Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 11:09 Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund Champions League rikthehet sot, me nëntë takime të vlefshme për raundin e pestë, ku në program janë disa përballje që pritet të dhurojnë emocione…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

30-vjet marrëdhënie diplomatike. Ambasadori Kuko: Të rritet kapital gjerman në Shqipëri

Intervista E mërkurë, 14 Korrik 2021 06:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rritja e pranisë së kapitalit privat gjerman në Shqipëri është një ndër preokupimet tona kryesore, thotë për DW ambasadori i Shqipërisë në Berlin, Artur Kuko.

DW: 1 tetori 2017 shënon 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Kur u rivendosën këto marrëdhënie – ende nuk kishte mbaruar Lufta e Ftohtë, pra flasim për vitin 1987 kur nisën kontaktet e para – situata në Europë ishte krejt ndryshe nga sot. Si kanë evoluar këto marrëdhënie dhe si e vlerësoni ju nivelin e tyre sot?

Rivendosja e marrëdhenieve diplomatike midis Shqipërise dhe RFGJ-së ishte një ngjarje që u prit me emocion të veçantë në Shqipërinë e asaj kohe. Zhvillimet që çuan në ndërrimin e sistemit në Europen Lindore sapo kishin filluar dhe në opinionin tonë publik ky moment u perceptua si pjesë e hapjes timide të vendit me botën dhe si një pikënisje potenciale e reformave aq të shumë pritura.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kam kënaqësinë të konstatoj se marrëdheniet Shqipëri – Gjermani janë zhvilluar në menyre konstante dhe jane rritur progresivisht në aspektin politik. Gjermania i ka qëndruar pranë Shqiperisë në momente të vështira dhe momente të gezuara. Perveç pranisë së investimeve private gjermane, rreth një miliarde euro të taksapaguesve gjermanë janë investuar që prej 1992 në vendin tonë në rrugë, shkolla, spitale e trainime të ndryshme të administratës shqiptare. Gjermania ka qene dhe do të mbetet nje aleat i pazëvendesueshem i ambicjes europiane të Shqipërisë, ashtu siç shoqëroi dhe përkrahu ndër vite udhëtimin shqiptar drejt NATO-s që përfundoi me anëtarësimin tonë ne këtë organizate.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Marrëdheniet aktuale janë të lira nga problemet, konsiderohen të shkelqyera dhe ashtu siç u shpreh së fundi Presidenti gjerman Steinmeier Shqipëria është krenare të jetë “një ndër partnerët më të ngushtë të RFGJ-së në Ballkanin Perendimor”.

DW: Vitet e fundit ka pasur një shkëmbim më intensiv të vizitave reciproke në nivelet e larta politike mes dy vendeve. Përse ky ndryshim dhe cili ka qenë impakti i  shkëmbimeve në këto nivele?

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Të dyja vendet ndajnë vlera dhe synime të përbashkëta sa i përket promovimit të demokracisë, ekonomisë së tregut dhe stabilitetit në kontinentin europian e veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria ka një mundësi të gjerë për të përfituar nga përkrahja e RFGJ-së në të gjitha këto fronte. Shkëmbimi i mendimeve në nivele e fusha të ndryshme i ka shërbyer rritjes dhe intesifikimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

DW: Në cilat fusha është më i spikatur bashkëpunimi bilateral?

Sigurisht që bashkëpunimi është i gjerë dhe mbulon një spektër thuajse 360 gradë që shtrihet në ekonomi, politikë të jashtme, ambient, mbrojtje e çështje ushtarake, arsim, drejtësi, institucionet e zbatimit të ligjit e kështu me radhe.

DW: Investitorët gjermanë duket se janë të rezervuar kundrejt Shqipërisë. Cilat janë arsyet sipas mendimit tuaj?

Rritja e pranisë së kapitalit privat gjerman në Shqipëri është një ndër preokupimet tona kryesore. Një punë më intensive për të bërë të ditura potencialet që ofron Shqiperia për investitoret potenciale e shoqëruar me thjeshtim të procedurave burokratike e fiskale në vend do të ndikojë në këtë drejtim. Ne po punojme me Dhomat e Tregtisë së Landeve për të bërë të njohura potencialet e vendit. E fundit por ndoshta jo më pak e rëndesishmja, reforma e sistemit të drejtesisë në vend do të ndikojë dukshëm në rritjen e investimeve direkte private nga RFGJ-ja në Shqipëri.

DW: Si e shihni ju perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe nën dritën e ndryshimeve pas zgjedhjeve si në Tiranë edhe në Berlin?

Marrëdhëniet bilaterale mbështeten në një terren të shëndetshëm dhe ndajnë vlera themelore të përbashkëta gjë që na bën të jemi besimplotë se e ardhmja do të njohë rritje të mëtejshme të këtyre marrëdhenieve.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund
Para 1 minute

Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS
Para 23 minutash

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS

Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës! Mbi 5 mijë gjoba, bllokohen mjete luksoze
Para 24 minutash

Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës! Mbi 5 mijë gjoba, bllokohen mjete luksoze

Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar Sel Çamin
Para 35 minutash

Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar ...

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 14 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 15 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 12 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.