Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqiptarët nuk kanë qeverinë që meritojnë

Forum E enjte, 12 Nëntor 2020 17:28
Shqiptarët nuk kanë qeverinë që meritojnë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dr. Bledar Kurti –

“Çdo popull ka qeverinë që meriton” është një nga shprehjet më të përdorura, së cilës i janë dhënë gabimisht autorësi të ndryshme, herë nga mendje të shquara të huaja e herë personalitete shqiptare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 18 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Kjo është në të vërtetē thënie e Joseph de Maistre, një filozofi francez, i cili promovonte monarkinë pas tmerreve të Revolucionit francez. Kjo është një thënie diskriminuese ndaj popujve dhe absolutisht e pavërtetë. Nuk qëndronte as në kohën kur u tha e as në kontekstin e sotëm. Sidomos për popullin shqiptar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sepse shqiptarë kurrësesi nuk kanë qeverinë që meritojnë.

Shqiptarët janë një popull patriot dhe nuk kanë asnjë lidhje me politikat anti-kombëtare të kësaj qeveri që i drejton.

Shqiptarët janë popull i besës dhe ndershmërisë dhe nuk ngjasojnë aspak me këtë qeveri të mashtrimeve, gënjeshtrave dhe korruptive.

Shqiptarët janë popull i dhembshur dhe me zemër të madhe, ndryshe nga kjo qeveri që nuk e do popullin e vet, e zhvat atë në ditët në të vështira, në tërmet e pandemi; zhvat paratë e familjeve pa banesa; pasurohet me tragjedinë kombëtare dhe shëndetin e njerëzve të thjeshtë; punon për një grusht njerëzish teksa një popull i tërë gjendet në kushtet e mbijetesës.

Shqiptarët janë një popull rinie, me moshën mesatare më të re në kontinent, por kanë një qeveri që po e largon rininë dhe po e shpopullon vendin dita-ditës.

Shqiptarët e duan punën por drejtohen nga një qeveri që ka hapur zero vende të reja pune gjatë keqqeverisjes së saj.

Shqiptarët janë një popull inteligjent. Me mendje të ndritura dhe njerëz të talentuar që arrijnë majat e suksesit kudo në botë por kanë një qeveri dhe Parlament analfabetësh, trafikantësh, llumi dhe jo elita e shoqërisë.

Shqiptarët kanë etje për arsim por kanë një qeveri që e ka degraduar arsimin dhe që vit pas viti mbyll degë studimore, jetike për shoqërinë, në çdo universitet të vendit për të realizuar planin e saj dashakeq të shpopullimit.

Shqiptarët janë populli më pro-europian dhe më pro-perëndimor në botë por kanë një qeveri që ua ka mbyllur dyert e integrimit dhe perëndimit, prej mendësisë së saj arkaike, provinciale dhe korruptive.

Shqiptarët janë një popull me histori, traditë dhe kulturë të pasur por kanë një qeveri që prish teatrot, nuk ndërton asnjë kinema por ndërton vetëm kulla për oligarkët e saj dhe jep me koncension zonat historike dhe arkeologjike.

Shqiptarët hedhin hapin çdo ditë mbi pasuri të jashtëzakonshme arkeologjike por kanë një qeveri që i betonizon sapo ato zbulohen.

Shqiptarët kanë dhënë bijtë dhe bijat e tyre në mbrojtje të atdheut, por kanë një qeveri e cila tallet dhe përdhos veprën dhe kujtimin e heronjve tanë.

Shqiptarët jetojnë në një vend të bekuar, me bukuri e pasuri natyrore, me klimë e terren të mrekullueshëm, por në vend që të jetojnë në mirëqenie janë në mjerim.

Shqiptarët kanë për atdhe një thesar, por janë të zhvatur nga kusarët.

Ndaj, JO, shqiptarët nuk kanë qeverinë që meritojnë por është kjo qeveri e cila ka një popull që nuk e meriton. Një popull shqiponjash që ka të drejtën kombëtare dhe universale ta ndëshkojë rëndë atë për të gjitha dëmet e mëdha që i ka shkaktuar vendit. Ndaj edhe 25 prilli nuk është thjesht një datë zgjedhjesh por është dita e drejtësisë së një populli të tërë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 6 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 6 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.