Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vota për ndryshim shëron Shqipërinë dhe ndëshkon padrejtësinë keqqeverisëse

Forum E premte, 12 Mars 2021 11:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Nga Ardit Gjinali –

Nuk është çështja e zgjedhjes së të keqes më të vogël, por për të ndëshkuar të keqen e madhe përmes bashkimit qytetar të vlerave të përbashkëta  për një shpresë dhe besim të ri që do të ndryshonte të tashmen dhe do të garantonte një të ardhme ndryshe për Shqipërinë; bashkimi i sotëm si një garanci për të penguar përsëritjen e kalvarit të së tashmes ku qytetari i zakonshëm i këtij vendi ka humbur shumëçka të rëndësishme;- qytetari halleshumë ka humbur vitet që janë shenjuar nga diktati keqqeverisës, i tilli  që ka lëshuar secilin ferman famëkeq për të instaluar një regjim autokratik që rreket të uzurpojë secilin segment shoqëror dhe të shuajë secilën qelizë të reagimit shoqëror;- regjimi kërkon shkurajimin qytetar të pjesëmarrjes  së të njëjtëve në secilin proçes demokratik sepse fuqia e votës mbetet temjani i djallëzisë keqqeverisëse që nuk mund të përballet me qytetarin për shkak të bilancit të munguar dhe enumeracionit të të pabërave që i kanë bërë gjëmën këtij vendi duke e kthyer në tokën e pajetueshme për bijtë e tij;  Shqipëria  e mpakur në popullsi , e drobitur në shtetshmëri  dhe e sëmurë në trup për shkak të takimit tragjik të aftësisë së munguar, grykësisë së shfrenuar dhe djallëzisë së qëllimtë,  të tillët përcaktorë që përbëjnë boshtin e sjelljes qeverisëse së pushtet-ushtruesve.

Shqipëria e sëmurë ku pushteti ka gllabëruar shtetin dhe tjetërsuar Republikën mund të shërohet përmes ushtrimit demokratik të instrumentit të votës dhe të një pjesëmarrjeje aktive qytetare, e tilla pjesëmarrje që do të garantonte dëgjimin e zërit qytetar dhe do të hidhte tutje secilën llogari të zezë pushtet-mbajtëse për të vijuar sundimin , e tilla llogari  që bazohet nëpjesëmarrjen e munguar qytetare; vota është ilaçi që do të shëronte Shqipërinë, e tilla votë është vaksina kundër virusit të keqqeverisjes; vota është kundërtrupi që nuk lejon prekjen e nervit qytetar  që përmban shpresën për ditë më të mira në këtë vend; vota dhe fuqia që buron për shkak të së tillës është kushtrimi dhe thirrja për ndryshimin që nuk mund të konsiderohet si një nevojë, por si një domosdoshmëri shoqërore; vota është ndëshkim për secilën dukuri negative të së tashmes; vota është besim për një të nesërme më të mirë; vota është kurajo qytetare për tu përballur me të keqen; vota shemb absolutizmin  dhe ndërton demokracinë; vota përbuz arbitraritetin dhe thërret për të drejtën; vota shëron trupin institucional të një shteti dhe është dëshmia e një shpirti shoqëror të patjetërsuar; vota është drejtësia shoqërore mbi padrejtësinë politike të pushtetit; vota është fuqi dhe pushtet që rrëzon një pushtet të ushtruar keq, i tilli që nuk mund të deformojë vullnetin qytetar nëse individi angazhohet për rrëzimin e autokracisë; vota është liri dhe mundësi për normalitet që do të realizohet përmes ndryshimit.

Shqipëria kërkon ndryshim dhe qytetari thërret të tillin; pjesëmarrja masive në zgjedhje është mënyra e vetme demokratike për të jetësuar ndryshimin e shumëpritur; ndyshim mendësie dhe sjelljeje qeverisëse në një Shqipëri ndryshe të së nesërmes;- në Shqipërinë normale të një qeverie normale dhe Kryeministri normal, gjithashtu. Koha për një bashkim të madh për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar  përmes fuqisë së votës është tani! Vota për ndryshim shëron Shqipërinë dhe ndëshkon padrejtësinë keqqeverisëse. 25 Prilli është dita dhe data që fton për një fillim të ri, besim të ri, shpresë të re dhe për ditë më të mira në një Shqipëri ku mundësia e barabartë  është themeli i lirisë. Koha për një shpresë të re dhe ndryshim është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 2 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 2 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 3 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 3 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 6 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 10 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 13 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.