Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:38 Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit Sot mblidhen deputetët në seancën e parë plenare që pas nisjes së protestave të dhunshme, ndërsa studentët kanë paralajmëruar sërish tubim te Kuvendi. Policia…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ambasadori Melo: Marrëdhëniet Shqipëri–Kroaci, në një fazë të re

Intervista E martë, 18 Nëntor 2014 13:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Cilat janë projektet e ambasadës shqiptare në Kroaci, përsa i përket forcimit të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Kroaci?

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Së pari ju falenderoj për ftesën për intervistë e cila përkon me marrjen e detyrës së Ambasadorit të Shqipërisë në Kroaci dhe vjen në një moment kur marrëdhëniet midis dy vendeve tona mike janë futur në një fazë të re, veçanërisht në drejtim të integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe në drejtim të bashkëpunimit dypalësh dhe atij në rajon.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

21 Tetor 2026, 07:40
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Lidhur me pyetjen tuaj konkrete do të nënvizoja se shqiptarët që jetojnë në Kroaci, janë një urë e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme miqësie midis dy vendeve dhe popujve tanë. Shqiptarët në Kroaci numërojnë rreth 20 mijë persona dhe janë shumë mirë të integruar në jetën kroate. Që me hapjen e Ambasadës shqiptare në Zagreb (1994) të drejtat e tyre kanë qenë një prioritet konstant, detyrim i cili buron nga Kushtetuta e RSH-së dhe që shumë mirë është përcaktuar edhe në programin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Është për tu përshëndetur politika mbështetëse dhe ndihmuese e shtetit kroat në drejtim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar për shqiptarët, si dhe në drejtim të të drejtave të tyre. Ambasada bashkëpunon me të gjitha organizatat shqiptare në Kroaci dhe ky partneritet dinamik konsiston më së shumti në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe vlerave mbarëshqiptare. Po ashtu një aspekt i rëndësishëm është përmirësimi i imazhit të shqiptarëve në Kroaci. Më duhet të theksoj, që në këtë aksion të rëndësishëm shumëdimensional dhe përfshirës ne kemi një bashkëpunim dhe koordinim të qenësishëm me Ambasadën e Republikës së Kosovës, duke u udhëhequr nga interesi mbarëkombëtar dhe duke u mbështetur në Deklaratën për Bashkëpunim dhe Partneritet Strategjik. Kroatët, më së pari dhe më direkt, njohin shqiptarët nëpërmjet kontakteve që ata kanë me shqiptarët që jetojnë në Kroaci. Po ashtu, janë këta shqiptarë që, si pjesë aktive dhe dinjitoze e shoqërisë kroate, jetojnë dhe punojnë tashmë në Bashkimin Evropian. Janë këta që u janë shtuar shqiptarëve që jetojnë në hapësirën e BE-së, duke shërbyer në të njëjtën kohë edhe si shembull frymëzimi dhe nxitjeje për shqiptarët kudo në rajon që aspirojnë të bëhen qytetarë të Bashkimit Evropian.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Cilat janë disa prej projekteve që ka ambasada shqiptare në Kroaci për ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare?

Siç edhe e ceka më lart, drejtimet kryesore janë gjuha, kultura, vlerat mbarëkombëtare. Së bashku me Kosovën ne asistojmë në mbajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe për të rinjtë shqiptarë. Po ashtu, kjo gjeneratë e re është në fokusin e punës sonë, duke patur parasysh që ata do të rriten si evropianë të vërtetë, shqiptarë dinjitozë dhe qytetarë të mirë të Kroacisë. Veçanërisht muaji nëntor është muaji ku mbahen një larmi aktivitetesh me rastin e Ditës së Flamurit, një datë që është simbolike për të gjithë dhe që bashkon shqiptarët e të gjithave trevave për të festuar së bashku. Do të mbahen aktivitete për Nënë Terezën, promovime librash, koncerte me këngë dhe valle popullore, etj. Po ashtu, po punojmë për një riaktivizim të plotë të Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Zagrebit.

Ku konsiston marrëveshja për Partneritet Evropian me Shqipërinë që pritet të miratojë parlamenti kroat ?

Marrëveshja e Partneritetit u nënshkrua nga Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati gjatë vizitës zyrtare në Zagreb (prill 2014). Ajo ka një rëndësi sa politike aq edhe praktike, sepse përcakton të gjitha modalitetet se si do të konturohet bashkëpunimi Shqipëri-Koraci në kuadër të procesit të integrimit. Marrëveshja synon forcimin e vlerave evropiane në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, si dhe rajonal, duke fuqizuar stabilitetin në rajonin tonë. Ajo parashikon krijimin e një Komisioni të Përbashkët, puna e të cilit do të përqendrohet në drejtim të shkëmbimit të eksperiencës, përafrimin e legjislacionit, ndërtimin e kapaciteteve administrative, informimin e publikut, projekte të përbashkëta, etj. Kroacia, si një vend i rëndësishëm i rajonit, ofron për vendin tonë një eksperiencë unike në drejtim të negociatave për anëtarësim, por edhe në drejtim të thithjes sa më të mirë dhe të plotë të fondeve, qoftë në kuadër të programeve IPA apo të Strategjisë së Makrorajonit Adriatiko-Jonian.

Cilat janë disa prej projekteve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kroacisë, sa i takon bashkëpunimit rajonal, ekonomik etj.

Për ne Kroacia është një partner i rëndësishëm rajonal, me të cilin ndajmë interesa strategjike të njëjta, si dhe interesa gjeo-ekonomike komplementare. Kroacia është një vend anëtar i NATO-s dhe BE-së me një qasje të qartë dhe direkte rajonale. Duke konsideruar se Kroacia do të jetë zëri i rajonit tonë në Bruksel, roli i saj është unik dhe i pazëvendësueshëm. Gjithë rajoni aspiron anëtarësimin në BE dhe Kroacia, siç e ka nënvizuar edhe Kryeministri Rama, “… është një pikë referimi … një shembull frymëzues … një partner në rajon, me të cilin ne duam t’i forcojmë sa më shumë lidhjet…”. Shqipëria dhe Kroacia janë përfshirë në dy projekte me rëndësi strategjike për vendin tonë dhe për zhvillimin e gjithë rajonit dhe këto janë gazsjellësi Adriatiko-Jonian (IAP) dhe Korridori Blu (autostrada që përshkron Kroacinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë). Sa i takon bashkëpunimit në nivel dypalësh është për tu shënuar se ka një rritje inkurajuese të shkëmbimeve tregtare dhe atyre ekonomike në përgjithësi. Ndërkohë që kompani kroate dhe shqiptare po angazhohen për investime të përbashkëta në Shqipëri dhe së shpejti mund të kemi hapjen e një ndërmarrjeje kroate në Shqipëri, e cila zhvendos prodhimin e saj nga Kroacia në vendin tonë.

Ku konsiston ndihma që Kroacia i ofron Shqipërisë, sa i takon integrimit të vendit në BE, duke qenë se kroatët janë një shembull për t’u ndjekur sa i përket integrimit në BE?

Në radhë të parë mbështetja e Kroacisë është e rëndësishme në aspektin politik, sepse mbështet plotësisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe shembulli më i afërt është mbështetja për marrjen e statusit të vendit kandidat. Po ashtu, Kroacia është një zë i fuqishëm pro zgjerimit në Bruksel, në mbështetje të aspiratave të vendit tonë dhe gjithë rajonit. Ndihma dhe asistenca kroate do të jetë e larmishme dhe e drejtuar në shumë fusha, duke u shtrirë edhe në bashkëpunimin midis ministrive respektive të linjës. Ky bashkëpunim do jetësohet nëpërmjet konsultimeve diplomatike dhe më gjerë, aktiviteteve të përbashkëta, vizitave studimore dhe kurseve të trajnimit, shkëmbimeve në të gjitha nivelet e administratës dhe më e rëndësishmja nëpërmjet projekteve të përbashëta, me pikësynim kryesor thithjen e fondeve të Bashkimit Evropian. Vetëm para pak ditësh është inaguruar Qendra e Ekselencës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila ka qenë një praktikë mjaft e sukseshme në Kroaci.

ATSH

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit
Para 7 minutash

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë ins...

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus
Para 12 minutash

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s
Para 13 minutash

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 22 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.