Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sistemi i ri që do të lindë pas Covid-19

Forum E mërkurë, 1 Prill 2020 14:04
Sistemi i ri që do të lindë pas Covid-19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Jacques Attali

Sot nuk ka gjë më urgjente se sa kontrolli i dy cunameve, shëndeti publik dhe kriza ekonomike që po godasin botën. Nuk ka asnjë garanci që ne do të arrijmë t’i kontrollojmë me sukses, por nëse dështojmë, vite të errëta do të vijnë më pas. Më e keqja nuk është e qartë. Dhe për ta shmangur, duhet të shohim në të dyja mënyrat, qoftë në të shkuarën e largët ashtu edhe në të ardhmen për të kuptuar se çfarë luhet. Për një mijë vjet, çdo epidemi e madhe i ka hapur rrugë ndryshimeve në organizimet politike të kombeve dhe thelbit të kulturës së çdo organizimi të tillë. Për shembull (pa dashur t’i reduktojmë asgjë kompleksitetit të historisë), mund të themi se murtaja bubonike e shekullit të XIV (për të cilën dimë se e reduktoi popullsinë e Europës me një të tretën) ndikoi që të vihej në diskutim roli politik i fesë.

Për më tepër, kontribuoi në ngritjen e policisë si mbrojtësi më efektiv i jetëve njerëzore në kontinentin e vjetër. Shteti modern, si shpirti i shkencës, lindi si një pasojë, si një valë shoku e kësaj tragjedie të jashtëzakonshme shëndetësore. Të dyja në fakt i referohen të njëjtit burim: vënia në diskutim e autoritetit fetar dhe politik të Kishës, e paaftë për të mbrojtur jetët apo për t’i dhënë kuptim vdekjes. Kështu, polici zëvendësoi priftin. Në mënyrë të ngjashme, në shekullin XVIII, doktori zëvendësoi policin si mburoja më efektive ndaj vdekjes.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kështu pra, në hapësirën e disa shekujve, ne kemi kaluar nga një autoritet i bazuar te besimi në një autoritet të bazuar në respektimin e përdorimit të forcës, dhe pas kësaj në një autoritet më efektiv të bazuar në respektimin e sundimit të ligjit. Mund të marrim gjithashtu edhe shembuj të tjerë, të cilët tregojnë se sa herë që një pandemi shkatërron një kontinent, ajo diskrediton sistemin e besimit dhe të kontrollit i cili nuk arriti të parandalojë vdekjen e shumë njerëzve. Dhe të mbijetuarit marrin hak ndaj zotërve të tyre duke tronditur marrëdhënien me pushtetin në vend.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe sot, nëse fuqitë perëndimore do të tregohen të paafta për ta kontrolluar tragjedinë që ka nisur, i gjithë sistemi i pushtetit dhe parimet, autoritetet e ideologjive do të vihen në diskutim, duke favorizuar kështu zëvendësimin, pas një periudhe të errët, të një modeli të ri të bazuar në një lloj tjetër autoriteti dhe me besimin në tjetër sistem vlerash. Thënë ndryshe, sistemi i autoritetit i bazuar në mbrojtjen e të drejtave të individit mund të bjerë. Dhe së bashku me të, edhe dy mekanizmat që ai kishte krijuar: tregu dhe demokracia, të dyja korniza për të menaxhuar dhe për të shpërndarë burimet e pakta, duke respektuar të drejtat e individit.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Nëse modelet perëndimore dështojnë, me shume mundësi mund të shohim jo vetëm zbatimin e regjimeve autoritare të drejtuara nga teknologjia që do të përdorin në mënyrë efektive inteligjencën artificiale për mbikëqyrje, por edhe regjimet autoritare që do të kontrollojnë shpërndarjen e burimeve (ky model fillon në vendet më pak të përgatitura dhe të pamenduara: dje në Manhattan askujt nuk i lejohej të blinte më shumë se dy pako oriz). Për fat të mirë një tjetër mësim nga këto kriza është se dëshira për të jetuar është gjithmonë më e fortë. Dhe, në fund të fundit, qeniet njerëzore kapërcejnë gjithçka që i pengon të shijojnë momentet e rralla të qenies së tyre në tokë.

Kështu që kur pandemia të qetësohet, do të krijohet një autoritet i ri legjitim (pas një faze të thellë të vënies në diskutim të legjitimitetit të autoritetit, një faze regresioni të autoritarizmit në përpjekje për të mbajtur zinxhirët e pushtetit dhe një faze lehtësie burracake). Nuk do të bazohet në besim ose në forcë, as edhe në arsye (dhe pa dyshim as në para, që është është avatari i fundit i arsyes). Fuqia politike do t’u takojë atyre që mund të tregojnë më shumë empati për të tjerët. Sektorët kryesorë ekonomikë gjithashtu do të lidhen me empatinë: shëndeti, mikpritja, ushqimi, arsimi dhe mjedisi.

Natyrisht duke u mbështetur në rrjetet kryesore të prodhimit dhe në flukset e energjisë dhe informacionit, të cilat mbeten të nevojshme në çdo rast. Do të reshtim së bleri gjëra të padobishme si të tërbuar dhe do t’i kthehemi thelbit, duke shfrytëzuar sa më mirë kohën tonë në këtë planet, të cilën do të kemi mësuar ta njohim si të rrallë dhe të çmuar. Roli ynë është të sigurojmë që ky tranzicion të jetë sa më i qetë dhe jo një fushë shkatërrimi. Sa më shpejt ta zbatojmë këtë strategji, aq më shpejt do të dalim nga kjo pandemi dhe nga kriza e tmerrshme ekonomike që do të pasojë.

*Jacques Attali është ekonomist, bankier dhe publicist francez. Ka qenë këshilltar dhe Drejtor i Kabinetit të Presidentit François Mitterrand. Artikulli u përkthye në shqip nga Erjon Uka.

Etiketat e lidhura

Jacques Attali
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 1 ore

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 8 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 12 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 16 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 19 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.