Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 08:02 Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nuk e ka miratuar dërgesën e 60 raketave interceptuese për sistemet Patriot në Ukrainë, raporton Financial Times. Zelenskyy…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fatmir Hasani: ”Për Vuçiçin është i hidhur pranimi i Kosovës, por ai është i pashmangshëm”

Intervista E diel, 26 Shtator 2021 07:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistë me z. Fatmir Hasani,  Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik në Parlamentin e Serbisë.

“Sytë e gjithë shqiptarëve janë nga Tirana…”. Me një pohim të tillë shprehet gjatë një interviste të posaçme për “Argumentum.al” deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, z. Fatmir Hasani, nga Lugina e Preshevës. Duke shtuar se gjithsesi, “bashkimi kombëtar me Shqipërinë kërkon akoma punë…”. Por ai shprehet në të njejtën kohë edhe skeptik në lidhje me raportet aktuale me Shqipërinë.

Sipas tij, Tirana zyrtare ende nuk ka bërë asgjë për Luginën e Preshevës. Edhe pse kanëkaluar dy vjet nga premtimet që u bënë gjatë takimit Rama-Vuçiç në Tiranë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në fund, i pyetur mbi idene e shkëmbimeve të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ai shprehet i qendrimit se varianti i publikuar është fabrikuar në Amerikë por nuk është e thënë se do zbatohet…

Intervistoi: Marjana Doda

-Kosova po kalon një proces delikat dhe vendimtar për  të ardhmen e saj sic është dialogu me Serbine dhe normalizimi i marrëdhenive ndërmejt dy vendeve  . Përse Lugina  e Presheves nuk ka një përfaqesues në grupin negociator  në dialogun Beograd-Kosove , për sa kohë pjesë e kësaj marrëveshje është  edhe Lugina e Preshevës?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Eshtë e  vërtetë se Kosova po kalon një proces të vështirë para ngritjes së statusit të Kosovës në nivelin e duhur para faktorit ndërkombëtar. Dhe marrëveshja mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosoves pa përfaqësues nga Lugina nuk mund të jete e frytshme. Është faji i Kosovës që gjer më tani nuk kemi qenë pjesë e marrëveshjeve të mëparshme.Tani këtë anashkalim të Luginës se Preshevës gjatë të së kaluarës e paguan Lugina dhe shqiptaria sepse ne do të kemi vështirësi për të vendosur  reciprocitet , për tu faktorizuar dhe barazuar përafërsisht me serbët e Kosovës.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

-Bashkëngjitja e Lugines me  Kosovës,  mendoni se është një marrëveshje e pranueshme që sjell paqe të qëndrueshme midis Prishtinës dhe Beogradit “, kur ndërkombëtaret  e shikojnë të rrezikshëm krijimin e shteteve  etnikisht të pastra?

Tokat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës quhen toka shqiptare dhe për toka gjithëherë është luftuar dhe derdhë gjak. Ne jemi jetima, të ngratë gjithnjë në pritje të kohërave më të mira dhe gjithnjë kemi qenë të ndëgjueshëm ndaj institucioneve shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri. Ne ishim servis i përgatitjeve për ndonjë marrëveshje eventuale të qëndrueshme në mes Serbisë dhe Kosoves. Ne e dëshirojmë bashkangjitjen sepse e kemi edhe referendumin e 1 dhe 2 marsit të 1992 –tës për bashkangjitje me Kosovën.

Por ne nuk jemi dakord që ta cenojmë as 01% integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Për vendimet e mëdha është kuvendi i Kosovës. Ne mund të qëndrojmë edhe këtu  ku jemi, por le të vejnë reciprocitet e jo siç është rasti që lista Serbska  ka 3 ministri në qeverinë e Kosovës kurse ne  nuk kemi as 1% të një ministrie në qeverinë e Serbisë.

SHBA dhe BE së bashku me Rusinë mund ta pranojnë një korrigjim të kufijve por tek e fundit  nuk jemi ne që vendosim.

-A mendoni se  trinomi Rama, Vuçiç, , Thaçi   për shkëmbim territoresh ka  sjelle një ndasi mes shqiptarëve këtej dhe matanë kufirit, dhe cili është qëndrimi juaj karshi Tiranës zyrtare dhe çfarë pritshmërish keni ndaj saj?

Nuk ka trinom Rama , Vuçiç, Thaçi ai u krijua nga mediat, kundërshtarët partiak dhe analistët që janë të bollshëm . Çfarë mentaliteti kemi ne, nuk mbeti asnjë shqiptar pa u njollos. Ai është variant që është përpunuar në Amerikë por nuk do të thotë se duhet të aplikohet. Sepse shtrohet pyetja a do Kosova ti ketë serbet brenda që do ti sjellin gjithnjë probleme Kosovës ?  Ata po kërkojnë kuvend dy dhomësh ,duan  të jenë element konstituiv i shtetit etj, duan shumëçka.  Rahatia për dy palet është ” secili me të vetin “. Por për këtë vendosin të fortit.

Tirana zyrtare ka vepruar mirë sepse i ka qëndruar afër situatës ,sepse as Thaçi e as Rama nuk marrin vendime me  kokë të vet. Megjithatë ,  këtu Tirana zyrtare ka ngecë në raport me shqiptarët e Luginës sepse kaluan 2 vite nga takimi Rama Vuçiq në Beograd dhe Nish e ne nuk u thirrëm në Tiranë.  Ne po presim më tepër nga Tirana . Unë sot e kam dorëzuar listën me 12 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Serbisë për formimin e grupit miqtë e Shqipërisë.  Dhe do të filloj një bashkëpunim më i madh.

-Po nga Shkupi , tani që faktori shqiptarë po jeton një realitet të ri, a keni ndonjë pritishmëri ?

Shkupi aktualisht pas zhvillimeve të fundit është mirë , vetëm le të vazhdojnë ashtu. Prej tyre nuk kërkojmë asgjë sepse nuk kanë mundësi.

-Cili është qëndrimi juaj për taksen 100% e Kosovës ndaj Serbisë dhe a ka ndikuar kjo për shqiptaret e Kosoves në Luginë?

Taksa prej 100% ma vonë do ta tregoje vlersimin real. Kosova do të ketë shumë ma pak të hyra nga dogana e mallrave serbe. Gati i gjithë malli serb prap gjendet në Kosovë me çmime të njëjta sepse hynë rrugëve ilegale. Neve në Luginë fare nuk na ka ndihmuar kjo , po ashtu as qëllimi i duhur nuk është arritur sepse malli serb është prezent . Unë bleva tel të rrymes që është prodhuar me 18 prill me të njejtin çmim, bleva biber me të njejtin çmim.

-Që nga dhjetori  i vitit të kaluar kritikë të qeverisë dhe parti opozitare protestojnë në mënyrë të përjavshme kundër politikës së Vuçiçit, po partitë shqiptare a i janë bashkengjitur këtyre protestave?

Po mbahen protestat e përjavshme në shumë qytete por jo të gjithë opozitës. Opozita nuk është e bashkuar dhe kështu nuk po arrijnë të grumbullojnë masë të nevojshme. Kjo masë nuk mund të ndryshoj asgjë. Vuçiç momentalisht është mjaft i fortë , sot i mori 145 vota për programin mbi Kosovën dhe shpesh gjatë votimeve merr përafërsisht aq vota nga 250 sa i ka kuvendi Serb.

– Me dt 27 Maj  Presidenti Vuçiç lexoi raportin  për Kosoven  në një séance të posacme parlamentare . Por  opozita e cila prej kohësh proteston në rruge,  ka bojkotuar  duke e  quajtur kete seance një teater. Cila ishte atmosfera  në parlament dhe si u prit ky raport per Kosoven?

Vuçiç në sallën e kuvendit u prit me duartrokitje të gjata dhe me ngritje në këmbë , ishin afer 170 deputet dhe plot diplomatë e gazetarë në katin e dytë në ballkone.  Ndërsa opozita në hyrje ishin me transparete dhe thërrisnin se po e shet Kosovën etj.

-Si e komentoni ju  fjalen e Vuçiçit para parlamentit  kur tha  se është koha që të zgjidhet midis “gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur”,a është kjo e vertetë e hidhur për Vuçiç njohja e Kosovës si shtet i -pavarur?

Për Vuçiçin është mjaft vështirë ti  bëjë gjithë këto veprime por sigurisht që i ka premtu faktorit ndërkombëtar që ka me kry problemin e Kosovës. Ai kishte një gjuhë më të butë dhe shpesh përmendte fjalën “marrëveshje për stabilizim të marrëdhënieve me Kosovën”. Është e vërtetë që për Vuçiçin është më e hidhur pranimi i Kosovës por kjo është bërë nje realitet i pashmangshëm.

-Thaçi nga Kukësi teksa foli për idene e një bashkimi të ardhshëm mes shqipërisë dhe Kosovës permendi dhe Bujanovcin,Medvegjen,Presheven etj. Si e komentoni ju një projekt të tillë dhe  a do ta gjenit veten në një realizim të mundshëm të tij?

Unë nuk po i kuptoj në thellësi deklaratat e presidentit Thaçi . Neve po na vjen mirë që po përmendet Presheva ,Medvegja e Bujanoci. Megjithatë  Bashkimi Kombëtar kërkon akoma punë ,të shohim si po zhvillohen më tutje punët.

-Përmendja e “Bashkimit Kombëtar” apo “Shqipëria e Madhe” po e bën skeptike Europen .  Në pikëpamjen tuaj cila është e ardhmja e Shqiptarëve  ?

Shqipëria po ecën mirë dhe duhet të ketë kujdes me Europën. Turizmi është fabrika ma e madhe në Shqipëri dhe shpresa që nuk shuhet. Ajo ka resurse dhe krah pune të lirë. Sytë e gjithë Shqiptarëve janë nga Tirana. Shqipëria duhet të jetë mjaft stabile.  Stabiliteti i saj është edhe përparimi i gjithë shqiptarëve.

argumentum.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave
Para 1 ore

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi
Para 1 ore

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 1 ore

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë
Para 1 ore

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 12 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 13 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 10 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 10 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.