Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 08:21 Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për dialog me studentët, pavarësisht tensioneve dhe refuzimeve të ditëve të fundit. Rama ka përsëritur thirrjen që studentët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sociologu Gëzim Tushi: Shkolla, dhe zona e re e ekzistencës në “industrisë së dijes”…

Forum E mërkurë, 23 Dhjetor 2020 19:37
Sociologu Gëzim Tushi: Shkolla, dhe zona e re e ekzistencës në “industrisë së dijes”…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Gëzim TUSHI*

Në se jemi objektivë dhe koherentë me zhvillimet, ndryshimet dhe transformimet që po pëson shkolla, mendoj se duhet pranuar që objektivisht jemi në një situatë vërtetë të paprecedentë, të panjohur në historinë e arsimit. Pandemia dhe virusi Covid-19 e ka detyruar shkollën që të vendoset në “zonën më të ndërlikuar” të ekzistencës së saj historike. Situata se si po konfrontohen me virusin dhe pandeminë shoqëruese shkolla, mësuesit dhe nxënësit, qoftë individualisht apo nga ana sociale, është tejet problematike, shqetësuese dhe cënuese e standarteve të njohura institucionale. Në mënyrë të padyshimtë, me sigurinë më maksimale, virusi Covid-19 ka vënë në dyshim, disa nga parimet pedagogjike, komponentët e sistemit arsimor, të strukturës fondamentale, dhe parimeve tradicionalisht më të besuara të mënyrës së ndërtimit dhe funksionimit të shkollës.
Nganjëherë na duket sikur papritur kemi rënë një një “situatë eksperimentale”, që ka detyruar shkollën të përdorë forma, rrugë, mjete dhe metoda të reja, mekanikisht të diktuara nga situata e pandemisë. Të cilat sikurse po duket, nuk janë fare të lehta. Madje janë të shoqëruara pa diskutim edhe me probleme e vështirësi thelbësore dhe anësore për tu implementuar. Sepse ndryshimet që po imponohen dhe që po ndodhin, nuk janë dhe nuk duhen konsideruar si gjëra të thjeshta rutinore, që mund të zbatohen lehtësisht e në mënyrë mekanike.
Është një tronditje e fortë ekzistenciale e shkollës, që është ndjerë shumë në veprrimtarinë disi paradoksale, e përjetuar jo pa shqetësim të natyrshëm nga mësuesi dhe nxënësit. Kjo për shkak të një ndryshimi të papritur, të befasishëm, jo vetëm të mësimdhënies por dhe të ritualit klasik, të njohur të shkollës dhe transformimit të formave dhe moduleve të brendshme të funksionimit ekzistencial të saj. Këto nuk janë ndryshime mekanike kalimtare. Një pjesë prej tyre, me sa duket nuk do jenë as të përkohshëm. Në këto rrethana është një imperative, që duhet vlerësuar në thellësinë e ndryshimeve që po sjell sot, por që do të ndihen edhe në të ardhmen e shkollës dhe mësimit.
Nuk e di, por nga që akoma jemi në “situatë hutimi” dhe në rrethana të një lloj befasie sociale, ndryshimet që po ndodhin, mbase edhe nga mungesa e përvojës për këtë “lloj shkolle” ndryshe dhe këto mënyra mësimdhënieje paradoksale në dukje, akoma të duket sikur përgjegjësia për këto ndryshime nuk është në nivelin e kërkuar, dhe nuk po ndodhin me shpejtësinë e pritjes për të ndodhur.
Është koha për një mendim më strategjik pedagogjik për gjërat që po ndryshojnë në veprimtarinë e shkollave e universiteteve, duke bërë më precizë synimet, duke llogaritur ekzistencën e kushteve materiale të realizimit të këtyre ndryshimeve që kërkohet të ndodhin, dhe në mënyrë të veçantë edhe pasojat afatshkurtra e afatgjata të këtyre ndryshimeve, që janë sigurisht thelbësore. Përkundrazi ndryshimet që po ndodhin, gjërat që shoqërojnë këto ndryshime, janë më të ndërlikuara nga sa duken në pamje të parë, apo perceptohen në impaktin e tyre profesional e socio-pedagogjik.
Rëndësi ka që këto forma të reja të organizimit të shkollës dhe përdorimit të metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies në “distancë”, nëpërmjet shkollës me “kohë të pjesshme”, zbatimit të lidhjes dhe komunikimit on-line të në realizimin e mësimdhënies, duhet të hyjnë organikisht në “gjakun e ri” të saj, dhe të bëhen shprehi mendore të përbashkëta për mësuesit dhe nxënësit.
Besoj se çdo e keqe ka dhe të mirën e saj. Ndryshimet vërtet që kanë prekur filozofinë formale, anën e jashtme të shkollës si “institucion i disiplinës”, por nga ana tjetër, këto janë dukuri të thellimit të prirjes globale, që tregon se e ardhmja i takon nje lloji tjetër të arsimit të bazuar në një sistem mësimi dhe edukimi më liberal të funksionimit të shkollës. Madje përmes proceseve sa më të personalizuara të mësimit dhe edukimit, i cili sikurse thonë sociologët e arsimit është forma më e mire, që i mëson nxënësit dhe studentët, të mendojnë më mirë me “veten” dhe për “veten”.
Janë fillimet e këtyre ndryshimeve, dhe nuk është e lehtë të pranohen menjëherë kur ato janë kaq radikale, në përmbajtjen dhe format e realizimit të procesit të formimit dhe edukimit. Prandaj së pari, jemi në kushtet kur është e nevojshme të krijojmë idenë, se njohuritë nga nxënësit dhe studentët mund të merren edhe në “rrugë paralele” të transmetimit dhe përvehtësimit të dijeve të reja, të pavarura nga shkolla (në kuptimin fizik të saj). Zotësia e aktorëve kryesorë të politikave arsimore, qeverisë dhe institucioneve specifike të arsimit, është që të nxitin ndryshimin e koncepteve, dhe favorizojnë ofrimin e ndryshimeve adekuate me kohën e pandemisë, duke krijuar një kulturë të re të rikonceptimit sipas imperativit të kohës të shkollës dhe procesit të mësimit, dhënies dhe kuptimit nga ana e nxënësve dhe studentëve të informacionit që jepet qoftë brenda mureve të shkollës me transmetim të drejtpërdrejtë të njohurive apo në distancë në formatin on-line.
Mbase nuk pritej të ndodhte kaq shpejt, mbase nuk është plotësisht në favor të shkollës dhe dijes ndryshimi që po ndodh, por disa gjëra tani pas shfaqjes së pandemisë, nuk janë më aq shumë në dorën tonë. Në këtë kontekst duhet ti bindemi një lloj “verdikti” determinues të pandemisë, e cila na imponon të besojmë dhe pranojmë idenë e “re”, se nuk është vetëm performanca e shkollës klasike, me klasa e jetë të përbashkët, kolektivisht unike nga forma, rruga e vetme e shkollimit. Pandemia këtë të vërtetë të palëkundshme të shkollës tradicionale, e ka vënë seriozisht në dyshim. Në se është dyshim kalimtar apo strategjik, me ndikim në koherencën dhe vazhdimësinë e këtyre ndryshimeve, apo “reflektimeve liberale” të shkollës në të ardhmen e saj, kjo mbetet për tu parë.
Sidoqoftë duke qënë në kushte që nuk varen nga ne, shkolla duhet të punojë fort, për të ndryshuar konceptet e sjelljes dhe raportet me e nxënësve dhe studentëve, jo vetëm me shkollën si institucion, por edhe me mësuesit dhe shokët. Në mënyrë absolute është e domosdoshme, që të largojmë së pari çdo lloj mënyre sjelljeje, që në kushtet aktuale të intensitetit virusal, është patogjene dhe infektuese. Shkolla ka programet e veta.Realizimi i tyre është kondita e parë, por duke qënë që shkolla është një nga institucionet e prekura thellë nga efektet e pandemisë, besoj se në këto momente është obligative, që ajo së bashku me mësuesit duhet tu mësojë nxënësve idenë jetike, sipas së cilës të rinjtë më shumë se të kenë frikë nga virusi Covid-19, duhet të kenë frikë nga sjellja e pakujdeshme.
Në këtë kontekst, shkolla duhet të ndërrojë platformën edukative, e cila e ka si imperativ nevojën e përgatitjes së nxënësve për forma të reja, për të krijuar e ndërtuar dije, shoqëri e miqësi. Nuk është rastësi që tani ka një zgjerim të rolit social e shëndetësor të shkollës dhe mësuesve, të cilët përveç ndryshimeve dialektike, pedagogjike e didaktike të formave tejet të larmishme të mësimdhënies, duhet të bëhen edhe “terapistë”, mjeshtër të aplikimit të kurave të reja për “shëndetin” institucional të shkollës dhe atë personal të nxënësit.
E gjithë kjo detyrë dhe përgjegjësi sociale, profesionale, institucionale edhe personale, kërkon përpjekje të forta kulturore për të ridimensionuar në kushtet e reja dhe rindërtuar në të njëjtën kohë kulturën e re “paralele” të bashkëveprimit në shkollë dhe jashtë saj. Por në rradhë të parë, duhet të bindemi për të bërë ndryshimet konceptuale dhe empirike, në thelbin dhe format e reja të realizimit të të gjithë komponentëve, që janë duke ju imponuar “dramaturgjisë së shkollës” klasike.
Në këtë ndryshim që pritet të ndodhë, ka vetëm tre “aktorë” kryesorë, të rëndësishëm, të pazëvendësueshëm: shkolla, mësuesi dhe nxënësi. Një veprim kompakt, me strategji të sigurt dhe vullnet të fortë politik e profesional, për të përballuar sfidat e reja, dhe realizuar me përgjegjësi ndryshimet e thella, fillimet e të cilave po ndodhin tani, është kushti që gjërat do të shkojnë më mirë tek shkolla, si njëri nga institucionet më të rëndësishme në “industrinë e dijes” dhe kulturës tonë kombëtare…/Koha Jonë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 23 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

*Sociolog Mjeshtër i madh

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 3 minutash

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”
Para 8 minutash

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 25 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 27 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.