Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 08:39 Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq…. Dje Elisa Spiropali në një status në facebook shkruan ndër të tjera se “Për mua, restoranti është vendi më i papërshtatshëm për të ngrënë.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Xhevdeti iku tani kemi Çukurin

Forum E shtunë, 18 Janar 2020 20:39
Xhevdeti iku tani kemi Çukurin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Levonja –
Nga dje nuk është më mes nesh një nga yjet e kinemasë shqiptare, Xhevdet Ferri. Çfarë nuk u tha, çfarë nuk u shkruajt. Ai zakoni jonë me bulëri kolektive, pikëllim, rrëfime, postulate…, teknikën emrit të shkurtër atë që zakonisht kanë vulën e përhershme të të thirrurit veç miqtë e ngushtë. Çfarë nuk shkruajti deri presidenti, kryeministri, ishët, shefi i opozitës. Bosët e mediave, të industrisë, të dikastereve etj. Çfarë nuk thanë zogat e kronikave me mikrofonin në gojë, vdiq, vdiq, vdiq, po e varrosin, e varrosën, po përcillet për në varrezë. E kemi tmerrësisht të vështirë të themi ndërroi jetë, po ikën në amëshim, po e përcjellin për në banesën e fundit etj., por vdiq, po e varrosin. Kjo është kultura e komunikimit tek ne, nuk ke çfarë i bën. Jemi dorëzuar krejt. Nuk ngeli këmbë robi pa u qaravitur aq sa me të drejtë duket e ditur këtë farsë kolektive, i ndjeri e la me amane që asnjë lloj ceremonie të mos i bëhej. Më kujtohet se e bëri një gjë të tillë edhe i madhi Fatos Sela, në mos gaboj ishte dimri i vitit 2013-të. Por ne nuk vëm mend, asesi.

Nuk lanë gurë pa lujtur televizionet me kronika e intervista, me kujtime, por sikur njëri prej tyre të transmetonte dy filma ku luan Xhevdeti. Sikur një televizion kombëtar a shtetëror të transmetonte një film ku ai bën pjesë. Paralel vlonin kronikat me varrosje, këtej të çante Kzguni, Familja e madhe, Lotë në Detin e zi a ku di unë. Gjëkundi se e shikoje Xhevdetin, herë si Trimi, herë si Gori Koroshi, Sako apo kush tjetër?! Se i ka me shumicë karakteret. Ai është një pasuri kombëtare? Absolutisht po, sidomos për vendin tonë që i zë fill aty tek dera e shekullit të kaluar shkolla e kinematografisë. Por të ashtuquajturit ekrane kombëtare kanë më shumë kohë e hapësira kohe për studiot e idiotëve që thonë punë e madhe se po zbrazet Shqipëria, po vinë plot sirianë, plot irakenë. Hajvanët që kanë rënë në dashuri me Palestinën a konfliktin Palestinë Izrael, hajvanët që i hakërrohen Trumpit përse vrau një terrorist iranian. Nuk kishin pak hapësirë të transmetonin përshembull filmin “Përrallë nga e kaluara”. Kanë alergji nga kinematografia jonë, megjithëse shqyhen bulçish për të ngritur Xhevdetin në qiell. Por nuk e kanë aspak kohën të ritransmetojnë dy a tri filma ku luan.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kemi alergji, madje a mund ta shfarosim çfarë prodhuam nga pas lufta e këtej se, është demode të shohësh një film shqiptar. A mund t’i shembim sa më parë teatrot ku ata lujtën, kinematë etj., çfarë na hynë punë. Kemi Diamante dhe dashuri nga Turqia, kemi Çukurin, Luginën e Ujqërve, kujt i duhet se çfarë krijoi Xhevdeti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dhe a e dini përse? Sepse tek ne, ata që bëjnë politikën e bëjnë për vete, jo për vendin. Ata që bëjnë televizionet i bëjnë për vete, jo për publikun dhe vendin. Ata që bëjnë artin e bëjnë për vete, jo për artin. Ata që a japin mësim, e bëjnë për vete jo për të arsimuar brezat. Ata që bëjnë tregtinë a biznesin, e bëjnë për vete jo për ekonominë.
Ata që ndërtojnë, ndërtojnë për vete jo për njerëzit. Ata që shërojnë, e bëjnë për vete, jo për njerëzit. Ata që predikojnë e bëjnë për vete dhe arkat e objekteve të kultit jo për besimtarët. Njëzetë e katër orë folën për Xhevdetin, por një film nuk e transmetuan. Kur ndërroi jetë Alberto Sordi (shkurt 2003) kanalet italiane u shqyen me filmat e djalit nga lagja Trastevere Romë. Ne në Shqipëri kemi postulatin, pse me filmat e komunizmit do merremi. Megjithatë asaj rruge erdhën ata, erdhi edhe Xhevdeti. Një aset që do ta kish zili edhe Hollywoodi. Por të tillë jemi ne, zhurmëtar ndaj edhe sot qetësia na mbyt me harresë.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Etiketat e lidhura

Fatos SelaIlir Levonja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 4 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 12 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 20 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.