Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 11:19 Sot gjyqi në GJKKO, Veliaj deklaratë: S’vij dot se kam këmbën e thyer Sot mbahet gjyqi në GJKKO për Erion Veliajn. Në  GJKKO është lexuar deklarata e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ish-ministri francez i Kulturës: Si e njoh unë Edi Ramën dhe Shqipërinë

Intervista E hënë, 24 Maj 2021 10:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-ministri francez i Kulturës, Frederic Mitterrand, ndodhet në Tiranë si i ftuar special në Konferencën Shkencore “Kujtesa dhe letërsia”, që organizohet nga Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënieve në UET në kuadër të Ditëve Letrare të Razmës dhe për çmimin Kadare. Me këtë rast ai ka dhënë një intervistë për “Mapo”, ku ndër të tjera flet edhe për kryeministrin Edi Rama. Në Shqipëri kemi kryeministrin Edi Rama, shumë të dhënë pas këtij lloj komunikimi. E njihni ndoshta, është artist.

E kam njohur Edi Ramën kur ishte student në Paris dhe që prej atëherë kam me të një marrëdhënie miqësore. Nuk jemi të afërt por besoj se më ka përzemër dhe unë e admiroj jashtëzakonisht. Besoj se është i jashtëzakonshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si artist, apo si politikan?

Si artist është tej mase interesant. Ka patur ndër të tjera një ekspozitë në New York, Galerinë Goodman, që është një nga galeritë më të mira. Por ka qenë gjatë periudhës që ka qenë kryeministër, ka patur shumë debat për këtë në Tiranë…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por Galeria Goodman nuk e zgjodhi sepse ishte kryeministër, nuk i intereson kjo gjë. Nuk është ky problemi. Ajo ka zgjedhur një artist. Ai është një personalitet i fortë dhe është e qartë që do të kritikohet gjithmonë dhe këto kritika do të jenë në përmasat e personit të tij. Por po shikoja përsëri në mëngjes në TV, Trump me një sërë kryeministrash dhe Rama dallohej jo për shkak të gjatësisë së tij, por thjesht prej personalitetit të tij. Mundohem të jem neutral, por nuk mund të shmang, habinë nga personaliteti i këtij njeriu. Nuk e njoh aq mirë politikën shqiptare, por ajo që unë konstatoj është se Shqipëria kishte një reputacion shumë të keq për 15 vjet. Monarkinë askush nuk e njihte, diktatura e Enver Hoxhës ishte e tmerrshme, më pas nuk e kuptuam se çfarë ndodhi, më pas pati probleme me refugjatët. Dhe prej disa vitesh ky imazh, ndryshon në mënyrë pozitive dhe me shumë forcë. Imazhi i Shqipërisë së sotme nuk është aspak imazhi i dikurshëm. Reputacioni i Shqipërisë ka ndryshuar krejtësisht.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Pra po sugjeroni që është një meritë apo një rrjedhojë e Ramës?

Jo vetëm kjo, mendoj se e vetmja dritë që mund të kishim nga Shqipëria, ishte vepra e Ismail Kadaresë, që krijonte të vetmen dritë që mund të kishim për Shqipërinë. Ishte interesante gjithashtu sepse më në fund tregonte se imazhet negative ishin ndoshta të rreme. Ishin shumë të forma, por ndoshta dhe të rreme, sepse si ishte e mundur që ky vend të kishte këtë imazh negative dhe të kishte krijuar një njeri kaq të jashtëzakonshëm. Por tani shumë vite më pas, figura e Kadaresë është po aq e fortë, por imazhi i Shqipërisë në vetvete është shumë herë më i mirë. Ka gjithashtu diçka që është shumë e rëndësishme, janë artistët shqiptarë apo me origjinë shqiptare që punojnë në Perëndim prej kohësh, p.sh. koreografi më i madh francez sot, Angjelin Perljocaj, është shqiptar. Pra ka një shumësi rrjetesh dhe arsyesh që shpjegojnë që imazhi i Shqipërisë është duke ndryshuar shumë shpejt në mënyrë pozitive. Ndoshta mund të çuditeni nga kjo që po ju them, por kjo është ajo çka mendoj.

Ju keni bërë edhe emisione televizive, dokumentarë, ka qenë diku subjekt, edhe Shqipëria?

Kam bërë disa gjëra për Shqipërinë kur kisha programet e mia në TV. Kam bërë një program mbi kinemanë shqiptare të periudhës së Enverit. Dhe njerëzit ishin shumë të surprizuar, nuk doja të krijoja polemika, doja të tregoja filmat dhe aktorët.

Të surprizuar përse?

Nuk dinim asgjë për Shqipërinë. Në Paris ishte Ambasada e Shqipërisë që ishte një shtëpizë e vogël, tërësisht e mbyllur, e tmerrshme. Nuk dinim hiçgjë për Shqipërinë dhe çdo herë që kishte një imazh pozitiv për të, ishte surprizë. Por në fund të fundit kishte kaq gjëra të tjera, sa në Francë, ne mund të jetonim edhe pa Shqipërinë. Pra është shumë e komplikuar. Më pas prodhuam filmin bazuar mbi “Prillin e thyer” të Kadaresë, doja ta xhiroja në Shqipëri, por ishte e pamundur dhe e xhiruam në Korsikë. Më pas jam interesuar shumë për Shqipërinë dhe sapo kam bërë një film mbi Geraldinën që do të shfaqet te kanali “Arte” për tre muaj dhe është një film që zgjat 1 orë. Flet për Geraldinën dhe periudhën midis 2 luftërave dhe titullohet pak si një përrallë “Trëndafili i Tiranës”. Është shumë i bukur dhe jam shumë i lumtur, ka shumë imazhe nga të gjitha nga arkivat.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sot gjyqi në GJKKO, Veliaj deklaratë: S’vij dot se kam këmbën e thyer
Para 3 minutash

Sot gjyqi në GJKKO, Veliaj deklaratë: S’vij dot se kam këmbën e thyer

Shpërthim bërthamor në hapësirë: çfarë rrezikojnë satelitët
Para 9 minutash

Shpërthim bërthamor në hapësirë: çfarë rrezikojnë satelitët

Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund
Para 13 minutash

Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS
Para 35 minutash

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 14 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 16 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 13 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.