Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 09:52 Kristian Shpendi: Ëndërr të luajmë së bashku te Kombëtarja, si vëllezërit Espozito Kristian Shpendi po kalon një moment të shkëlqyer në Itali, ku është shpallur lojtari më i mirë i muajit shtator në Serinë B. Sulmuesi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputeti i partisë djathtiste, Alternativa për Gjermaninë, Armin Paulus Hampel kundër shkëmbimit të territoreve

Intervista E mërkurë, 8 Shtator 2021 06:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Armin-Paulus Hampel, zëdhënësi i grupit parlamentar të partisë djathtiste opozitare, Alternativs për Gjermaninë. Ai shprehet kundër planit Thaçi-Vuçiç dhe kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

DW: Ekzistojnë plane për këmbimin e terriroreve mes Kosovës dhe Serbisë. Angela Merkel është kundër. Cili është qendrimi i partisë suaj?

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

12 Tetor 2026, 20:49

Armin-Paulus Hampel: Ne kritikojmë që perëndimi ndërhyri asokohe dhe e ndau Kosovën nga Serbia, çfarë ishte edhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Tani po shohim pasojat, për shembull, te Krimeja, ku rusët sjellin të njëjtat argumente që janë përdorur atëherë për Kosovën. Çka është krijuar tani në Kosovë, me mbrojtjen ushtarake të Perëndimit, nuk është një shtet i aftë për të mbijetuar. Krerët e Kosovës nuk janë politikanë të tipit tonë. Aty luajnë rol interesat klanore dhe lidhjet kriminale. Kjo është një situatë që mund të sjellë shkallëzime të reja. Prandaj nuk më duket e udhës që tani të bëhen përpjekje për të ndarë etnitë çka parashikon se edhe serbi i fundit të largohet nga Kosova dhe kosovari i fundit nga Serbia. Çfarë mesazhi është ky? Një shpërngulje etnike, në mos „përndjekje”, për të arritur një status-quo që do ta bënte këtë konstrukt, Kosovën, të aftë për të jetuar. Por ajo nuk do të jetë e aftë të mbijetojë. Unë mendoj se duhet ulur sa më shpejt në tryezë me serbët dhe kosovarët për të biseduar në mënyrë që të dy etnitë mbas konflikteve shkatërruese të atëhershme të arrijnë një marrëveshje.

Mendoni se këmbimi i territoreve do të ketë efekt negativ në zona të tjera të Ballkanit?

Natyrisht. Një zgjidhje ashtu siç është paraparë ajo e Kosovës, do të sillte sipas mendimit tim një mori pyetjesh: Çfarë do të ndodhë me Bosnjë-Hercegovinën, cilët kufij duhet të vlejnë, çfarë do të ndodhë me pakicën serbe, cilët kufij do të vlejnë aty, a është e mundur një shkëputje apo një kthim i pjesshëm në Serbi? Unë mendoj se do të kishte si pasojë një lëvizje të madhe dhe pas gjasave jo paqësore në Ballkan.

Si do ta cilësonit rolin e Gjermanisë ndaj Ballkanit në këto vite?

Dua të filloj me gjendjen gjatë konfliktit të Ballkanit në vitet 90. Sepse aty doli që fuqitë perëndimore, në mënyrë anakronike u lidhën sërish me aleatët e tyre të vjetër. Hans Dietrich Genscher i njohu menjëherë Kroacinë, ndërsa Franca dhe Britania e Madhe ishin më shumë në anën e serbëve. Këto janë gjëra që sot luajnë një rol, sepse e tëra ka një histori dhe unë besoj se Gjermania në vitet e fundit nuk ka qenë shumë paqësuese. Sepse ne atje në Kosovë në fakt kemi krijuar një situatë që donim ta kishim, por që me angazhimin ushtarak dhe mjetet ushtarake që përdorëm, në fundt të fundit nuk e arritëm.

Shumica e politikanëve e shohin zgjidhjen e të gjitha problemeve në të ardhmen evropiane. Si e shhini ju?

Unë nuk e di nëse Bashkimi Europian është i gatshëm për këtë. Bashkimi Europian do të ishte komplet i mbingarkuar, nëse do të fuste në BE edhe vendet e brishta ballkanike. Megjithatë, vendet e Ballkanit duket qartë që duan të orientohen nga Europa, ndoshta me disa përjashtime të vogla dhe kjo duhet marrë seriozisht. Ka edhe zgjidhje të ndërmjetme ndërmjet një anëtarësie dhe një bashkëpunimi më të fortë ose një bashkëpunimi të privilegjuar, siç e propozoj unë edhe për Turqinë. Ne mund të krijojmë atje një konstelacion ku mund të zhvillojmë një tregti intensive me vendet e Balllkanit, edhe aty mund të ulim barrierat doganore, por një anëtarësim të këtyre vendeve në një të ardhme të afërt nuk e shoh. Nuk do t’u bënte mirë as BE-së dhe as atyre vetë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kristian Shpendi: Ëndërr të luajmë së bashku te Kombëtarja, si vëllezërit Espozito
SPORTI Para 19 minutash

Kristian Shpendi: Ëndërr të luajmë së bashku te Kombëtarja, si vëllezërit Espozito

Rama: Kush ka bërë akte të dhunshme do t’i ndalohet kalimi në shtetet e BE!
KRYESORE Para 25 minutash

Rama: Kush ka bërë akte të dhunshme do t’i ndalohet kalimi në shtetet e BE!

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)
AKTUALITET Para 27 minutash

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)

U gjobit me vetëm 255 euro, Cristiano Ronaldos i duhen 36 sekonda për ta paguar shumën
SPORTI Para 31 minutash

U gjobit me vetëm 255 euro, Cristiano Ronaldos i duhen 36 sekonda për ta paguar shumën

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 8 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 13 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 9 orësh

Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 16 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 13 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

6 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

7 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 12 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.