Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tre të pathënat e Bild

Forum E diel, 26 Shtator 2021 22:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Çim Peka –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në kakofoninë e reagimeve të politikës, mediave dhe publikut në lidhje me publikimin e përgjimeve nga gazeta gjermane Bild, duket se ka humbur thelbi i këtyre publikimeve, si pjese integrale e një serie artikujsh nga kjo gazete dedikuar Shqipërisë.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 16 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 17 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 18 orësh

Së pari, publikimi i përgjimeve, nuk është synim në vetvete. Në fakt, bëhet fjalë për analizë nga ana e Bild mbi situatën politike në vend, dhe problemet që kanë dalë në procesin elektoral me anë të manipulimit masiv të votës nga Partia Socialiste dhe qeveria e drejtuar prej saj. Argumentet që jep Bild në një cikël shkrimesh, që kanë brenda edhe gazetarinë investigative janë dy: qeveria e Edi Ramës është e lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar, dhe se ajo ka vjedhur/manipuluar zgjedhjet, edhe në bashkëpunim me këto grupe.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rrjedhimisht, kjo qeveri si produkt i këtyre zgjedhjeve është ilegjitime bashke me parlamentin. Publikimi I përgjimeve shërben thjeshtë si prove mbi këto dy argumente.

Së dyti, trajtimi që i bën politika, media dhe opinioni publik duket se është fokusuar tek argumenti se këto shkrime janë shkruar për të patur si konsumator të vetëm opinionin publik shqiptar. Në fakt është krejt e kundërta. Këto artikuj nuk janë shkruar për konsum të brendshëm në Shqipëri. Po të ishte e tillë, ato do të publikoheshin në mediat e brendshme. Aq më tepër se shqiptarët nuk kanë nevojë të mësojnë nga një media e huaj se çfarë është bërë me zgjedhjet, si janë manipuluar ato, dhe kush janë lidhjet e qeverisë me krimin. Këto i di i madh e i vogël në Shqipëri.

Opozita shqiptare ka dorëzuar mandatet dhe ka bojkotuar zgjedhjet vendore pa pritur median gjermane që tu japë legjitimitet pretendimeve të saj bash për faktin se këto pretendime i merr për të mirëqena kushdo. Seria e artikujve te Bild është shkruar për opinionin publik në Berlin, Paris, Londer, Rome, Bruksel, Washington. Bild është një gazetë që lexohet në të gjitha nivelet në kancelaritë e këtyre vendeve dhe kudo në botë. Artikujt e Bild synojnë këtë publik e këto kancelari.

Së treti, ka një keqkuptim se nga kanë rrjedhur këto përgjime. Opinioni është i bindur se kanë rrjedhur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe kanë gjetur rrugën deri në Gjermani. Vetë Edi Rama është kujdesur që kjo tezë të zërë vend. Rama është shprehur disa herë se përgjimet kanë dale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe nga një prokuror specifik, të cilit nuk ja përmend emrin qëllimisht, por që është e qartë për këdo se për kë prokuror bëhet fjalë. Nëse Rama thotë se është një prokuror nga Tropoja, që ka qenë në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që tani nuk është më, që është ushtar i Berishës, dhe që ka probleme me vetingun, Rama në fakt na e ka thënë se kush është, vetëm numrin e këpucës nuk e ka dhënë.

Por ai nuk e përmend me emër, sepse në atë rast i duhet ta provojë, por nuk e provon dot, sepse nuk është ai. Dhe Rama e di mirë këtë. Hetimet për dosjen e Durrësit dhe të Dibrës nuk janë nisur nga prokuroria shqiptarë, por nga institucionet gjermane të zbatimit të ligjit. Janë nisur për të hetuar dhe kanë përgjuar dy grupe të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Gjatë përgjimit të këtyre bandave kriminale rastësisht kanë rënë në grep edhe zyrtarët shqiptarë dhe përgjimet e tyre tregojnë atë që na jep publikimi i Bild. Këto dosje, bashkë me CD-të e përgjimeve më pas i janë dorëzuar autoriteteve shqiptare për shkak të juridiksionit territorial. E thënë me qarte, këto dosje dhe këto përgjime i janë venë në dispozicion prokurorisë shqiptare, e cila është marrë me pjesën e grupeve kriminale, por që nuk ka hetuar procesin zgjedhor as në Durrës e as në Dibër.

Pyetja që shtrohet është kjo: këto përgjime të autoriteteve gjermane janë nxjerrë nga prokuroria shqiptare dhe kanë përfunduar tek Bild në Gjermani, apo Bild i ka marrë në dorë pa patur nevojë të udhëtoje deri në Shqipëri? Përgjigjen po ja lë lexuesit ta nxjerrë, por pres që Edi Rama ose të drejtojë gishtin me emër tek prokurori që i ka nxjerrë, ose të na thotë se i kanë nxjerrë vetë gjermanët.

Ai e di përgjigjen e saktë.

Mos presim të na e thotë Bild, sepse nuk ka për ta bërë.

SYRI.net

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 13 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 27 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 43 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 44 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 11 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.