Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëria ribëhet me zyrë censure

Forum E premte, 20 Dhjetor 2019 13:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Nga Artan Fuga-
Nga parashtresa : Si të shkruash për gazetari duke anashkaluar censurën
———————-
Nuk ka asnjë diskutim. Me kalimin e ligjit gjoja kundër shpifjeve në Kuvend, Shqipëria është me një zyrë administrative censure për mediat që shfaqen në web. Jo vetëm portalet, sikundër thonë.

Fatkeqësisht kjo detyrë iu dha AMA -s, e cila duhet të ishte promotorri i nxitjes të një cilësie sa më të lartë të përmbajtjes të transmetuar në media. Cilësia kryesore do të kishte qenë pikërisht diversiteti i përmbajtjeve të transmetuara bazuar në lirinë e gazetarëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ka një keqkuptim që i ka turbulluar mendjen jo pak qytetarëve: Të mërzitur nga media që shpesh herë, veç rolit të vet pozitiv, si çdo gjë në këtë botë, ka edhe veset e veta, qytetarë të ndryshëm duken si të kënaqur e sikur thonë : “Mirë ua bënë këtyre mediave sepse marrin nëpër gojë njerëzit!!!”

Kush e futi fyerjen publike në Shqipëri, politikanët në Kuvend apo gazetarët në media?

Mirëpo ligji në fjalë bën të kundërtën. Nuk realizon asfare atë që presin audiencat, pra pastrimin e mediave nga gjithçka jo etike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përse ?

Sepse sikurse u pa nga seanca parlamentare e mbajtur për këtë qëllim një pjesë e politikanëve në pushtet morën shembuj si i kishte sulmuar ata media. Sigurisht nuk ka punë media me familjarët e politikanëve, kur këta familjarë nuk abuzojnë me paranë publike, por janë në punë të tyre. Por, u duk qartë se halli ishte për të mbrojtur veten.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Ka raste kur media i ka rënë në qafë pa të drejtë edhe ndonjë qytetari të thjeshtë a ndonjë familjeje! Sa keq! Por, sa të rralla janë këto raste. Pse pak i bie në qafë qytetarit nëpunësi i korruptuar! Pse nuk flasin për të! Pse pak e neglizhon qytetarin deputeti që as i bie ndër mend të shkojë në takim me elektoratin pasi ka marrë votën! Pse pak e neglizhon pacientin mjeku ose infermieri i pandërgjegjshëm kur as bëhet merak për cilësinë e shërbimit.

Pra, është e qartë që për dëmet dhe mangësitë e medias nuk duhen harruar shërbimet e saj. Imagjinoni një çast sikur mos kishte asnjë televizion, asnjë gazetë, asnjë portal! Qeveritarët do të ishin tërësisht jashtë vëmendjes qytetare, do të bënin çfarë të donin ata që kërkojnë vetëm turbullirë dhe errësirë! Pse pak raste korrupsioni ka vendosur media në vëmendje të qytetarëve duke i detyruar qeveritarët të lëvizin?

Ligji në fjalë shpifjen dhe fyerjen e lë në dorë të gjykohet në rrugë administrative nga AMA, ndërkohë që kodi penal këto i quan vepra ose kundravajtje penale. Si mundet që një agjenci administrative si AMA që kontrollohet nga partitë politike sepse të zgjedhurit e tyre janë atje, të japi drejtësi në vend të gjykatave që kushtetuta konsideron se janë të vetmet që mund t’a bëjnë këtë?

Kuptohet që gjykimi në AMA bëhet pa avokat, pa tre shkallët e drejtësisë, pa gjykues me formim si gjyqtarë, pa pjesëmarrjen e publikut dhe nga njerëz që sot janë e nesër ikin në punë të tyre pa mbajtur asnjë përgjegjësi për ndëshkimet e dhëna.

Pyetja shtrohet : A nuk shkatërrohet kështu e drejta qytetare për gjykim të drejtë?

Kryeministri deklaroi se ai për fyerjet që mund t’i bëhen nuk do të kërkojë ndihmën e AMA-s por do të shkojë në gjykatë!!! Por pikërisht këtu është puna!!! Na krijohen gjykata mbi gjykata, gjykata të ndryshme ku secili shkon ku i teket!!! Kryeministri mund të shkojë në gjykatë, por media me të cilën ai ka probleme mund të shkojë në “gjykatën” e AMA-s. Imagjinoni se çfarë konfuzioni!!!

Duket sikur jemi kthyer në Mesjetën europiane ku kishte shumë gjykata për të njejtën gjë, gjykatat e Kishës, gjykatat e fisnikëve, gjykatat e mbretit, gjykatat e byrgerëve të qytetit dhe nuk e merrte vesh njeri se ku do të gjykohej më parë. Por, kjo kohë ka kaluar tashmë bashkë me inkuizicionin!

Gjoja mbrohet qytetari, por media nuk merret ose merret fare rrallë me qytetarin. Cështja është të mbrohet pushtetari! Pushtetari nuk duhet fyer! Sigurisht! Por, qeveritari, nëpunësi, mund të quajë fyerje edhe kur media i thotë : Zotëri nuk je në krye të punëve! Qeveritari mund t’a konsiderojë shpifje. Shkon te AMA dhe i vendos një gjobë të mirë gazetarit!

Kush humbet në këtë rast? Gazetari, pushtetari apo edhe qytetari!?

Duke e gjykuar median nga një zyrë dhe jo nga një gjykatë, duke i dhënë kësaj agjencie publike që nuk është gjykatë të drejtën që ta detyrojë median t’a heqi një përmbajtje të caktuar, në këtë kuptim Shqipëria ribëhet me zyrë censure. Sikur ishte dikur kjo zyrë censure në Ministrinë e brendëshme të mbretit Zog, sikur ishte në komitetin qendror të partisë të punës, pra drejtoria e botimeve. Verjani emrin si të doni, zyra e censurës pavarësisht nga emri mbetet zyrë censure.

Më kujtohet një filozof që ka shkruar se shpesh, kur popujt nuk e tresin si duhet historinë e tyre, historia nuk është ndryshim i realitetit, por vetëm ndryshim i etiketave, i emrave me të cilat quhet i njejti realitet.

Jemi kthyer në fis!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 10 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 32 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 40 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.