Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Të gjitha “hallet” e Eduard Halimit, përveç rajonit…

Forum E shtunë, 24 Korrik 2021 12:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mero Baze

Eduard Halimi ka dorëzuar papritur mandatin e tij si deputet i PD, nën një arsyetim formal të një projekti privat për drejtësinë në rajon, të cilin mund të na e kishte kursyer. Karriera e Eduard Halimit është radiografia tipike e një juristi që i ngjitet politikës për përfitime personale dhe është gati të bëhet qesharakë për t’i shërbyer asaj. Ai nuk i përket racës politike të Partisë Demokratike, por atyre që i janë bashkuar asaj pas vitit 2005, për të marrë diçka më shumë nga profesioni me të cilin ishte bërë ndërkohë milioner.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 13 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 16 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 18 orësh

Fillimisht ai është shfaqur në oborrin e PD-së në vitin 2003, kur PD e çoi si avokat në Apel dhe KQZ, për zgjedhjet lokalet. Ai ishte ndërkohë një avokat që ishte i përfshirë në biznese me toka, zyra private në vende të shtrenjta në Tiranë tek “Dy Kullat”, dhe lidhje me binzenese që nuk ishin afër PD-së.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në vitin 2005, PD i ofroi një vend si zëvendësministër Drejtësie, dhe atij ju desh të ristrukturonte bizneset e tij, duke shitur formalisht aksionet, dhe duke u përpjekur të rregullojë sa të mundte një deklaratë pasurie që nuk i rakordoi kurrë.

Ndërkohë që ishte zyrtar legal i shtetit, ai vazhdonte të mbante studion e tij të avokatisë në distancë, dhe u angazhua fort në një proces të gjatë dhe plotë hije, mes ish- biznesmenit Vehbi Veliaj dhe një huadhënësi të tij nga Kosova, Behxhet Pacolli, për cështjen e TV Alsat. Duke përdorur pushtetin e tij, ai arriti të shpëtojë çfarë mundi nga borxhi i pakthyer i Veliaj, por dhe të përjashtonte më pas nga trashëgimia juridike, një vajzë të tij që jetonte në Suedi.

Vajza e Vehbi Velisë arriti të marrë të drejtën vetëm disa javë më parë, pasi u ankua me emër pranë Komisionit të Vetingut, për gjyqtarët që kishin masakruar trashëgiminë e saj, përfshi dhe Eduard Halimin.

Halimi po ashtu kishte qenë më parë pronar i një toke pranë Liqenit të Tiranës, të cilën në vitin 2008 e ktheu Berisha në çështje politike, pasi pronësia ishte transferuar tek një biznesmen, ortak i Halimit, të cilit i kërkuan pjesë njerëz të Berishës. Kundërshtimi i tij për t’i dhënë pjesë formalisht njerëzve të Berishës, i kushtoi një arrestim për korrupsion dhe fakti që 20 për qind e tokës figuronte në emër të biznesmenit tjetër, Dritan Avllai, u përdor nga Berisha si akuzë kundër Edi Ramës.

Eduard Halimi u zhduk nga debati, pasi kishte dorëzuar gjithçka për “Familjen”. Kjo ju arshivua si shërbim për karrierën e mëpasme.

Pas vitit 2009 ai u bë deputet dhe ministër Drejtësie, falë lidhjeve që krijoi direkt me “Familjen” dhe autoritetit që vendosi mbi Hipotekën qëndrore, ku kishin plot “qoka” njerëzit e “Familjes”.

Ndërkohë, lidhjet e tij me biznesin e studios së avokatisë, të kthyer tashmë në seksere, nuk u shkëputën kurrë, dhe deklaratat e pasurisë së tij ishin gjithnjë një dhimbje koke, që nuk rakordonin.

Ai ishte njeriu që veproi pas skene për të mbyllur gjithë gjyqet e mundshme ndaj pushtetit, sidomos atij të “Rrugës së Kombit”, Fazlliçit, ku dilte e bija e kryeministrit, më pas 21 janarin etj. Ai u bë një kamikaz i betejës kundër prokurores së Përgjithshme Ina Rama, dhe një personazh qesharak që i vuri vulën Komisionit hetimor parlamentar për 21 janarin, kur pranonte dëshmitë banale të Berishës, për thika me helm nga gjarpërinjtë e Mashkullorës, çadra pistoletë dhe skenarë për grusht shteti.

Në parimin “qesh mire kush qesh i fundit”, ai nuk mërzitej për profilin e  tij banal në publik, as me fotot duke ngrënë supë në një tas me Dashamir Xhikën në krah, tashmë në burg, me shpresë së shërbimet do shpërbleheshin.

Pas vitit 2013, kur doli në opozitë, ai tentoi të ishte sërish shërbëtori i Bashës në betejat për drejtësi. Por në disa momente pati lëkundje. Në kulmin e refuzimit të opozitës për reformën në drejtësi, pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ai papritur dha dorëheqje nga komisioni, me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë”. Në fakt, e vetmja gjë e rëndë që i kishte ndodhur, dukej se ishte mosbesmi i Bashës ndaj tij.

Edhe pse arriti ta tejkalonte këtë situatë dhe të merte një mandat më 2017 prej Bashës, duket se ai nuk po ngjiste më si njeri i besuar i tij. Rangu i shërbëtorëve ishte ulur dhe më shumë. Duheshin edhe më banalë.

Në debatin publik, ai u zëvendësua nga shërbëtorë të tjerë dhe perspektiva brenda PD, nuk ishte në favor të tij.

Në këtë kohë shpërtheu dhe skandali i vajzës së Vehbi Velisë, që e denoncoi atë pranë Komisionit të Vetingut. Sipas kallëzimit të plotë, mes personave të kallëzuar është dhe ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi.

Ndërkohë, një sërë dosjesh që kanë të bëjnë me ekstradime të dyshimta dhe favorizime grupesh kriminale, sidomos në Durrës, ku ai ishte deputet deri më 2017, i kanë krijuar atij një dosje të errët tek faktori ndërkombëtar që merret me hetimin e së shkuarës së drejtësisë shqiptare.

Largimi i tij nuk ka lidhje me projektet e tij personale për të ardhmen. Aq më pak me rajonin. I vetmi problem i tij është historia e shërbimeve në drejtësi për qëllime politike dhe shpesh në favor të krimit të organizuar.

Ai nuk gëzon besimin e Bashës, pasi Bashës i duhen pranë vetes njerëz më të sigurtë, më të kapur dhe me më shumë para.

Si një njeri që e di më mirë se ne, se çfarë ka bërë, ai u largua sot duke dorëzuar mandatin. Nuk ka bërë keq, pasi më e keqja për të dhe ata që kanë deformuar drejtësinë shqiptare, nuk ka ardhur. Për Luzlim Bashën, Astrit Veliaj, që mund ta zëvendësojë, është më i dobishëm se ai, pasi është më mirë financiarisht. Do ketë pak problem sa të paguajë dhe dy gratë që janë në radhë për të dhënë dorëheqje, por çështje parash është.

Kështu mund të kënaqen të gjithë. Eduard Halimi shpëton nga e shkuara dhe Veliaj garanton të ardhmen. Lulzim Basha po ashtu hedh një hap para në kapjen e PD nga oligarkë që blejnë mandate e shesin vende deputetësh. Larg qoftë mos jep dorëheqje dhe ajo gruaja që është e dyta  në Durrës, se dhe Agron Duka po e humbet qetësinë. Luli nuk mund t’i gënjejë të gjithë në çdo kohë. Gazeta “TemA“

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 1 ore

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 1 ore

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 8 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 12 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 9 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.