Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Veteranë: “Edi Rama, thirri mendjes!”

Intervista E premte, 24 Shtator 2021 17:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistë me Rustem Peçin, Kryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it

Intervistoi Xhevdet Shehu

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Debati i hapur ditët e fundit pas publikimit në DITA lidhur me publikimin e një liste me 265 emra ish-udhëheqësish dhe dëshmorësh të Luftës Antifashiste, nga një botim special i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ka shkaktuar shumë reagime. Pa asnjë dyshim, mosmiratimi dhe kundërshtimi i ashpër vjen nga veteranët e asaj lufte dhe pasardhësit e tyre. Është një reagim i natyrshëm dhe i pritshëm. Sepse në atë listë të gjatë shpalleshin kriminelë gjithë udhëheqësit e asaj lufte dhe dëshmorët e saj.

Unë iu drejtova dje Kryetarit të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, zotit Rustem Peçi, dhe bëra këtë bisedë:

-Zoti Rustem, si e konsideroni atë listë që publikuam në gazetën DITA, ku 265 ish-udhëheqës të Luftës Antifashiste, heronj dhe dëshmorë të asaj lufte, shpalleshin kriminelë nga një Institut që financohet nga qeveria shqiptare?

– Unë e konsideroj atë listë një paçavure. E neveris. Sikurse edhe ti, miku im Xhevdet, besoj se e ke neveritur. Është një nga turpet e kohës që jetojmë. Shumë mirë kishit bërë dje kur e quanit në DITA një listë të turpit. Është ky një turp kombëtar që bëhet me paratë e shtetit. Unë do të shtoja se përveçse turp, është dhe një përgjegjësi historike… Parlamenti aktual i Shqipwrisw kurrsesi nuk duhet tw zhytet nw gjirizet e historisw dhe tw miratojw rezoluta pwr neoballistwt dhe neofashistwt.

– Kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë turp?

– Padyshim qeveria aktuale dhe Edi Rama si Kryeministër. Ne do të dalim sot me një deklaratë zyrtare në emër të të gjithë veteranëve të Luftës Antifashiste dhe pasardhësve të veteranëve. Por, gjej rastin që në emër të veteranëve të Luftës sonë Antifashiste, pasardhësve të veteranëve, familjeve të dëshmorëve, t’i drejtoj këtë apel publik kryeministrit: Edi Rama, thirri mendjes! Nuk do të lejojmë të rrëshqasësh më tej në rrugën e tradhtisë kombëtare! Ta bëmë këtë thirrje kur i ngrite përmendore kryekolaboracionistit Mit’hat Frashëri. Por kemi vënë re se gjithë qëndrimi yt mban erë neofashizmi. Boll më! Mos u tall më tej as me ne veteranët dhe as me një popull të tërë! Mos pandeh se jam i ashpër në këto që po them. Aspak! Duke mbështetur kauzën balliste ndërkohë që je në krye të Partisë Socialiste, ti Edi Rama po bën një tradhti të hapur. Po tallesh me brezin më idealist që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. Jemi në vitin jubilar të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazifashistë dhe ti Edi Rama, kryetari aktual i Partisë Socialiste, jo vetëm i ke injoruar gjithë ngjarjet përkujtimore të luftës, por vazhdon t’u fërkosh kokën ballistëve dhe gjithë soj e sorollopit të tyre…

– Po tregoheni shumë i ashpër, zoti Rustem me këtë qëndrim dhe me këto etiketime ndaj Kryeministrit. Pse?

– Nuk po tregohem aspak i ashpër. Edi Rama na i ka bërë borxh. Ende nuk kemi parë ndonjë program apo vendim qeverie për nderimin e luftës antifashiste në këtë vit jubilar. Si wshtw e mundur? A është kjo e rastësishme? Mendojmë se jo. Si mund të financojë ai një institut antikombëtar me një fashist si Tufa në krye të tij? Kjo na zemëron dhe na revolton. Ne si Komitet Kombëtar i Veteranëve tw Luftws Antifashiste Nacionalçlirimtare nuk po i ankohemi për shpërfilljen dhe përbuzjen e pafalshme që tregon ndaj nesh. Nuk e duam mwshirwn e Edi Ramws. Ne e dimë se kush është ky person që na u bë dhe Kryeministër. Ne na revolton sjellja e tij duke u fërkuar kokën ballistëve, duke i financuar institutet antikombëtare… Por kjo nuk wshtw aspak e rastësishme. Kwtw e them me bindje.

– Zoti Rustem, në listën e “kriminelëve” të luftës të shpallur nga Instituti i Tufës ishte edhe emri i babait tuaj, Shefqet Peçit. Si u ndjetë kur lexuat emrin e tij në atë listë?

– Shumë mirë. Nuk u shqetësova fare. Do të shqetësohesha sikur ai të mungonte midis gjithë atyre emrave të mëdhenj që kanë bërë Shqipërinë. Përndryshe Shefqeti im do të kishte në anën e kundërt, në anën e turpit të historisë. Por ai ishte me heronjtë e asaj lufte që do të nderohet dhe përkujtohet në jetë të jetëve. Prandaj unë e mbaj kokën lart. Por, si Kryetar i  Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste unë kam përgjegjësinë që të mbroj zyrtarisht Luftën dhe gjithë dëshmorët e saj. Im atë ishte një udhëheqësit e asaj lufte. Natyrisht që unë nuk mund ta veçoj Shefqet Peçin nga të tjerët.

– Kam vënë re edhe në biseda të tjera që kam bërë me ju, zoti Rustem, keni një inat të pashuar, për të mos thënë urrejtje, kundër ballistëve dhe bashkëpunëtorëve të dikurshëm të pushtuesve nazifashistë. Kanë kaluar 75-vjet dhe mund të ishit pak më shumë tolerant?

– Si mund të jem unë tolerant kur shikoj që atyre u janë ngritur veshët? Ata po na hiqen si patriotë, si heronj… E kush na qenkan këta? Po të kujtoj një shprehje të kryefashistit dhe kriminelit më të madh që ka njohur historia e nerëzimit dhe që e kishte emrin Adolf Hitler. Ai thoshte: “Njerëzit më të poshtre më të neveritshëm që kam parë janë pikërisht ata që më mbështetën mua të pushtoj vendet e tyre”. E kur, i neveriste edhe Hitleri, si mund të tregohem unë i mëshirshëm me ta, ndërkohë që shikoj të përgatiten për t’i shkaktuar gjëma të reja Shqipërisë. Mos prisni të ndryshoj unë qëndrim. Edi Rama duhet të ndryshojë qëndrim. Këtë desha ta ritheksoj në këtë bisedë me ju.

Gazeta “Dita”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 3 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 3 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 3 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 6 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 7 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 3 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

3 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 21 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 10 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 3 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 7 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 12 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 6 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.