Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Taksa e qarkullimit, taksat e tjera dhe protestat e duhura

Forum E martë, 3 Gusht 2021 04:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Eduard Zaloshnja

Taksa e qarkullimit

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 7 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 11 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 13 orësh

Taksa e qarkullimit që përfshihet në çmimin e çdo litri karburanti, mblidhet për të mbuluar shpenzimet e rrugëve aktuale, e jo për ndërtimin e të rejave. Rreth kësaj takse, ka patur shumë debate pas protestës së Kalimashit. Më poshtë, vijojnë disa sqarime rreth saj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sikur të gjitha autostradat, superstradat, rrugët nacionale dhe lokale, të ndërtuara pas vitit 1991, të ishin ndërtuar para atij viti, dhe sikur ato të ishin mirëmbajtur deri më sot me frymën e shenjtë, borxhi publik shqiptar do të ishte rreth 6 miliardë dollarë më i vogël seç është. (Aktualisht, është rreth 10 miliardë dollarë).

Dhe si rezultat i borxhit të akumuluar në çerekshekullin e fundit, për ndërtimin / përmirësimin / mirëmbajtjen e autostradave / superstradave / rrugëve, taksapaguesit shqiptarë paguajnë aktualisht rreth 220 milionë dollarë interesa në vit (vetëm për borxhin e akumuluar të Rrugës së Kombit , paguajmë rreth 100 milionë dollarë interesa në vit).

Në krahun tjetër, nga taksa e qarkullimit mblidhen rreth 200 milionë dollarë në vit (tarifat e kolaudimit të automjeteve, shkojnë në xhepat e koncensionarit të kolaudimit, dhe s’kanë lidhje me buxhetin e shtetit). Pra, taksa e qarkullimit nuk arrin të mbulojë dot as interesat e borxhit të akumuluar deri më sot, për ndërtimin / përmirësimin / mirëmbajtjen që u është bërë në të shkuarën autostradave / superstradave / rrugëve.

Por, përveç 220 milionë dollarëve të interesave të borxhit të vjetër të rrugëve (që s’i mbulon dot), taksa e qarkullimit duhet të mbulojë edhe shpenzimet aktuale për mirëmbajtjen e rrugëve, që sipas strategjisë së mirëmbajtjes për periudhën 2015-2019, duhet të jenë rreth 80 milionë dollarë në vit. (Strategjia është përgatitur nga organizata TIEG, e financuar nga programi IPA i Komisionit Europian).

Duke përmbledhur, shpenzimet për interesat e borxhit të akumuluar dhe për mirëmbajtjen aktuale të rrugëve, janë rreth 300 milionë dollarë në vit, ndërkohë që 200 milionë dollarët e taksës së qarkullimit, mbulojnë vetëm 2/3 e këtyre shpenzimeve.

Taksat e tjera

Në bisedat e njerëzve të thjeshtë, dëgjohet shpesh fjalia: “Po na mbyt shteti me taksa!” Dhe opozita po e përdor këtë fjali, si lajtmotiv të protestave të veta. Po si krahasohemi ne për barrën e taksave me fqinjin tonë verior, Malin e Zi, për shembull?

Sipas të dhënave publike më të fundit të CIA-s amerikane, të ardhurat nga taksat, tatimet e tarifat publike në Shqipëri, janë sa 26.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa në Malin e Zi, janë sa 36.8% e PBB-së. Me fjalë të tjera, shqiptarët punojnë mesatarisht 3.2 muaj në vit për pagesën e taksave, tatimeve e tarifave publike, ndërsa malazezët plot 4.4 muaj. Më thjeshtë, mund të thuhet se, barra fiskale në Shqipëri është sa treçereku i asaj në shtetin fqinj. Ndërkohë, sistemin e taksave, nivelin e jetesës, ekonominë, historinë e gjeografinë, i kemi shumë të ngjashme.

A mos shteti malazez e rëndon më shumë biznesin, që mbledh kaq shumë të ardhura? E kundërta është e vërtetë – norma e tatimit mbi fitimin e biznesit në Shqipëri, është 15%, ndërsa në Malin e Zi është vetëm 9%.

Po si arrin shteti malazez të mbledhë më shumë të ardhura, se sa shteti ynë?

Vetëm nga sigurimet shoqërore e shëndetësore, shteti malazez mbledh të ardhura sa 10% e PBB-së, ndërsa shteti ynë sa 5% e PBB-së (sepse më shumë se gjysma e punonjësve shqiptarë, punësohen në të zezë ose u raportohet një pagë më e ulët se ajo reale). Nga TVSH-ja (tatimi më i rëndësishëm), shteti malazez mbledh të ardhura sa 12% e PBB-së, ndërsa shteti ynë vetëm sa 9% e PBB-së (sepse shumica e furnizimeve/shitjeve në magazinat/dyqanet shqiptare, bëhen pa faturë/kupon tatimor).

Protestat e duhura

Nga analizat e mësipërme, duket sikur po argumentoj se, shqiptarët nuk kanë pse të protestojnë. Në fakt, kanë shumë arsye, por parësore nuk janë të mësipërmet…

Shqiptarët duhet të protestojnë, në radhë të parë, për mënyrën sesi qeveritë shqiptare i kanë (sh)përdorur paratë dhe hapësirat publike. Për shembull, shqiptarët duhet të protestojnë, pse kompania turko-amerikane që ndërtoi Rrugën e Kombit, futi në xhep (si fitim të deklaruar) 1/3 e parave të asaj rruge (të mbuluara me borxhin e marrë nga qeveria, në emër të taksapaguesve shqiptarë). Gjithashtu, duhet të protestojnë, pse kompania që do ta përfundojë/mirëmbajë Rrugën e Kombit, do të fusë në xhep (si fitim të deklaruar) çerekun e parave që do të mbledhë nga përdoruesit e asaj rruge. Dhe në këto dy raste, bëhet fjalë për qindra miliona dollarë…

Kështu me radhë, mund të vazhdohet me koncesionet dhe shitjet e aseteve publike, që kanë bërë qeveritë Nano, Berisha e Rama, si dhe me lejet e ndërtimit që kanë miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit për fshatra turistikë (që s’janë vërtet turistikë), për kulla shumëkatëshe te Liqeni Artificial, apo për kulla edhe më shumëkatëshe, në mes të Tiranës së tejngarkuar me trafik.

Problemi është se, që partitë të ngrenë popullin në protesta për këto gjëra, i bie që të presin degët e pemës ku janë mbajtur deri më sot. Ndërkohë, populli “pa parti” vazhdon me avazin “S’kemi ç’bëjmë”…

 “Albanian Free Press”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 3 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 4 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 4 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 8 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 6 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 4 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.