Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:02 E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në Gjermania konfirmon koordinim të vazhdueshëm me SHBA-në dhe NATO-n për të ardhmen e KFOR-it, ndërsa e ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Siguria e plazheve

Forum E hënë, 27 Shtator 2021 18:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Brunela Beshaj –

Me fillimin e pushimeve verore, secili prej nesh përpiqet që t’i kalojë sa më bukur e pa incidente apo ngjarje të rënda. Në mënyrë që asnjërit prej nesh apo familjarëve tanë mos t’i ndodh asnjë e keqe, që do të mund të na rrezikonte jetën, ne sigurohemi të marrim masat e duhura.

Por a e kemi ne çdo gjë në dorë, a mund të shmangim rreziqet nëpërmjet masave të marra paraprakisht? Jo çdo gjë varet nga ne….

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nëse flasim rreth pushimeve në bregdet, parashtrohen shumë pikëpyetje rreth sigurisë që ato ofrojnë. Po të shohim kushtet në të cilat gjenden plazhet tona, duhet thënë se një pjesë e konsiderueshme e tyre vuajnë nga mungesa e kujdesit nga ana e institucioneve përkatëse. Një situatë e tillë, ndoshta deri diku në tone më të lehta, paraqitet edhe në plazhet private.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mangësia e parë, ndoshta dhe më e dukshmja është pikërisht mungesa e rojeve të plazhit, ku duhet theksuar se një pjesë shumë e vogël e plazheve publike apo private kanë të punësuar këta persona, mungesa e të cilëve jo rrallë herë është shoqëruar me humbjen e jetës së pushuesve, që në ditët e para të hapjes së sezonit turistik.

Duke marr nismë nga këto ngjarje tragjike, KLSH ka kërkuar që të merren masa nga bashkitë përkatëse të qyteteve bregdetare. Në dukje të këtij raporti gjithashtu është theksuar që përgjegjësia e vrojtuesve të plazheve të jetë kompetencë e bashkive dhe jo e subjekteve private.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

KLSH ka theksuar që të bëhet e mundur përcaktimi i një institucioni përgjegjës për trajnimin dhe liçensimin e vrojtuesve të plazhit, profesion ky që në vendin tonë nuk përcaktohet nëpërmjet një ligji të veçantë. Në raportin e KLSH, kjo pikë është parashtruar që vitin e kaluar por që mesa duket nuk është marr në konsideratë nga bashkitë përkatëse. Gjithashtu, në terren është konstatuar që në mënyrë improvizore disa stacione plazhi të ngrenë kulla vrojtimi të cilat janë bosh, për të përmbushur në dukje një detyrim ligjor.

Mangësia tjetër, lidhet me faktin që në rast fatkeqësie, nuk ekzistojnë ligje ku të parashikohet një ndikim ligjor mbi vrojtuesin në rastet e mbytjeve në plazh, ligj i cili është i pranishëm në shtet e tjera. Sipas raportit të KLSH, në mënyrë që të sigurohet kontrroll dhe siguri maksimale, duhet që përgjatë vijës sonë bregdetare të vendosen 5 mijë vrojtues, gjë që do të sillte dhe punësimin e shumë të rinjve gjatë sezonit veror. Një e metë tjetër është mungesa e qëndrave shëndetësore, të cilat do të mund të ofronin ndihmën e parë në raste incidentesh apo ngjarjesh të rënda në plazh. Jo rrallë herë është vënë re fakti që pushuesit, të cilët mund të jene pickuar nga insekte, goditje tensioni apo kanë pësuar reaksione të llojeve të ndryshme, nuk kanë pasur se ku të drejtohen, gjë e cila ka sjellë rëndimin e gjendjes së tyre shëndetësore. Ajo çka është edhe më e rëndësishmja për t’u theksuar qëndron në faktin se këtyre qytetarë ve i’u është dashur të transportohen drejt qendrave spitalore të qytetit me makina personale apo të rastit, pasi ambulanca ose nuk vjen ose vjen me shumë vonesë.

Në ato pak raste ku u mendua se u bë e mundur prania e qendrave shëndetësore në plazh, duhet përmendur se shumë prej tyre jane të mbyllura dhe ka mbetur vetëm prania e tyre thjeshtë si ndërtesa ose në rastet kur janë prezente nuk kanë mjetet dhe medikamentet e duhura.  Këto arsye s’janë shumë por nuk janë as pak për të thënë se duhet të mërren masa të mënjëhershme nga ana e institucioneve përkatëse, e jo të neglizhohet siç ndodh zakonisht, derisa të shënohet viktima e radhës. Le të themi se këto ngjarje të rënda, ku disa pushues kanë humbur jetën, ka tronditur opinion publik e ata që duhet të vendosin rregullin, por kjo vetëm për pak ditë sepse ne heshtim dhe “ata” heshtin, jo rrallë në vendin tonë “çudia më e madhe, 3 ditë zgjat…”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në
Para 14 minutash

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në

Sulmi ndaj luftanijes ruse në Libi, reagon edhe Ministria e Mbrojtjes: Të pavërteta pretendimet për…
Para 14 minutash

Sulmi ndaj luftanijes ruse në Libi, reagon edhe Ministria e Mbrojtjes: Të pavërteta pretendimet për…

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës
Para 16 minutash

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 30 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.