Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 11:37 Alarm në Stamboll para Galatasaray-Aston Villa, dyshohet se një luan është arratisur, policia nis kërkimet Një ngjarje e pazakontë ka trazuar Stambollin në prag të sfidës mes Galatasarayt dhe Aston Villas në UEFA Champions League. Policia turke dhe autoritetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sëmundja e gjedhit, akademiku Coetzer: Si ta eleminojmë virusin

Intervista E premte, 7 Maj 2021 06:33
Sëmundja e gjedhit, akademiku Coetzer: Si ta eleminojmë virusin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dermatoza Nodulare ose siç njihet ndryshe si “sëmundja e gjedhit” ka marrë vëmendjen e opinionit publik dhe fermerëve këto kohë. Ministria e Bujqësisë, shpesh herë ka bërë thirrje për vaksinim dhe se si mund të zhduket kjo sëmundje, që ka prekur kryesisht lopët në Shqipëri. Për këtë arsye, gjatë këtyre ditëve, me mbështetjen e Projektit PAZA II, pranë Ministrisë së Bujqësisë, ka qenë në Shqipëri akademiku i njohur për sëmundjen Dermatoza Nodulare. Profesor Koos Coetzer vizitoi disa prej zonave të prekura nga kjo sëmundje dhe ndaloi në shumë prej fermave që janë të infektuara. Në bisedat e tij me fermerët, autoritetet lokale dhe qëndrore, profesor Coetzer ka dhënë detaje të vlefshme për këtë sëmundje dhe mënyrat sesi duhet të përballen fermerët dhe autoritetet. Profesor Koos Coetzer qëndroi për rreth një javë në Shqipëri dhe vizitoi ferma të ndryshme në Kukës, Dibër, Klos e Lushnjë. Ai gjithashtu dha dhe një leksion në Universitetin Bujqësor, ku ju shpjegoi me detaje studentëve të Veterinarisë Dermatozën Nodulare. Në bisedat e tij me fermerët, profesor Coetzer tha se kafshët e infektuara duhen trajtuar me kujdes, pasi kjo është ndër mënyrat për të mos humbur kafshën. ai gjathshtu tha se shumë e rëndësishme është vaksinimi periodik, derisa sëmundja të zhduket.

***

Profesor, për herë të parë ne kemi një sëmundje të re në Shqipëri. Ju jeni autoriteti numër një për njohjen e kësaj Dermatozës Nodulare. Cilat janë shenjat e para të sëmundjes dhe si duhet të përkujdesen fermerët për kafshët e sëmura?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në shpërthime të tilla të mëdha të sëmundjes mund të gjeni në gjithë fermën shenja klinike të sëmundjes. Një pjesë e konsiderueshme, 20 deri në 30% e lopëve mund të mos shfaqin shenja klinike, ndoshta vetëm temperaturë të lartë, nëse e masim atë. Por shfaqja e shenjave varion shumë, nga raste me pak “nodula” deri në ekstrem me shumë “nodula”. Zakonisht shenja e parë është temperatura e lartë, ndërsa në veçanti, në rastet e rënda do të jetë e dukshme enjtja. Për shkak të prekjes së enëve të gjakut do të shihen enjtje. Më pas, në rastet e rënda pas 2-3 ditësh shfaqen “nodulat” dhe i gjithë trupi i kafshës mund të mbulohet me to, dhe më pas “nodulat” do të zmadhohen. Siç kemi parë në rastet e fundit, pas një apo dy muajsh, “nodulat” do të përthahen dhe copa të vdekura të lëkurës do të bien nga trupi i kafshës, por këto vende janë të rrezikshme pasi janë porta hyrje për bakteret. Ne kemi parë dhe kafshët e ngordhura, të cilave u ishin prekur rrugët e frymëmarrjes, goja, fyti dhe deri të mushkëritë. Te kafshët e sëmura mund të gjenden dhe inde të ngordhura dhe këto mund të shkojnë deri te mushkëriteë dhe mund të kemi infeklsion të mushkërive apo bronkopnemoni. Gjithashtu kemi enjtje dhe bllokim të gjymtyrëve. Në rastet e rënda, edhe nëse e trajtoni kafshën më shumë antibiotikë, gjasat që të shërohet janë të pakta. Shumë prej kafshëve arrijnë të shërohen, por në rastet e rënda të infeksionit kafshët ngordhin, kjo për shkak se ka shumë plagë dhe “nodula” çka lejon bakteret të hyjnë në trup.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A mund të jepni disa këshilla se si fermerët duhet ta trajtojnë një kafshë të sëmurë dhe a ka shpresa që kafshët e sëmura të shpëtojnë?

Nëse një kafshë është e prekur dhe në gjendje të rëndë, sigurisht që ka nevojë për përkujdesje intensive. Duhet mbajtur ngrohtë dhe nëse qëndron e shtrirë ka nevojë për shtrojë të butë me qëllim që të mos ketë dëmtime dhe shtypje të lëkurës. Duhet të ketë ujë të freskët për të pirë dhe ambient të ngrohtë. Është e rëndësishme që për shkak të plagëve të hapura duhet t`i jepen shumë antiflamatorë dhe antibiotikë. Medimakemtet duhet t`i jepen për një periudhë relativisht të gjatë, do të thoja për 2-3 javë duhen dhënë shumë ilaçe. Por e rëndësishme është që fermerët të përkujdesen dhe mirë  ushqyejnë lopët, si dhe ta mendojnë veten dhe të veprojnë si infermierë të kafshëve.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Fermerët janë të shqetësuar për të ardhmen? Si e parashikoni situatën në vitet e ardhshme?

Është e vështirë ta parashikosh, pasi do të thoja që është një periudhë e re e shfaqjes së sëmundjes. Unë mund të flas nga eksperienca afrikane, ku kjo sëmundje është endemike dhe është gjithmonë aty. Për shkak të vaksinimit tashmë shumë kafshë janë klinikisht të shëruara,  çka do të thotë që ato do të jenë imune ndaj sëmundjes. Nëse  bëj një parashikim them që në vitet e ardhshme ju do të përballeni me më pak raste. Në varësi të asaj çka Shërbimi Veterinar do të bëjë, pra nëse ata do të vijojnë vaksinimet, çka dhe rekomandohet që ata vitin e ardhshëm të vaksinojnë pjesën më të madhe të kafshëve, atëherë ju do ta ulni infektimin. Unë e parashikoj këtë, por ne nuk e dimë të sigurtë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, kjo pasi nuk dimë vektorët e transmetimit të sëmundjes, pra insektet të cilat e përhapin virusin në këtë zonë, pasi insketet kanë rol kryesor në ruajtjen e sëmundjes. Në rastin këtu pas meje, virusi është në plagët dhe “nodulet” e kësaj lope. Kini parsysh që është virus i fortë dhe rezistent dhe mund të mbijetojë për disa muaj në plagët e lopës duke u bërë burim i përhapjes. Për shkak të përhapjes së Dermatozës në botë, kudo po bëhen kërkime shkencore dhe në vitet e ardhshme do të kemi zhvillime të reja për këtë sëmundje. Por vaksinimi është veprimi kryesor që duhet bërë si masë parandaluese.

A është virusi i dëmshëm për njerëzit?

Jo nuk është i dëmshëm për njerëzit. Këto viruse nuk shkaktojnë lëndime apo plagë dhe nuk janë të dëmshme për njerëzit, pasi nuk i prekin ata.

Pra qumështi dhe mishi mund të konsumohen?

Është e qartë që në rastet e rënda dhe për shkak të plagëve dhe lëndimeve të mëdha, ndoshta nuk është e pëlqyeshme që të konsumosh. Por  në rastet kur lëndimet janë të pakta, ka pak “nodula” dhe plagët në lëkurë janë të shëruara, mund ta hani mishin dhe pini qumështin.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarm në Stamboll para Galatasaray-Aston Villa, dyshohet se një luan është arratisur, policia nis kërkimet
Para 19 minutash

Alarm në Stamboll para Galatasaray-Aston Villa, dyshohet se një luan është arratisur, policia nis kërk...

Pio Esposito shkëlqen te Interi, Chivu përballë dilemës së sulmit
Para 23 minutash

Pio Esposito shkëlqen te Interi, Chivu përballë dilemës së sulmit

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e PD
Para 24 minutash

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e PD

Zelensky: Inteligjenca tregon për sulme të reja ruse ndaj Ukrainës
Para 24 minutash

Zelensky: Inteligjenca tregon për sulme të reja ruse ndaj Ukrainës

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 14 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 16 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 13 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.