Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Simon Miraka: Bujar Sheshi ishte i rekrutuar nga Sigurimi por nuk kemi dosjen e aktivitetit të tij

Intervista E hënë, 20 Shtator 2021 22:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Simon Miraka deklaron se është e vërtetuar se Bujar Sheshi ka qenë i rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit por nuk ka dosje të aktivitetit të tij”. Anëtari i Autoritetit për Informimin e ish-dosjeve të Sigurimit të Shtetit e bëri këtë deklaratë dje për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”. Ai sqaroi të gjithë pretendimet e Bujar Sheshit, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë sipas të cilit kjo ishte një shpifje. Por Miraka deklaroi sipas tij me përgjegjësi që e gjitha është e saktë. Sipas tij i vetmi problem ka qenë atësia megjithatë Gjendja Civile ka dhënë përgjigjen zyrtare se nuk ka person tjetër me emrin Bujar Sheshi.

Zoti Miraka, kemi dy qendrime ekstremisht të kundërta. Ngë njëra anë Autoriteti i Informimit të Dosjeve që thotë se Bujar Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe nga ana tjetër vetë Sheshi që thotë që kjo nuk është e vërtëte. Madje ju ka paditur në prokurori për shpifje. Si është e vërteta sipas jush?

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Simon Miraka: Ju bëj me dije se institucioni jonë mbështetet nga dokumentet që janë hartuar nga Sigurimi i Shtetit nga 30 nëntor 1944 deri në 2 korrik 1991. Dhe ne përgjigjet tona qofshin këto institucionet kushtetuese apo individë të veçantë mbështetet në këto dokumenta. Pra, ne i referohemi këtyre dokumenteve. Ndjej keqardhje për bërjen publike të këtyre dokumenteve dhe që merret nëpër gojë personi në fjalë zoti Sheshi megjithatë nuk është përgjegjësia jonë. Edhe një herë e thekosj, të dhënat tona janë shumë të sakta të mbështetura në dokumenta të Sigurimit të Shtetit. E vetmja gjë që nuk përputhet është atësia nga Ramiz në Rasim. Vetë zoti Sheshi e ka shkruar edhe Sheshi dhe Sheshaj. Është datëlindja e saktë 1957, ëshët edhe lagja ku ka banuar. Në vitin 1977 ministruia e Brendshme e ka propozuar që të vazhdojë shkollën e Ministrisë së Brendshme me profil Sigurimin e Shettit dhe e njëjta adresë e kartelës, emri. Fatkeqësia është që ky zotëri është rekrutuar në moshën 17 vjeç. Nuk ka patur lëvizje në atë kohë. Ministria e Punëve të Brendshme I dha të drejtën për të vazhduar shkollën në 1977. Në fakt këtë të drejtë nuk ia dha se ka qenë bashkëpunëtor por si njeri me biografi të mirë. Ai është rekrutuar në vitin 1974 dhe dosja e tij është arkivuar në 1975. Ai ka punuar 5 vjet hetues në Fier. Ne nuk bëjmë interpretime. Ne informojmë për shkresa që ka hartuar ish-Sigurimi. Ne kemi thënë se ka dokumente. Është i regjistruar. Ka një kartelë dhe pseudonim. Nuk kemi dosje që të vërtetojë aktivitetin e tij.

Duke qenë se ka qenë probleme një pjesë e gjeneraliteteve përse nuk keni bërë verifikimin dhe përse nuk keni marrë certifikatën e lindjes?

Simon Miraka: Verifikimi është bërë zotëri. Është bërë menjëherë. Ku ka mospërputhje të tilla në raste. Ne i jemi drejtuar gjendjes civile dhe gjendja civile është përgjigjur se nuk ekziston asnjë emër tjetër me emrin Bujar dhe me mbiemrin Sheshi. Është e drejtë e tij të bëj kontestime dhe të bëjë ankesë.

Sa zgjati e gjithë kohë e verifikimeve që ju keni bërë zoti Miraka?

Simon Miraka: Sigurisht që koha ka zgjatur sepse ne nuk janë dokumenta të përpunuar kështuqë ne na mori shumë kohë për të qenë të saktë në përgjigjen tonë. Ne kemi patur raste që kanë qenë me të njëti emër dhe nga kjo përvojë bëjmë verifkimet. Por në këtë rast Gjendja Civile na ka sjellë përgjigjen q ë njuk ka një emër të dytë Bujar Sheshi.

Atëherë si ka mundësi që zoti Sheshi e ka hedhur poshtë konstatimin tuaj madje duke cilësuar një skaner mafioz për të sulmuar institucionet e drejtësisë?

Simon Miraka: I kam dëgjuar të gjitha emisonet që janë bërë rreth kësaj teme dhe kam dëgjuar që është njeri profesionist dhe i ndershëm por në fakt nuk më duket shumë profesionist sepse përpara se të bëjë një padi penale në prokurori, ndërsa dje ka ardhur një shkresë ankimimi nga zotëria. Pra ai duhet të kishte bërë ankimimin dhe pastaj duhet ti drejtohej prokurorisë. Megjithatë ligji parashikon që ne nuk jemi institucion vendimmarrës. Ne jemi institucion informues. Ai ka të drejtë ta kontestojë dhe ti drejtohet gjykatës për të pastruar figurën e vet.

A ka shkelur Autoriteti i Dosjeve ligjin për të dhënat e një perosni që ka qenë nën moshën 18 vjeç?

Simon Miraka: Kjo gjë nuk ka moshë. Artan Hoxha u bë kandidat për president. U kthye me makinë për të mos u bërë president. Është e drejtë e Sheshit të ngrejë pretendime por nuk ka të bëjë fare mosha.

A ka problem infrastructure Autoriteti për të bërë të mundur një punë cilësor?

Simon Miraka: E vërteta është se kemi probleme të infrastrukurës dhe të personelit.

A është e qëllimshme kjo e personelit?

Simon Miraka: Nuk mund të paragjykoj. Në rastin e Buajr Sheshit e kemi shkruar që nuk ekziston dosje. Vendimi ynë është  se zotëria është rekrutuar dhe dosja e tij është arkivuar në filan vit por nuk kemi dosje që të vërtetojë aktivitetin e  tij. Ne mbështetemi në dokumentet që disponojmë.

(Pyetje e avokatit Idajet Beqiri)Po nëse do kishit dosje dhe në të do shkruhej se ai kishte informuar një rast fjala vjen se dikush po planifikonte të hidhte helm në depon e ujit dhe nga kjo shpëtoi popullsia e Tiranës pa u helmuar. Çfarë do ti bënit ju në këtë rast? Sikur vetëm këtë gjë kishte bërë ai në jetën e tij.

Simon Miraka: Pavarësisht preferencave, pavarësisht simpative ne duhet të jemi korrekt. Duhet të jemi seriozë. Ne jemi institucion shtetëror. Bujar Sheshi është regjistruar në kartelën numër 2. Që do të thotë që ka qenë bashkëpunëtor. Ka emrin e operativit.Por nuk ekziston dosje që të vëtrtetojë aktivitetin e tij.

Si do veprojë Autoriteti tani që Sheshi ka bërë ankimim?

Simon Miraka: Ne do shqyrtojmë ankimimin e tij. Nëse ai sjell dokumente zyrtare, ne e hedhim poshtë vendimin tonë. Për ta rishikuar vendimin edhe një herë nuk ka asgjë të keqe. Por nuk ka asnjë indicie nga vendimi që kemi marrë.

Një nga anëtarët e autortetit ka votuar kundër. Cili ka qenë argumenti?

Simon Miraka: Ju mund ta pyesni vetë zotin Marenglen Kasmi. Vendimmarrjet janë të pavaruara nga njëri tjetri.Vota është personale por duhet të jepet arsyetimi me shkrim.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 5 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 5 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 5 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 8 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 9 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 5 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

3 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 5 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 12 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 23 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 9 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 8 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 14 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.