Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 11:09 Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund Champions League rikthehet sot, me nëntë takime të vlefshme për raundin e pestë, ku në program janë disa përballje që pritet të dhurojnë emocione…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agron Duka: Zgjedhje më të padrejta nuk kemi pasur kurrë

Intervista E premte, 16 Korrik 2021 20:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste:  Reforma zgjedhore nuk duhet të mbetet në duart e dy partive të mëdha

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një intervistë për “Koha Jonë” i cilëson zgjedhjet e  qershorit si më të këqijat që janë zhvilluar në Shqipëri. “Nga përvoja ime politike kam parë mjaft situata të këqija, ka pas mazhoranca që kanë ardhur në pushtet duke u mbështetur tek të fortët dhe kriminelët, por një miksim kaq të fortë sa ai i që po përjetojmë nuk kishte ndodhur kurrë, zgjedhje më të padrejta nuk ka pasur kurrë  në Shqipëri”,- shprehet Duka.

Kreu i  PAA shton se shqetësimet për zgjedhjet i ka parashtruar në takimin që ka pasur me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR-it për analizën e raportit përfundimtar të zgjedhjeve të qershorit. Duke folur për reformën zgjedhore, Duka shton se ajo nuk duhet të lihet në dorë të partive të mëdha.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duka të mërkurën e kaluar zhvilluat një takim me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR-it për analizën e raportit përfundimtar të zgjedhjeve të 25 qershorit. Cili ishte qëndrimi i PAA-së?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste i njoha përfaqësuesit e OSBE-së me atë që ishte këndvështrimi ynë mbi zgjedhjet e 25 qershorit. Normalisht vizioni ynë mbi ecurinë e gjërave ishte krejt tjetër nga ai i pasqyruar nga funksionarët ndërkombëtar. Madje unë pohova në atë mbledhje se ne dhe ata jemi të vetëdijshëm sesi kanë qenë ato zgjedhje, por ajo që na ndanë është mënyra sesi ata e raportojnë situatën.  Raporti i OSBE-së është realisht një version i zbutur i fakteve për të cilat ne kemi qenë dëshmitarë. Nga përvoja ime politike kam parë mjaft situata të këqija, ka pas mazhoranca që kanë ardhur në pushtet duke u mbështetur tek të fortët dhe kriminelët, por një miksim kaq të fortë sa ai i që po përjetojmë nuk kishte ndodhur kurrë, zgjedhje më të padrejta nuk ka pasur kurrë  në Shqipëri.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Përtej zgjedhjeve, për çfarë  biseduat me përfaqësuesit e OSBE?

Ishte rasti më i mirë për ne, përfaqësuesit e partive të vogla, për të folur për reformën zgjedhore, dhe pse mungesa e kësaj reforme,  dhe sesi cilësia e dobët dhe ndëshkuese e këtij kodi elektoral për partitë e vogla na pruri në situatën politike aktuale.  Për ne është e domosdoshme që reforma të jetë gjithëpërfshirëse dhe trasparente, të mos mbetet në dorë të dy partive të mëdha. Kërkojmë element mazhoritar në KodinZzgjedhor, sistemi i emërimeve nga lideri i kandidatëve, kuturu nëpër rrethe, pa lidhje me komunitetin, bllokon jetën demokratike të vendit.

Kërkuam gjithashtu përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje. Numërimi elektronik, është i domosdoshëm pasi të gjithë jemi dëshmitarë me atë që ndodhë me votat e partive të vogla, ato janë plackë lufte për partitë që kontrollojnë sistemin zgjedhor. Ky nuk është vetëm një problem i joni si përfaqësues politik, por i atyre qindra mijëra shqiptarëve që nuk përfaqësohen, jo vetëm për shkak të kodit zgjedhor, por të tjetërsimit të vullnetit të tyre.

Në seancën plenare të së enjtes Erion Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë, nga ngritur shqetësimin për situatën thuajse të falimentuar ku ndodhen bujqit, për shkak të mungesës së rregullatorëve që u lejon tregtarëve të diktojnë çmimet e produkteve bujqësore. Çfarë mendoni për pohimet e z. Braçe? Cila është gjendja reale e bujqësisë?

Shqetësimet që ngriti z. Braçe të enjten nuk janë gjë tjetër veçse ato që Partia Agrare Ambientaliste ka muaj, vite, që denoncon. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë thotë se fermerët ose bujqit nuk sigurojnë as paratë për mbjelljet e sezonit të ardhshëm, ndërsa dy vjet më parë kryeministri  u kërkonte bankave të nivelit të dytë të kreditonin projektet në bujqësi për të cilat sipas tij risku i dështimit ishte shumë i vogël, për të mos thënë inekzistent. Kjo pra është tradhtia e madhe që iu bë bujqësisë në këto katër vite. Jo vetëm që nuk u dhanë fonde, por kërkojnë t’i përfshijnë fermerët në skema që një qytetarë i thjesht i ka të pamundura për t’i kuptuar, duke rritur burokracinë, dhe pakësuar ndihmën ndaj fermerit. Partia Agrare Ambientaliste e ka prioritet rimbursimin e drejtpërdrejtë të fermerit. Sot më vjen mirë që deputeti i mazhorancës flet me këto terma për bujqësinë. Por fatkeqësisht  më duhet të them se 2017 ishte një tjetër vit i dështuar për mbështetjen ndaj këtij sektori, fondet që ishin parashikuar u tërhoqën. Bujqësia pothuajse është harruar.

Duka çfarë i mungon bujqësisë shqiptare për të qenë një sektor konkurrues në vend dhe rajon?

Ajo që i mungon bujqësisë sonë është vullneti për të krijuar  politika të mirëfillta për të. Mungon vullneti për të krijuar mekanizma për  zbatimin e politikave por mbi të gjitha, fatkeqësisht, mungon seriozitet në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet bujqësia. Zonat rurlae janë transformuar në tokë të askujt, dhe hambar votash pë rata që shkojnë aty me çanta me lekë dhe jo për të sjellë një ndryshim real ekonomik.

Nëse kjo mazhorancë, ndihet sadopak përgjegjëse për çdo dështim në këtë degë të rëndësishme të ekonomisë shqiptare, në projekt-buxhetin e 2018, le t’i japin sektorit të bujqësisë atë që i takon. Dyshojë se kjo do të ndodhë, por nëse do të kenë këtë vullnet, do të jem i pari që do të ketë një qasje konstruktive ndaj zhvillimeve pozitive për bujqësinë.

A.S.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund
Para 1 minute

Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS
Para 23 minutash

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS

Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës! Mbi 5 mijë gjoba, bllokohen mjete luksoze
Para 24 minutash

Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës! Mbi 5 mijë gjoba, bllokohen mjete luksoze

Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar Sel Çamin
Para 35 minutash

Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar ...

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 14 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 15 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 12 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.