Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:23 Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme, duke theksuar se pjesëmarrja në përplasje të tilla përbën rrezik jo vetëm për personat…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Vullneti për ndryshim është thirrja qytetare për drejtësi shoqërore”

Forum E hënë, 8 Mars 2021 12:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Nga Ardit Gjinali –
Drejtësia shoqërore nuk mund të përmbushet në një demokraci të cënuar nga segmentet e shtet-pushtetit që kërkojnë të instalojnë rendin e një stabiliteti të gënjeshtërt; mbrojtja e demokracisë është angazhimi i përbashkët i mbrujtur me besimin për një Shqipëri të jetueshme dhe të rëndësishme sërish; Shqipëria që fiton shtetin e së drejtës si thelbi i drejtësisë shoqërore që ka në shpirtin e së të njëjtës barazinë përpara mundësive dhe lëshimin e shtetit nga kthetrat e pushtetit. Pushteti nuk mund të përdorë drejtësinë si strehën e rradhës së mbrojtjes dhe justifikimit të pasojave të padrejtësisë mbi të përditshmet e qytetarit të zakonshëm të këtij vendi që nuk mund të pranojë zakonshmërinë e së keqes.
Keqqeverisja thërret në apel ndërgjegjen politike të lëshuar qëllimshëm në mëshirën e munguar të vrangonjve të hordhive uzurpuese që rreken të tjetërsojnë të tillën sjelljen shoqërore përmes pranimit të autokracisë si një normalitet shoqëror; Keqqeverisja thërret -me zë të lartë që kumbon prej të tillës humbëtirë ku ka vërtitur vetveten- moralin e munguar dhe të premtuar; thërret moralin duke folur për drejtësinë e harruar në kulisat e lojës së pushtetit që ka luajtur dramatikisht me të ardhmen e Shqipërisë duke e shndërruar jetën e të tillit qytetar në një subjekt të ankandit politik duke i deformuar vullnetin e shprehur përmes votës së lirë; vullnet i deformuar për të shkurajuar përpjekjen dhe vullnetin qytetar për ndëshkim politik qytetar dhe për ndryshim , gjithashtu.
Jetojmë në humbëtirën qeverisëse të padrejtësisë që ka shkretuar një vend duke mbartur mbi kurrizin e kërrusur nga mëkatet e vazhdueshme një enumeracion humbjesh që e kanë kthyer Shqipërinë në oazin e mundësive të vjedhura, shpresës së rrëmbyer dhe drejtësisë së munguar. Padrejtësia e rrënjosur në secilën sjellje politike dhe në të tillët akte që ekzekutohen në vullnet të plotë të qeverisësve që kanë humbur njerëzoren në skutat e errëta të pangopësisë dhe pandjeshmërisë që ka errësuar shikimin qeverisës; ka humbur arsyen për shkak të braktisjes makabër të misionit të mirë-qeverisjes për të tillin qytetar që është harruar të konsiderohet qënie njerëzore; ka humbur vullnetin për të dëgjuar dhe korrigjuar shumëçka të rrokullisur në dreqnim për shkak të dreqit që ka ngritur krye në trupin qeverisës duke vjedhur ndërgjegjen njerëzore të pushtet-ushtruesve; ndërgjegje e rrëmbyer për të dërguar Shqipërinë në kthetrat e djallëzisë që sundon të tillën në një rend padrejtësie që shkel të drejtën përmes fuqisë së arbitraritetit që shndërrohet në ligj.
Secila humbje shënohet e tillë për Shqipërinë që nuk tjetërsohet dot nga ansambli ndërgjegjie- humbur që nuk mund të pengojë vullnetin për ndryshim; ndryshim për një Shqipëri të ditëve më të mira dhe qeverisjeje me fytyrë njerëzore, një Shqipëri e shpresës dhe një besimi të ri, një Shqipëri ku ligji buron nga e drejta, një Shqipëri normale me një Kryeministër dhe qeveri normale, gjithashtu. Koha që Shqipëria të fitojë përmes një ndryshimi të rëndësishëm është tani! Koha për një bashkim të madh dhe një angazhim të përbashkët për ndryshim përtej ndasive të vogla është tani! Ndëshkimi ndaj keqqeverisjes dhe vullneti qytetar për ndryshim janë shprehja më e lartë e drejtësisë shoqërore. Koha për një shpresë të re për të mbrojtur demokracinë dhe ndalur instalimin e autokracisë është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë….

Mund t'ju interesojë

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 27 minutash
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 2 orësh
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 13 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 27 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 34 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 18 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.