pamundur për të adoptuar dhe aplikuar politika të përbashkëta dhe norma të politikës së saj të jashtme pa u përballur me agjenda nacionaliste që e sfidojnë brënda saj. Nuk ka asnjë dyshim se devijime të tilla nacioanl-populiste nga vlerat, politikat dhe normat e BE e dëmtojnë rëndë imazhin e BE në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili pret nga BE të mbaj premtimin e bërë për zgjerim.

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 19 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 7 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 7 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 7 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 7 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 7 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 7 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 10 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 9 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.