Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:44 Lara Colturi merr kreun e Kupës së Botës, skiatorja shqiptare shkëputet nga rivalet Lara Colturi po kalon një moment fantastik në Kupën e Botës në ski alpine. Fitorja e arritur të shtunën në pistën e Gurgl, në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zyrtari i SHBA: Korrupsioni në Shqipëri është gjithandej dhe fshihet në vendet më pak të dyshimta

Forum E mërkurë, 13 Nëntor 2019 19:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dan Koski (Fjala e të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, në Ceremoninë e Diplomimit të Fakultetit Juridik të Tiranës)

Jam i nderuar që jam me ju sonte. Përgëzime të gjithë të diplomuarve të sotëm në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkura!

Ekziston një traditë të diplomimit amerikan që jam i sigurt se e njihni shumë mirë. Në dorën time po mbaj një fjongo. Fjongo si kjo vendosen në kapelet e të diplomuarve, duke u varur në anën e djathtë të kokës së tyre, gjatë ceremonisë. Në përfundim të ceremonisë, të diplomuarit – të gjithë njëkohësisht – e lëvizin fjongon në anën e majtë të kapeles.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fjongoja mund të duket si zbukurim apo stoli. Por për amerikanët do të thotë shumë më tepër se kaq. Ajo ka një kuptim të thellë, simbolik për ne. Ajo përfaqëson shpresat dhe aspiratat akademike e përmbushura. Ajo simbolizon fillimin e një kapitulli të ri në jetën e të diplomuarit, mbushur plot me premtime dhe potencial të pamatë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por, është veprimi i lëvizjes së fjongos nga e djathta në të majtë që është simboli final i arritjes dhe përmbushjes. Ai tregon që ia dolët mbanë. Që fituat të drejtën të quheni “të diplomuar”. Dhe është në dorën tuaj t’i jepni formë të ardhmes.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Të diplomuar, ndërsa i afroheni çastit kur do të lëvizni fjongot tuaja nga e djathta në të majtë, ju kërkoj të mendoni për këtë pyetje: Cila është e ardhmja që dëshironi të ndërtoni për veten?

Shpresoj ta ndërtoni duke patur në mendje këto tri aspirata:

Së pari, shpresoj të jeni faktorë ndryshimi për forcimin e integritetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Por, dijeni, se puna juaj nuk do jetë e lehtë. Korrupsioni është gjithandej dhe fshihet në vendet më pak të dyshimta. Ju bëj thirrje që të bëheni pjesë e një brezi të ri që kundërshton korrupsionin kudo që ta shihni. Dhe, ju sfidoj që të bëheni të guximshëm. Demaskojeni korrupsionin dhe nxirreni atë në dritë që ta shohin të gjithë. Kthejeni veten në mbrojtës të një sistemi etik drejtësie dhe heronj të atyre që ai u shërben.

Së dyti, shpresoj të përkushtoheni çdo ditë për të nderuar veten, profesionin tuaj dhe bashkëqytetarët tuaj, ndërsa ndihmoni në ndërtimin e një sistemi drejtësie më të mirë për vendin tuaj. Përdoreni optimizmin dhe energjinë tuaj për ta bërë sistemin më të mirë. Rrënjoseni veten tuaj në integritet, nder dhe etikë dhe luftoni për gjithçka që është e drejtë. Ju, kolegët tuaj dhe vendi juaj nuk meritoni asgjë më pak.

Në fund, shpresoj të merrni forcë dhe guxim nga profesionistët e nderuar dhe parimorë përreth jush që kanë nevojë për ju për t’u bashkuar me ta në këtë luftë për të ardhmen e vendit tuaj. Kërkoni partnerë të besuar në ligjzbatim dhe agjenci të tjera për të mbështetur përpjekjet tuaja fisnike. Ata janë atje, duke ju pritur. Dhe dijeni që Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të qëndrojnë me ju për sa kohë ju përkrahni një sistem gjyqësor transparent dhe etik. Mbështetja jonë për atë kauzë dhe për ata që na bashkohen në çuarjen e saj përpara, nuk do të lëkundet kurrë dhe nuk do të dobësohet asnjëherë.

Ju uroj të gjithëve një të ardhme të gjatë dhe të suksesshme dhe ju përgëzoj edhe një herë.

Etiketat e lidhura

Dan Koski
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lara Colturi merr kreun e Kupës së Botës, skiatorja shqiptare shkëputet nga rivalet
Tani

Lara Colturi merr kreun e Kupës së Botës, skiatorja shqiptare shkëputet nga rivalet

Duka flet për Brajan Grudën: Provuam, por zgjedhja e tij ishte Gjermania
Para 7 minutash

Duka flet për Brajan Grudën: Provuam, por zgjedhja e tij ishte Gjermania

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore
Para 10 minutash

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike
Para 13 minutash

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.