Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 11:50 Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi sotse dorëheqja e kryeministrit Edi Rama nuk do të ndodhë kurrë. Më tej, Balla u shpreh…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
VOA: NATO feston 75-vjetorin në një periudhë sfidash për aleancën perëndimore

VOA: NATO feston 75-vjetorin në një periudhë sfidash për aleancën perëndimore

Forum
E hënë, 8 Korrik 2024 17:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndërsa NATO-ja përgatitet për të filluar të martën takimin treditor të nivelit të lartë në Uashington, që përkon me 75 vjetorin e krijimit të kësaj organizate sigurie, aleanca po përforcon mbështetjen për Ukrainën që lufton ndaj agresionit të Rusisë. Por me çfarë sfidash përballen udhëheqësit e NATO-s ndërsa mblidhen në kryeqytetin amerikan, ku janë shtuar edhe sfidat në kontekstin politik? Le të ndjekim materialin në vazhdim.

Këtë javë, presidenti Joe Biden dhe homologët e tij perëndimorë takohen në Uashington gjatë datave 9 – 11 korrik, për të shënuar 75 vjetorin e NATO-s.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 1 ore
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 1 ore
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 2 orësh

“Ky nuk do të jetë një takim festiv i nivelit të lartë. Do të jetë një takim shumë serioz dhe kjo është për shkak të kontekstit serioz në të cilin ndodh. Mendoni për luftën në Ukrainë, ku rusët po bëjnë përparime të vogla edhe në këto momente. Mendoni për dhunën që mund të përshkallëzohet në Lindjen e Mesme. Mendoni për veprimtarinë e shtuar të Kinës në rajonin Indo-Paqësor. Kjo krijon një kontekst shumë serioz për diskutimet e aleatëve”, thotë Ian Brzezinski, ish-zëvendës ndihmës sekretar i Mbrojtjes për politikat për Evropën dhe NATO-n.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vendet kryesore aleate, si Franca, Gjermania dhe Britania, po përballen gjithashtu me transformime politike, ndërsa fillon punimet takimi i nivelit të lartë. Këtyre u shtohen edhe sfidat me të cilat përballet presidenti amerikan Joe Biden, pas paraqitjes së dobët në debatin për zgjedhjet presidenciale me kandidatin republikan, ish-presidentin Donald Trump.

“Në përgjithësi ka shumë pasiguri për këtë takim të nivelit të lartë. Dhe nuk është vetëm Franca. E dini se organizatori i takimit, Joe Biden-i pati një natë të keqe gjatë debatit… Ai po përpiqet ta përdorë takimin e nivelit të lartë për të demonstruar aftësitë e jashtëzakonshme udhëheqëse që ka treguar që kur mori detyrën në vitin 2021”, thotë James Goldgeier, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Amerikan.

Shumë nga vendet anëtare të NATO-s janë të shqetësuara nga mundësia e rizgjedhjes së ish-presidentit Trump, për shkak të kritikave të tij të forta ndaj NATO-s dhe admirimit për presidentin rus Vladimir Putin.

Zoti Brzezinski beson se suksesi i ardhshëm i NATO-s do të bazohet më së shumti tek efektshmëria e mbështetjes së aleancës për Ukrainën.

“Takimi i nivelit të lartë do të udhëhiqet nga drejtues që kanë pikëpamje trans-atlantike. Pikëpyetja është a do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’u siguruar se besueshmëria e aleancës, kapacitetet e saj të mbrojtjes, do të jenë të forta edhe në 75 vitet e ardhshëm, ashtu siç kanë qenë në 75 vitet e fundit. Do të thoja se çështja thelbësore është se çfarë do të bëjë aleanca për ta mbështetur Ukrainën, për ta ndihmuar që të mposhtë sulmin e Rusisë, në mënyrë vendimtare, me shpejtësi dhe në një kuadër të përcaktuar nga Kievi”, thotë zoti Brzezinski.

Duke folur me gazetarët të dielën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg foli për një seri masash që do të propozohen gjatë takimit të nivelit të lartë, si krijimin e një komande të re në Gjermani dhe qendrave logjistike në mbarë Evropën Lindore për të bashkërenduar ndihmat ndërkombëtare në fushën e sigurisë për Ukrainën.

Aleatët pritet gjithashtu të përtërijnë kontributin financiar prej 43 miliardë dollarësh në vit për Ukrainën dhe të krijojnë premisat për mbështetjen në të ardhmen. Gjatë takimit të nivelit të lartë, pritet të njoftohet edhe dërgimi i më shumë armëve dhe municioneve, në veçanti sisteme kundërajrore për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 5 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)
Para 12 minutash

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)

Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari
Para 16 minutash

Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari

Neville shpërthen ndaj lojtarëve të Manchester United: E tradhtuan Carrick-un
Para 35 minutash

Neville shpërthen ndaj lojtarëve të Manchester United: E tradhtuan Carrick-un

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.