Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sonila Meço: Teatri… nuk dimë se si Ingels do të përgjigjej sot

Forum E enjte, 21 Maj 2020 12:22
Sonila Meço:  Teatri… nuk dimë se si Ingels do të përgjigjej sot
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Sonila Meço –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryebashkiaku Veliaj shkruante sot: “Teksa ne kemi humbur 3 vjet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, hidhini një sy projekteve të jashtëzakonshme që ka konceptuar apo realizuar gjatë kësaj kohe arkitekti @bjarkeingels.”

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 6 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 7 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 12 orësh

Kjo është njëra anë e hënës…ja tjetra!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Daniel Libeskind, një nga arkitektët më të njohur në botë, që punon në çdo cep të globit, disa kohë më parë do të kritikonte nga Belfasti arkitektët e gatshëm të ofronin shërbimet e tyre në vende totalitare, të korruptuara ose të kapura. “Mendoj se arkitektët sot, duhet të mbajnë një qëndrim etik; më shqetëson fakti se një arkitekt ka dorë të lirë për të vepruar, sikur të kish një çek të bardhë! Pa e vrarë mendjen se, a ka një proces publik mbi atë projekt, kush e zotëron pronën, këtë tokë, këtë ndërtesë?”

Libeskind, me një mospranim total të shteteve ku një forcë politike arrin të vendosë për gjithçka, duke refuzuar parimet demokratike, sheh gjithnjë e më shumë një përpjekje të paskrupullt të arkitektëve edhe shumë të talentuar, për të ofruar shërbimet e tyre aty ku shkelja e ligjeve, ku antikushtetutshmëria është normë.

Ai përmend zëlartas faktin se, po dallohet qartë dyndja e arkitektëve në vende ku vendimmarrja e konsultuar, dëgjimi i zërit të publikut, zgjedhjet e besueshme ulen në sediljen e pasme të një makine pushteti, që kujdeset vetëm për pasurimin e liderëve dhe kastës së saj. Çfarë konstatohet lehtësisht pas kritikave të Libeskindit, është se arkitektët shpesh e gjejnë veten në një raport të fortë me pushtetin. Nuk punojnë dot pa të. Dhe kjo vlen për projekte si në SHBA, si në Lindjen e Mesme, ashtu edhe atë të largët. Sepse çdo projekt i madh është triumf i vullnetit të klientit, qoftë ai një zhvillues, një drejtor teatri, muzeu apo qeveri autoritariste. Sepse arkitektët duan klientë që nuk tremben, që investojnë shumë pará dhe tallen me opozitën lokale.

Mund të imagjinohet se sa lehtë ndërtohet në një vend si Shqipëria, ku qeveria ka kartonët për të bërë ligje jokushtetuese, ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ku nuk ka drejtësi e ndëshkim, ku nuk ka shoqëri civile dhe paraja derdhet lumë. Që të qetësojmë paragjykimet, edhe në vende me demokraci më të konsoliduara se jona, shfaqen projekte të mëdha, ku publiku është kundër, por pushteti do të bëjë çfarë ka vendosur të bëjë. Ama, arkitektët aty përballen me një publik vokal, të angazhuar, me media kërkuese dhe hetuese, ambjentalistë e shoqëri civile, politikanë të vendosur për t’i rezistuar deri në fund vullnetit të pushtetit. Dhe në një mënyrë a tjetër, dekurajohen. Katër vjet iu desh të priste Richard Rogers, arkitektit të Terminalit 5 në Aeroportin Heathrow të Londrës, derisa projekti iu nënshtrua një shqyrtimi e debati të fortë publik, që pasqyroi edhe kërkesat e komunitetit dhe kundërshtarëve.

Tundimi i arkitektëve për të bërë gjithçka të madhe u vjen në dorë, edhe pse me klientë të dyshimtë, është i kuptueshëm. Por janë po këta arkitektë, si vetë Bjarke Ingelsi (projektuesi i Teatrit të ri), një ndër 100 njerëzit më ndikues në botë në vitin 2016 sipas Time Magazine, që deklarojnë se me projektet e tyre duan të ribëjnë botën, me koncepte të forta sociologjike, parime të zhvillimit të qëndrueshëm, mes vizionesh ëndërrimtare dhe zgjidhjesh pragmatike.

Po të lexosh shtypin e sidomos kritikën e specializuar, Ingelsi ngjall kërshëri, entuziazëm, por edhe kundërshti. Si arkitekti që punon në volume të jashtëzakonshme, të cilit i janë besuar shumë projekte të mëdha e ambicioze, por është po ai që në Shqipëri solli një projekt të kopjuar. Shumë të kontestuar për mënyrën sesi po zbatohet.

Ingelsi – si shumë kolegë të tij që bëjnë projekte me liderë të korruptuar, të kapur e me kushte të dyshimta – u thotë gazetarëve në botë se punon me ta për të sjellë ide iluminuese në vendet që kanë më shumë nevojë; por çështja është se edhe në prezumimin më optimist të këtij besimi se ky pushtet do të përmirësohet, e dimë ne, konsumuesit e përditshëm të pasojave të tij, se deri ku është i aftë të shkojë më tej. Ndaj, ia vlen të kujtohen arkitektët edhe nga shtypi ndërkombëtar, siç në fakt rregullisht bën, por mund të shtohet edhe rasti shqiptar, se një kufi duhet dizenjuar së bashku me projektet e tyre. Se e nisën me konkurse, por Ingelsi dhe një tjetër arkitekt Winy Maas, që do të rikonceptojë e piramidën, gjetën parajsën, projektin në dorë, pa asnjë konkurs, pa asnjë diskutim, pa asnjë pengesë ligjore. Parajsa e konceptit më delirant të arkitektit: Tabula Rasa.

Në një intervistë për City Lab, Bjarke Ingelsi i pyetur së bashku me një grup arkitektësh se si e ndërton këtë kufi, kur në anën tjetër si klient është një pushtetar i korruptuar, autoritarist, që mund të pastrojë edhe pará nëpërmjet projekteve të tij, ai përgjigjet: “Besoj se si arkitektë mund të kontribuojmë në një situatë lokale me mënyra që janë produktive për shoqërinë, për përmirësimin e jetës së njerëzve atje.”

Kjo shpjegon arsyen edhe pse studio e tij BIG, ndërmerr projekte në Kinë, që ka probleme me standardet demokratike. Por Ingelsi, megjithëse qe i gatshëm të ndërtonte një bibliotekë gjigante në Kazakistan, edhe pse dinte lidhjet e presidentit dhe bindjet e tij, nuk arriti ta realizonte. “Sepse korrupsioni i lartë, ryshfetet dhe dyshimet, janë terren i një loje që ne nuk jemi të gatshëm ta luajmë”, u shpreh Ingelsi asokohe.

Nuk dimë se si Ingelsi do të përgjigjej sot, se a e konsideron etike përfshirjen e tij në një projekt që bazohet në ligje antikushtetuese, që dëmtojnë interesin publik, që ka dyshime të arsyetuara për spekulime, që tjetërson me arbitraritet pronën publike.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 7 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alternativë
Para 9 orësh

Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alterna...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.