Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Moikom Zeqo: Fabrikimi i frikshëm i personaliteteve të rremë

Intervista E hënë, 20 Shtator 2021 13:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ditët e fundit në publik janë denoncuar dhjetëra raste politikanësh të lartë në nivel deputetësh dhe ministrash që kanë mashtruar për shkollimin e tyre. Ka nga ata që nuk kanë pasur fare diplomë dhe kanë paraqitur si arsim të lartë kurs shoferësh. Të tjerë kanë vjedhur temat e doktoraturës duke u bërë “Doktor Shkencash” të rremë.

Për këtë dhe për nivelin arsimor dhe intelektual të Kuvendit dhe politikës shqiptare kemi zhvilluar një bisedë me Prof. Moikom Zeqo.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Ish-deputet, ish-ministër dhe autor i shumë veprave ai bën një skaner të gjendjes ku ndodhet klasa e atyre që na drejtojnë.

Pse Shqipëria ka këto kapacitete të drejtuesve, kush janë arsyet që më i paafti shkon deri në maja të shtetit, a është plagjiatura një rast i izoluar apo është kthyer në një fenomen në masë.

Cili është filtri që u bëhet ligjvënësve dhe a meritojmë vërtet ne si shoqëri këtë klasë drejtuese…

Erion Habilaj: I nderuar Moikom, cili është mendimi juaj për nivelin intelektual të deputetëve shqiptarë?

Moikom Zeqo: Deputetët aktualë shqiptarë janë pothuaj që të gjithë anonimë. Kjo do të thotë që janë të pashquar, emra të pa artikuluar në publik, pa një personalitet paraprak të njohur nga të gjithë. Kuptohet që kapacitetet intelektuale të deputetëve shqiptarë janë nën nivelin e qenieve të arsimuara normalisht ose që kanë formime intelektuale, të formuara nga studimi dhe përkushtimi shkencor.

Në këtë kuptim, këta deputete janë “krejt të zakonshëm”. Në vend që të jenë në krye të vendit janë në të vërtet në fund. Por përfaqësimi politik i vë ata çuditërisht “në krye”, ky është një absurditet i përgjithshëm.

Erion Habilaj: Ditët e fundit në media kanë dalë shumë raste; janë vjedhur tituj shkencorë, apo dhe më keq akoma; deputetë që nuk kanë fare shkollë. Si është e mundur që ligjvënësit janë në këtë gjendje?

Moikom Zeqo: Një vëzhgim i shpejt i CV-ve të këtyre deputetëve nxori se disa nga të ashtuquajturit përfaqësues të popullit në Kuvend, janë hajdutë të rëndomtë. Është e vërtete që janë që të tërë të pasur. Deliri i pasurisë iu ka dhënë mundësinë atyre për të blerë titujt shkencorë, të cilët ata vet nuk ia kanë idenë, pse dhe çfarë përfaqësojnë këta tituj shkencorë.

Këtu kemi një dukuri interesante të një mashtrimi kombëtar. Pikërisht njerëz mediokër, por ama të pasur, duan të shfaqen ndryshe nga çfarë ata janë, duan të arnojnë me merita dhe tituj të paqenë identitet e tyre të mjera.  Si ka mundësi që këta njerëz që përbëjnë substancën e klasës politike dhe që janë të vetmit ligjvënës në Shqipëri të jenë kaq të paturpshëm, kaq të guximshëm dhe të vrazhdë me ambiciet e tyre sa të përvetësojnë duke blerë titujt shkencorë?

Këtu kemi të bëjmë me një penalizim të dyfishtë: të gjithë këta deputet duhen dënuar ligjërisht, por njëkohësisht nuk duhet harruar i ashtuquajturi staf universitar apo komision shkencor që në këmbim të parave kanë firmosur shkresat për titujt e padenjë dhe të falsifikuar të deputetëve.  Kjo tregon se arsimi i lartë në Shqipëri paraqet sindromën më të rëndë, sindromën e degradimit dhe të një korrupsioni të pashembullt në të gjitha nivelet.

Kështu që deputetët e Shqipërisë, ata si ligjvënës duhet të ishin domosdoshmërisht barrikadë kundër korrupsionit përkundrazi janë vet personifikimi i korrupsionit dhe të bëjnë një sintezë të frikshme në strukturat e kompromentuara të arsimit të lartë, kryesisht të universiteteve private, të cilët së bashku dhe në një unison e kanë kryer këtë mashtrim të frikshëm.

Asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë në Shqipëri. Në këtë mënyrë klasa  politike shqiptare paraqitet si klasa politike e mashtrimit dhe e fabrikimit të personaliteteve të rreme.

Erion Habilaj: Cili është filtri që u duhet vendosur ligjvënësve? Duket sikur është e mjaftueshme të kenë para dhe të mbledhin vota…

Moikom Zeqo: Filtri ndaj ligjvënësve është vetëm filtri ligjor. Verifikimi, kontrolli i të dhënave personale si dhe i dokumenteve do të bënte të mundur që ligjvënësit të japin llogari për gënjeshtrat dhe mashtrimet e tyre. Nëse do të jemi krejt indiferent në këtë histori, atëherë këta ligjvënës nuk do të kenë fare as emocione, as ndjesinë e moralit apo të kriticizmit të vetvetes.

Siç shihet kërkohet një Taks-Forcë për të kaluar nën krehër të gjitha CV e deputetëve, duke dhënë një shëmbëlltyrë të dënimit të tyre publik.

Erion Habilaj: A duhet të japë dorëheqje një deputet që ka kryer plagjiaturë?

Moikom Zeqo: Cilido deputet qe e ka marrë një titull për të cilin është vërtetuar plagjiatura që përbën një krim në vetvete duhet të japë menjëherë dorëheqjen. E përsëris, cilido deputet.

Po a do ta japin dot këtë dorëheqje? A do ta kenë këtë trimëri civile, për të qenë më në fund të ndershëm dhe të bëjnë një katarsis para gjithë popullit? Unë nuk kam asnjë besim tek këta deputetë, nuk besoj se ka mbetur tek ata një fije ndërgjegjeje për të bërë akte të denja.

Në këtë kuptim këta deputete janë qenie amorale të neveritshme.

Erion Habilaj: A është plagjiatura një dukuri e rastësishme?

Moikom Zeqo: Plagjiatura është një dukuri masive, nuk është aspak e rastësishme, është me shumicë dhe e frikshme edhe jashtë radhëve të Kuvendit, por në rastin konkret po flas për deputetët me plagjiaturë në Kuvend, faji i këtyre deputetëve është shumë i madh.

Erion Habilaj: A ka ndonjë deputetë që ju e vlerësoni për aftësitë intelektuale?

Moikom Zeqo: Unë nuk mund të them në mënyrë absolute për të gjithë deputetët aktualë nëse ka midis tyre edhe ndonjë me aftësi intelektuale, ose që në fund të fundit nuk kanë vjedhur tituj shkencorë dhe që është treguar i matur në këtë pikë.

Po e marr në aspektin e përgjithshëm ndër emrat e deputetëve shqiptarë nuk shoh asnjë njeri të shquar, burrë apo grua, përgjithësisht janë të rëndomtë dhe e vetmja histori suksesi e tyre është fakti që janë të katapultuar si deputetë dhe kështu që nga rrafshi i përgjithshëm që ekziston në Shqipëri ata dallohen, sepse e zotërojnë statusin juridik të deputetit.

Por kjo nuk është e mjaftueshme për të qenë një personalitet dhe një figurë publike.

Erion Habilaj: E meritojmë ne këtë klasë politike?

Moikom Zeqo: Ka një histori 28 vjeçare Kuvendi i Shqipërisë, një histori të përfaqësimit politik. Edicioni i viteve 1992-1996 ka pasur në të gjitha partitë përfaqësues politikë me personalitete, autorë me libra me tituj të vërtetë shkencorë dhe nuk kishte asnjë fije të mashtrimit apo të blerjes së “kulturës apo atributeve shkencore”.

Ky edicion i viteve 1992-1996 do të mbahet mend, sepse mesa duket ishte edhe i vetmi në llojet e vet, më vonë ndodhën ndryshime, më vonë ndodhi që vet Fatos Nano, kryetari i PS-ës të stimulojë për të bërë deputetë të PS-ës biznesmenët dhe njerëzit pa shkollë. Kjo ishte nisma e habitshme. Vonë kjo gjë u shndërrua në normë të përgjithshme nga Edi Rama.

Fakti është që ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, që janë ndryshime kriminalizuese dhe antikushtetuese i dhanë të drejtën e monarkut kryetarëve të partive për të zgjedhur në listat e tyre klientizuese. Kjo solli situatën hibride dhe paradoksale që përfaqësuesit politikë në Kuvend nga koha në kohë, deri në nivele më të ulëta dhe më mediokre.

Mos harrojmë se substanca kryesore në një republikë parlamentare janë ligjvënësit, në qoftë se niveli i ligjvënëse është kaq problematik, atëherë kemi një klasë politike të dështuar.

Kam kohë që kam shkruar se klasa politike shqiptare është e dështuar. Është e dështuar për shkak të konceptit të klonimit të deputetëve. Është e dështuar se vetë Edi Rama që është përgjegjës për këtë zgjedhje të species së vet,-  tani nuk reagon fare dhe nuk flet për deputetët e tij,- të cilët i kanë blerë titujt shkencorë, apo janë tashmë përballë opinionit publik plagjiatorë të këtyre titujve shkencorë.

Si ka mundësi që në kapacitetet e mëdha që ka PS të braktisen dhe të lihen mënjanë njerëzit e vërtetë dhe të ditur, dhe përkundrazi të stimulohen mediokrit dhe mashtruesit?  Këtu kemi provën ekzistenciale dhe morale të PS-së. Edi Rama e ka humbur betejën e tij mendore për të përzgjedhur ekipet të përshtatshme dhe adekuate përfaqësimi.

Padyshim që klasa aktuale politike ajo që është në pozitë dhe opozitë përfaqësojnë tashmë një establishment të vjetër, një establishent të tejkaluar. Konceptualisht janë të dështuara.

Erjon Habilaj: A mund të ketë një zëvendësim me një klasë të re politike?

Teorikisht kjo është e mundshmja, e arsyeshmja, e logjikshmja. Por si do të ndodhë praktikisht një gjë e tillë? Ndryshimet e vitit 2008 përfaqësojnë një barrierë kundër lindjes së partive të reja dhe politikanëve të rinj. Por dihet se partitë nuk mund të jenë të përjetshme. Partitë e sotme nuk janë të përjetshme. Kërkohet urgjentisht ndryshimi i situatës. Por kjo është vetëm në duart e popullit.

/GazetaDITA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 5 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 5 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 5 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 8 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 9 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 5 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

3 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 12 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

4 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 5 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 23 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 9 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 8 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 14 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.