Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Burimi serb i teorisë se ‘Kosova është si Palestina’!

Forum E premte, 7 Gusht 2020 18:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Enver Bytyçi –

Më 28 qershor të vitit 2018 kam shkruar komentin me titull “Thaçi si Ivica Daçiç, por Kosova nuk është Palestinë”, sepse atë kohë presidenti i Kosovës kërcënoi kundërshtarët e ndarjes së vendit se “Nëse nuk gjejmë zgjidhje të shpejtë me Serbinë, atëherë Kosova do të kthehet në një Palestinë”.

Disa ditë para Thaçit këtë deklaratë e kishte bërë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, me një konotacion të tillë referues e krahasues se “Ajo çfarë përbën Palestina për Izraelin, përbën Kosova për Serbinë”. Pra rikthehej teoria e shpikur serbe se “Kosova është shpirti iSerbisë dhe djepi i shtetit serb”! Se Kosova nuk është as shpirti, as djepi i Serbisë, këtë e argumenton me fakte dhe argumente të pakundërshtueshme akademiku britanik, Noel Malcolm, në veprën e tij “Kosova-një histori e shkurtër”, në të cilën provon se shteti serb është krijuar në shekullin XII në Rashkë dhe jo në Kosovë dhe se patriarkana serbe ka lind diku afër Kragujevacit dhe jo në Pejë! Këtë teori konspirative e shtrembërim të qëllimshëm të historisë e demanton gjithashtu historiani i shquar gjerman, Profesor Holm Sundhaussen, në librin e tij për Historinë e Serbisë, botuar gjermanisht në vitin 2007.

Por më bën përshtypje fakti pse udhëheqësit e Kosovës janë të gatshëm të promovojnë tezat serbe për Kosovën kur e krahasojnë atë më Palestinën?! Këtë gjë bëri këto ditë gjithashtu u ashtuquajturi koordinator i dialogut Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, një politikan që mbahet për ekspert në diplomaci. Ai, njësoj si turori i tij, Thaçi, kërcënoi mesa duket Abdullah Hotin, se nëse ky nuk do të pranojë një zgjidhje të shpejtë, çfarë e kërkon Serbia, atëherë “Kosova do të bëhet një Palestinë”! Ishte një deklaratë pikë për pikë si ajo e presidentit të vendit në fund të qershorit 2018! Dhe është me interes të shpjegohet pse dhe si është e mundur të përsëriten kaq identikisht konceptet e thëniet e tilla.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sikur deklarimet të mbeteshin në eter, kjo nuk do të ishte aq e rrezikshme për Kosovën. Por të dy politikanët, Hashim Thaçi dje dhe Skënder Hyseni sot, luajnë të njëjtën rol praktik, për të mundësuar nënshkrimin me domosdo të një marrëveshje të dobishme për Serbinë dhe të dëmshme për Kosovën. Për pasojë deklarata e sipërpërmendur është dhe mbetet formulim I akademisë dhe politikës në Beograd. Se deklarata “Nëse nuk zgjidhet shpejt konflikti me Serbinë, Kosova shndërrrohet në Palestinë” është e burimit serb, e provon fakti se të njëjtën deklaratë e bëjnë politikanët e Beogradit. Por nuk e kemi parë, dëgjuar ose lexuar në asnjë rast në prononcimet e diplomatëve dhe politikanëve europianë dhe amerikanë. Nëse do ishte e vërtetë ajo që thotë Hyseni e Thaçi për Kosovën-Palestinë, atëherë nuk do të nguronin ta thonin ndërmjetësuesit e Brukselit dhe Uashingtonit në dialogun Kosovë-Serbi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky krahasim, ngado që ta analizosh, nuk rezulton i saktë. Mjafton fakti se Palestina i përket Lindjes së Mesme dhe Kosova i përket Europës, që ta hedhësh kategorisht poshtë një mendësi si kjo. Por në asnjë rrtethanë nuk mund të promovohet teza serbe për Kosovën e vënë në modelin e konfliktit Palestinë-Izrael! Pse atëherë presidenti i Kosovës dhe koordinatori i dialogut thonë të pavërteta? Sepse punohet me skenarë të Serbisë! Kjo është e dhimbshme, por e vërtetë! Eshtë e papranueshme, por e pranishme! Eshtë antishqiptare dhe anti-Kosovë, për pasojë proserbe dhe proruse. Politikanët e Kosovës duhet të bashkohen kundër kësaj maskarade serbiane! Politikanët e Kosovës duhet t’i shohin me dyshim edhe politikanët më të lartë të vendit, kur ata në mënyrë të përsëritur, d.m.th të qëllimshme provokojnë Kosovën dhe shqiptarët!

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 5 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 6 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 6 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 14 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 9 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 16 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.