Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.5…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mesila Doda: Rama ka mbjellë vdekje e faliment, vaksinat kineze e ruse t’i merrte më parë

Intervista E premte, 2 Prill 2021 21:12
Mesila Doda: Rama ka mbjellë vdekje e faliment, vaksinat kineze e ruse t’i merrte më parë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mesila Doda, kandidatja e 12-të në qarkun e Tiranës për deputete në listat e PD-Aleanca për Ndryshim, ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin Top Talk të drejtuar nga Denis Dyrnjaja.

Në këtë kohë të nxehtë fushate, ajo ka kritikuar kryeministrin Edi Rama duke theksuar se ai ka mbjellë vdekje e falimentim me menaxhimin e pandemisë së COVID-19.

Ajo theksoi se në periudhën e karantinës, ku shumica e bizneseve u mbyllën, kryeministri kërkoi pagimin e taksave nga pronarët.

Doda nuk la pa përmendur edhe menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë Rama, duke theksuar se vaksinat i mori në periudhë fushate dhe se deri tani nuk është vaksinuar as edhe 1% e popullsisë.

“Ai është një kryeministër që nuk del me bilancin e punës së tij por del duke fyer këdo që i del përpara”, tha Doda.

Denis Dyrnjaja: Më lejo të bëj një ndërhyrje rindërtimi, vaksinimi reforma në drejtësi.

Mesila Doda: Në të tre këto fusha është një dështim i madh megjithëse shumë herë përpiqet që ta sjellë para shqiptarëve sikur është një fitore e madhe. Është një deklaratë kriminale, pa mua nuk do të ketë vaksina, po i kërcënon shqiptarët me jetë. Ose më jepni votën ose do të gjeni vdekjen, s’kam parë ndonjëherë më deklaratë skandaloze të një kryeministri. Nuk ka asnjë që mund të lëshojë një deklaratë të tillë. Në momentin që opozita shqiptare fillon qeverisjen të jeni të sigurt që do të jenë të gjitha fazat në përballimin e pandemisë, vaksinimin,  investime në shëndetësi, reformë shëndetësore, spitale që funksionojnë dhe barnat që nevojiten.

Denis Dyrnjaja: Juve po thoni që do të keni këto, ndërkohë Rama thotë që kur e morëm pushtetin nuk gjetëm asgjë në spitale.

Mesila Doda: Në mesin e pandemisë jemi të gjithë dëshmitarë se si fillonin tenderat sekretë,  se si u mbyllëm kur ishim me 5 raste në ditë e u hapëm me 1 mijë raste në ditë. Nëse e mbani mend u mbyllën zyrat me 2 3 persona e u mbajtën hapur fasoneritë. Ndihma që u dha ishte pothuajse 0. Gjatë fushatës jemi takuar me shumë biznesmenë. Ata më tregonin që ishin të mbyllur e tatimet u kërkonin të paguanin. Më trego njërin që nuk ka thënë që tatimet nuk u kanë për të paguar. Edhe kryeministri ka thënë që taksat do t’i paguajnë. Nuk ka nevojë që të vijë njeri tek dera se e ke detyrimin të shkruar.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Denis Dyrnjaja: Juve ia njihni këtë vlerë e kontribut kryeministrit që siguroi vaksinat?

Mesila Doda: Unë nuk i njoh asnjë kontribut kryeministrit. Shikoni Serbinë, ne nuk kemi mbërritur asnjë 1% të popullatës, shiko në çfarë kushtesh bëhen në sheshin “Skënderbej”. Ka lidhje me një mirë organizim dhe për të hequr këtë organizim të çorganizuar. Atë që vazhdoj të mendoj është që për ta futur vaksinën brenda fushatës mori vaksinat kineze si edhe ato ruse, duhej të ishin marrë më përpara, duhej të ishte bërë me kohë kjo punë. Por që kemi nevojë për vaksina, kemi një nevojë urgjente.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 34 minutash

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 35 minutash

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius
Para 35 minutash

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 9 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 17 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 8 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.