Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vaksina si propagandë apo si ilaç

Forum E hënë, 11 Janar 2021 16:35
Vaksina si propagandë apo si ilaç
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Avni Nezaj –
Të gjithë sytë nga ekranet e sheshta. Vetë i madhërishmi lider ose ‘Skënderbeu i Spiropalit’ do të bëjë vaksinën anitiCovid në ambientet e stadiumit që e ndërtoi vetë dhe përballe mediave që herë i sponsorizon direkt me paratë e shtetit e herë i ndihmon me lajmet ekskluzive nga kazani i incinaratorit ERTV.

Nuk është për tu habitur që propaganda si mjet komunikimi i Ramës dhe Rilindjes është përdorur ashpër që para fushatës së parë në 2013 kur mashtroi në mënyrë barbare qytetarët shqiptarë se do bënte shumë gjëra: Integrim, punësim, investime, lumturi, e një m…t të madh bëri nga gjithë këto.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Por çmenduria më e madhe është se si kjo qeveri që ska pikën e moralit përdor propagandën me një proces që e gjithë bota po e shoqëron vetëm me punë e pa tambure, atë të sjelljes dhe bërjes funksional të vaksinimit të popullsisë kundër një sëmundje virusale që po merr jetë njerëzish.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk ka ngel një proces pa u filmuar, rifilmuar, fotografuar me aparate dhe me dron, stampuar, retushuar, montuar, rimontuar e riretushuar qe shqiptarët të marrin dozën e propagandës sa më të plotë dhe sa më të madhe që në vend të efektit të vaksinës së vërtetë tu vaksinohet një herë truri e mendja që edhe kur të marrin vërtetë injeksionin shpëtimtar të mos jenë në gjendje ta kuptojnë që shpëtuan.

Por ta presin lajmin e mirë që shpëtuan, sërish të dhënë nga propaganda qeveritare me kamera e imazhe, me lajka e me lule.

Prandaj njerëz kujdes, sot me nisjen e vaksinimit, do të kemi një proces historik si ai i fundit të luftës së parë botërore, si ai i fundit të luftës së dytë botërore, si zbritja e njeriut në hënë, apo rënia e murit të Berlinit. Dhe mos harroni të gjithë duhet të jemi përballë ekraneve.

Sot mbyllja nis ne 15.00. Shtrëngoni sytë, duart, bëni hark gishtërinjtë që lideri ta marrë vaksinën e të mos ketë asnjë komplikacion.

Procesi nis në 15.00 pas tre, katër, pesë ….konferencash të mëparshme. Do vijë makina me vaksinat, do merret doza, do shpohet Rama në parakrah, do injektohet doza e opa… shpëtuan.

Por jo propaganda do të vazhdojë serish. Ja u sollën dozat e para. Nesër konferencë tjetër se do bëjmë edhe disa vaksina. Pasnesër serish një konferencë tjetër se u shtuan edhe disa mjekë të vaksinuar. Etj, etj… e kjo nuk ka fund…

Po pse gjithë kjo shpëlarje truri e iniciuar nga qeveria që është ‘de jure’ mbrojtës i të drejtës se qytetarëve për të qenë të qetë dhe të lumtur pa shpëlarje propagandistike te modelit komunist.

Sepse nuk ka mbet gjë tjetër për të thënë e për të premtuar. Duhet që gjithçka të shkojë në favor të fushatës. E tani që premtimet e 2013 e 2107 u ‘realizuan të gjitha’, e Shqipëria kurrë nuk ka qene ‘me mirë’ se sot, mos o zot. Duhet të gjejmë disa modele të reja premtimesh si:

Ndërtim shtëpish pas tërmetit. Një herë inaugurojmë truallin, pastaj hapjen e themeleve, pastaj tullat, pastaj soletën, pastaj një inaugurim për dritaret, një për instalimet elektrike, një për hidrauliket, një për dyert, një për suvatimin e një kur ti çojmë çelësin.

Si kopshtin në Vorë 7 herë e inauguruan. Se desh harrova edhe një inaugurim kur te kalojë Lali Eri andej.
Tani na erdhi në dorë vaksina. Të bëjmë kështu edhe më këtë…propagandë…

Kjo është kriminale dhe asnjë qeveri në asnjë vend të botës nuk do t’ia lejonte vetes që të bënte fushatë me hallin e jetës së njerëzve. Rama tha se shkoi ne SHBA për vaksinat po u kthye prej andej me një pelerinë të re ‘Yamamoto’. Tani deklaron se kemi marrë disa doza nga nje vend mik, se vendet ‘armike’ nuk t’i japin, por nuk e thotë emrin e këtij vendi.

Sepse do të dalë në një konferencë të veçantë shtypi për ta falënderuar këtë vend mik e të thotë, se ai vend e bëri këtë se ne e ndihmuam diku në një ditë të vështirë.
Tani që procesi do nisë mos u habisni të shikoni lajme nga Zyra e Propagandës të tillë si:

Sapo u hap kutia e parë e vaksinës, sapo u fut maja e shiringës në mbajtësin e vaksinës, tani shiringa e tërhequr nga dora e mjekut do tërheqë dozën, shiringa u mbush, doza është gati, krahu i një qytetari i shtrirë në tavolinë po pret, i është vënë një maskë, ju hoq këmisha, maja e gjilpërës është mbështetur në lëkurën e qytetarit, mjeku ka emocione, qytetari gjithashtu, po qeshin, njerëzit po mbajnë frymën, gjilpëra shpon lëkurën, qytetari po qesh sërish, edhe qeveria po shikon, edhe Kryeministri, mjeku e shtyn shiringën, doza po kalon në mish, qytetari është mirë, doza u injektua.

Lajmet do marrin dhenë, të në rrojë qeveria dhe propaganda e saj hileqare, dhe e turpshme. Kjo është kriminale.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 25 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 36 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 52 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 12 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.