Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Turma dhe diktatori i merituar

Forum E diel, 26 Shtator 2021 21:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Curzio Malaparte, për fundin e Mussolinit (Fragment)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ç’rëndësi kishte për mua në kishte gabuar, në kishte kryer krime të tmerrshme e idiote, në e kishte shpënë Italinë në katastrofë?

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 16 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 18 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 18 orësh

Nuk kishte rëndësi për mua as që e kishte bërë të qante time ëmë duke më burgosur e internuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ajo që për mua kishte rëndësi ishte që qe një i mundur, që të gjithë e kishin mohuar, që e kishin varë si qen dhe e kishin varur për këmbësh, duke e mbuluar në pështyma e në shurrë mes ulërimave të egra të një turme të pamasë e cila deri pak ditë më parë e kishte duartrokitur, i kishte hedhur lule nga dritaret.

Ashtu e kisha parë të varur në strehën e distributorit të benzinës, në sheshin Loreto, mes asaj turme të pistë, turmë frikaçësh që e shante dhe ndynte me pështyma, ndërsa pompierët hera-herës, me pompa, e lanin nga pështymat dhe nga gjaku dhe nga të pëgërat që turma i hidhte përsipër, nëpër ajrin mbytës plot kutërbim pisllëku e vdekjeje.

Asnjë rëndësi nuk kishte për mua që ai paskësh gabuar, që e paskësh bërë mbarë Italinë gërmadhë, që e pati katandisur popullin italian në mjerimin më mizor. Më vinte keq për të gjithë italianët, por jo për atë turmë ndyrashe. Dhe, edhe sikur ajo turmë frikaçësh të qenkësh përbërë prej miliona e miliona italianësh, as do të doja t’i doja. Madje gati-gati do të kisha ndier kënaqësi të mendoja që ajo turmë kishte atë që meritonte. Nuk ishte turmë viktimash të pafajshme, por turmë bashkëfajtorësh.

Kurrfarë rëndësie nuk kishte për mua që ajo turmë i kishte shtëpitë të rrënuara, familjet të shkapërdara, dhe që ishte e uritur, sepse një turmë e tillë e kishte merituar. Të gjithë ishin bashkëfajtorë me të. Deri tek i fundit. Edhe ata që e kishin luftuar kishin qenë bashkëfajtorë me të deri në momentin e fatkeqësisë.

Kurrfarë rëndësie nuk kishte për mua se kishte qenë uria, frika, ankthi që e kishin shndërruar atë turmë njerëzish në hiena të poshtra e të egra. Cilado të ishte arsyeja që e kishte kthyer atë turmë në një lyshtër të pistë, që e kishte shtyrë të ndynte me pështyma dhe të pëgëra kufomën e tij, nuk më interesonte aspak.

Isha në këmbë në xhip, i bllokuar mes asaj turme kafshërore. Kamingu më shtrëngonte krahun. Unë fillova të villja. Ishte e vetmja gjë që mund të bëja. Zura të villja aty në xhip, ndërsa amerikani i mirë Kaming më shtrëngonte krahun: ishte i zbehtë si i vdekur dhe vetëm më shtrëngonte krahun”. / Curzio Malaparte: Muss. Il ritratto di un dittatore, Passigli Editori, 2017.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 14 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 28 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 44 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 45 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 11 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.