Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kërpaçi: Buxheti i 2019-ës nuk krijon asnjë vend pune për rininë

Intervista E martë, 14 Shtator 2021 16:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit ”7 pa 5” në Vizion plus, ku trajtoi problematikat që të rinjtë sot hasin çdo ditë e më shumë. Kërpaçi theksoi se sot 79% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria si pasojë e papunësisë dhe jo mirëqenies në Shqipëri, pamundësive, padrejtësive dhe krijimit të një sistemi të antivlerave. Për sa i përket buxhetit të 2019-ës, Kërpaçi nënvizon: “Problemi real zgjidhet me buxhet. Buxheti i vitit 2019 nuk hap vende të reja pune për të rinjtë, por është buxheti më skandaloz që mund të ketë ndonjëherë Shqipëria. Nuk ka politika sociale për të ndihmuar të rinjtë që duan të krijojnë një familje, që duan të nisin një jetë më vete”.

 Intervista e plotë e deputetes së LSI, Floida Kërpaçi

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Kemi diskutuar herë pas here për problematikat e të rinjve dhe e di që në këtë pjesë keni shumë për të folur në fakt.

Kemi shumë për të folur sepse e para ne jemi përfaqësues të të rinjve, secili me përgjegjësitë që ka marrë për të qenë zëri i të rinjve.  E dyta, të flasësh për problemet e të rinjve, pa diskutim që është shumë e thjeshtë për të folur se ne jemi të rinj dhe përballemi çdo ditë me problemet që ata kanë dhe mund të themi lehtësisht se çfarë ndodh me vështirësitë që kanë në auditorët e shkollës, pamundësitë, mosbesimi te matura shtetërore, te punësimi që është jashtëzakonisht i pamundur.

Gjithashtu edhe fakti që 80% e të rinjve mbarojnë një shkollë të lartë dhe profili i tyre nuk përshtatet me punën që bëjnë dhe pastaj për të shkuar dhe me rezultatin që ka nxjerrë dhe Gallup-i, që 79% e të rinjve si pasojë e papunësisë dhe jo mirëqenies në Shqipëri, pamundësi, padrejtësive dhe krijimit të një sistemi të antivlerave, ku shohin veten që ai që është i ri, i talentuar, ekselentë , që lufton kaq shumë 12 vite, në fund shikon që padrejtësi ndodhin dhe nuk mund të vlerësohet ai, por vlerësohet dikush që është i lidhur me qeverinë, ka dy apo tre kontakte apo tenton të jetë kriminel, të shesë drogë apo të bëjë gjëra të tjera që të marrë përfitime të shpejta dhe në fund të ditës dorëzohet. Është ajo pasoja që e kemi thënë  gjithmonë që vërejmë depresion social tek të rinjtë.

Janë të pamotivuar, të deprimuar, e ndjejnë veten sikur nuk do ecin më. Këto pasoja i detyrojnë që të largohen. Në të gjithë këtë situatë na duhet të kuptojmë që zgjidhja është me një alternativë që nuk  i mbështet të rinjtë me propagandë dhe show që ne i duam të rinjtë dhe dëgjo se po bëjmë një fushatë anëtarësimesh  dhe për këtë fushatë anëtarësimesh kemi kohë për ta bërë, por ama për tu përballur me faktin se ku janë të rinjtë dhe se çfarë duhet të bëjmë për të rinjtë, nuk kemi kohë.

Problemi real zgjidhet me buxhet. Buxheti i vitit 2019 nuk hap vende të reja pune për të rinjtë, por është buxheti më skandaloz që mund të ketë ndonjëherë Shqipëria. Nuk ka politika sociale për të ndihmuar të rinjtë që duan të krijojnë një familje, që duan të nisin një jetë më vete apo të diskutosh çifte të reja që duan të krijojnë jetën, mendojnë dhe thonë që nuk do bëjmë më shumë se një fëmijë sepse është e pamundur për të përballuar jetesën. Politika është për t`i dhënë mirëqenie familjes për të pasur paga më të mira dhe të ketë standarde më të larta në jetesën në familje. Atëherë, ai krijon sigurinë dhe bindjen që të marrë përgjegjësi sepse patjetër që familja është përgjegjësi e madhe për tu marrë.

Floida, ti vazhdon ende studimet për Mjekësi në Shqipëri. Ti je një nga ato të rejat që je shumë e angazhuar. E mendon të largohesh nga Shqipëria?

Nuk e kam menduar asnjëherë të largohem nga Shqipëria. Jam vajza e vogël e familjes dhe motrën dhe vëllanë i kam pasur jashtë Shqipërie me studime. Krijuan jetën e tyre dhe vazhduan dhe unë mora guximin që duke qenë se edhe prindërit kur unë kam qenë e vogël thonin që ty të kemi bërë për pleqëri, kisha atë dashurinë  madhe për të qëndruar me prindërit dhe për të mos i lënë vetëm në Shqipëri sepse e kuptova dhe dashurinë dhe mallin që ata kishin për vëllanë dhe motrën se sa e vështirë ishte që t`i takonim, kështu që për periudhën kur kam qenë maturante vendosa që studimet do t`i ndiqja në mjekësi dhe më shumë dashuri.

Sot e kësaj dite, nuk dua që të shkoj jashtë shtetit por dua që të bëhemi sa më shumë të rinj he të reja që me këto pasione që ne kemi, pavarësisht bindjeve politike që kemi se në këtë moment kur një kambanë alarmi është shumë e madhe për vendin tonë, nuk është e rëndësishme jemi të majtë, të djathtë apo të qendrës, por po flasim për të ardhmen e vendit.

Të rinjtë janë e ardhmja. Në momentin që të gjithë të rinjtë po ikin, ka një problem shumë të madh. Ajo për të cilën ne duhet të luftojmë është rikthimi i shpresës së të rinjve. Më thuaj ti mua se çfarë duhet t`i them unë një studenteje të Universitetit të mjekësisë, që po mbaron për infermieri, pse duhet të qëndrojë në Shqipëri. Problemi është që në të gjitha debatet që ne bëjmë, ata thonë që ne do ikim në  Gjermani, po mësoj gjermanishten se unë do marr 3 apo 4 mijë euro andej, do marrim familjarët, kemi mundësi.

Pra, është çështje sigurie dhe për të pasur një të ardhme më të mirë. Besoj çdo i ri ka synimet e tij që të mbarojë maturën, të fitojë shkollën që do, por nuk synim njeri që të mbarojë juridikun dhe të punojë kamarier, ama nuk duhet të kemi edhe synimin që të mbaroje juridikun dhe drejtpërdrejtë të kapërcejë në një nivel të lart, por ama të ketë etapa të karrierës dhe të ketë edhe rritje rroge.

Ju flisni për të rinj që punojnë që përpiqen, por ndoshta duhet ta ngrini zërin më shumë, ne kemi parë që historia në Shqipëri ka treguar që të rinjtë janë ata të cilët kanë sjellë ndryshimin, ndoshta duhet të jeni më të ashpër, ju jeni përfaqësues të forcave politike dhe ndonjëherë dhe kauzat më të mëdha ngrihen nga partitë politike, por ndoshta duhet të jenë të rinjtë që të ngrihen edhe vetë, të organizohen edhe vetë nëse ka diçka që i shqetëson, kemi parë iniciativa siç janë ato të reformës në arsim. Apo ka dhe nuk i japim vëmendje

E para njëherë duhet ti japim vëmendjen maksimale çdo të riu, sepse çdo i ri ka të drejtën për të protestuar, por ndodh që jetojmë në një realitet që i riu shikon faktin se si kjo qeveri i intimidon qytetarin, se si intimidon një grua, se si intimidon një të ri, pse ai proteston dhunohet apo arrestohet, ata që burgosen nuk duhet të jenë ata që protestojnë si në rastin e Unazës së Re, por duhet të jetë krimineli që shkel ligjin, nga gjithë kjo situatë ajo që vëmë re është se ka një mungesë shprese tek institucionet shtetërore, një mungesë shpresë tek të rinjtë që thonë se këtu nuk ka shtet, këtu nuk funksionon, çfarë do lloj gjëje që ne do të bëjmë ne nuk na marrin parasysh sepse kemi kuptuar që i përçmon të rinjtë, nuk i do të rinjtë.

Ne çfarë duhet të bëjmë, detyra jonë është e menjëhershëm, është shumë emergjente, për të takuar çdo të ri, e kam thënë gjithmonë përtej ndasive tona sepse po flasim këtu për një kauzë që është shumë madhore, rreth 79% e të rinjve duan të ikin dhe asnjë nuk po flet, unë i kam parë edhe në parlament asnjëri nuk flet për të rinjtë. Kur flasim për nënkomisonet parlamentare, për buxhetin për rininë, asnjërit nuk i intereson që të thotë se çfarë problemi ka, buxheti për rininë që është i inkorporuar në buxhetin e arsimit sepse nuk një buxhet më vete për rininë, që të jete zë është 0.01%.

Prandaj drejtoresha e rinisë nuk ka denjuar të vijë, se çfarë do të thotë që i kemi dhënë rinisë 0.01%. Sipas studimit të CRCA i kalkuluar dhe i treguar, i bie që shteti i jep rinisë 2.8 euro në vit. I thotë të riut, hajde se të kam dhënë një kafe, është qesharake. Këtë klimë të krijuar në Shqipëri ka pasiguri ekonomike, ka pasiguri për të gjetur një vend pune, pasiguri sociale pa diskutim dhe në të gjitha kushtet, në të çuar në një depresion tek të rinjtë që ndoshta nuk e kuptojnë sot, por do jetë një pasojë menjëhershme. Po shohim pasojën emergjente që të rinjtë tani po ikin po studiojnë që në gjimnaz, për të qenë ekselentë në gjermanisht, në anglisht, në frëngjisht dhe në shumë gjuhë të tjera.

Jemi në pjesën e fundit të emisionit, është pjesa ku dua ti vendos theksin më shumë, pse duan të ikin nga Shqipëria e dimë të gjithë, por pse duhet të qëndrojnë të rinjtë në Shqipëri.

E para, njëherë se ne jemi shqiptar dhe të gjithë e duam Shqipërinë, të gjithë kemi familjet tona, duam të ndërtojmë të ardhmen tonë, nuk besoj që një i ri e ka të lehtë të shkojë të jetojë jashtë se sa në Shqipëri. E dyta një i ri duhet të qëndrojë në Shqipëri sepse te gjitha këto probleme që thamë, nuk zgjidhen nëse nuk qëndrojmë këtu, nëse nuk bëhemi bashkë, nëse nuk punojmë me dashuri dhe me një vizion të qartë për ta çuar Shqipërinë përpara, drejt integrimin europian. Atëherë Shqipëria e ka të zorshme rrugën me këta njerëz që punojnë me një grup njerëzish të cilët nuk punojnë me një vizion afatgjatë që jep barazi për qytetarët dhe mirëqenie për të të gjithë. Për të bërë një Shqipëri më të mirë dhe për të ndryshuar realitetin se si familjet tona po jetojnë sot në një pamundësi ekonomike, për të pasur një jetë më të mirë të rinjtë jo vetëm nuk duhet të qëndrojnë këtu, por duhet të luftojnë të angazhohen dhe të gjithë bashkë të bëhemi kundër një qeverisjeje që i përçmon të rinjtë, i përçmon familjen dhe përçmon shtetin shqiptar.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 6 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 7 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 7 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 10 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 6 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 11 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 7 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 14 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 11 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 10 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 16 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.