Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ish-ndihmësi i Ahtisaarit për Kosovën: Idenë e kufijve nuk e propozuan ndërkombëtarët

Intervista E hënë, 20 Shtator 2021 23:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Nga Aida Cama (Radio shtetërore gjermane Deutsche Welle)

Kai Sauer, shefi i misionit të Finlandës në OKB , i cili ka qenë gjithashtu asistent i Marti Ahtisaarit në planin për Kosovën, deklaron se nuk është komuniteti ndërkombëtar që ka hedhur idenë e kufijve. Në një intervistë për Deutsche welle ai shprehet se plani Ahtisari, ishte një plan  gjithëpërfshirës dhe i balancuar shumë politikisht, e që u mbështet nga të gjitha vendet anëtarë të Këshillit të Sigurimit, me përjashtim të njërit vend anëtar.

Deutsche Welle: Çfarë ka ndodhur me planin Ahtisaari për Kosovën?

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

12 Tetor 2026, 20:49

Ambassador Kai Sauer: Unë mendoj se ai ka qenë një plan i bërë jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin. Ju me siguri i njihni planet si ai Erdut për Kroacinë, ai i Ohrit për Maqedoninë dhe sigurisht atë të Dejtonit. Të gjitha këto plane kanë pasur disa gabime. Ato kanë qenë shumë të vështira për t’ u zbatuar. Unë mendoj se plani i Ahtisaarit ka qenë më i miri, krahasuar me planet e tjera në rajon. Ironia është se plani nuk u pranua nga Këshilli i Sigurimit të OKB, për shkak të një anëtari të tij. Plani i Ahtisaarit ishte përpiluar me kujdes jo vetëm nga Ahtisaari, por nga disa institucione të tjera ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës, Komisioni i Venecias për aspektet konstitucionale të planit, OSBE dhe OKB për aspektet e të drejtave të minoriteteve dhe të drejtave të njeriut, etj. Kështu që ishte plan gjithëpërfshirës dhe i balancuar shumë politikisht, dhe u mbështet nga të gjitha vendet anëtarë të Këshillit të Sigurimit, me përjashtim të njërit vend anëtar.

Është në natyrën e njeriut që nganjëherë duhet të kalojnë 10 ose 20 vjet deri sa të pranojë një gjë që e ka parë fillimisht si të papranueshme. Njeriu provon rrugë të tjera, humbet kohë dhe energji, dështon dhe kthehet më në fund tek ideja fillestare. Disa aspekte të planit të Ahtisaarit mund të përdoren në të ardhmen.

Deutsche Welle: Korrigjime kufijsh apo këmbime territoresh nuk kanë qenë pjesë e planit të Ahtisaarit. Pse po flitet për to tani në Ballkan?

Ambassador Kai Sauer: Është e vërtetë që në diskutim janë futur kufijtë. Sidoqoftë, ato nuk kanë qenë pjesë e planit të Ahtisaarit dhe askush nuk donte ndryshime kufijsh. Në diskutimet për ndryshime kufijsh kemi të bëjmë me ndjeshmëri dhe rreziqe të caktuara. Nuk është komuniteti ndërkombëtar, as përfaqësuesit e institucioneve evropiane ata që i kanë ngritur këto ide si të mundshme. Unë mendoj ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm nëse e marrim parasysh këtë ide. Ajo që është e qartë është se duhet të punojmë së bashku, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara dhe palë të tjera të interesuara që çështja e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë të ketë një përfundim. Të dyja vendet duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, por pa zgjidhjen e kësaj çështjeje bilaterale kjo nuk duhet të jetë e mundur.

Deutsche Welle: Uashingtoni dhe Brukseli nuk po japin deklarata në publik. A është shkëputur Brukseli dhe Uashingtoni nga politika e mëparshme e mosprekjes së kufijve?

Ambassador Kai Sauer: Unë nuk mund t’ i jap përgjigje kësaj pyetjeje. Ju duhet të pyesni BE dhe Uashingtonin. Ajo që kam parë unë është se Ballkani Perëndimor është kthyer sërish në axhendat tona. Nuk është si duhet të jetë, por ne nuk duhet të trembemi nga përgjegjësitë që kemi, sidomos nga shqetësimet që kanë vetë vendet. Kështu që kur të vijë vjeshta dhe njerëzit të jenë kthyer nga pushimet, diskutimet do të vazhdojnë duke dhënë mbase edhe përgjigjet.

Deutsche Welle: Ju vazhdoni të merreni me Ballkanin Perëndimor? Ekziston ndonjë plan për Ballkanin Perëndimor?

Ambassador Kais Sauer: Unë i ndjek zhvillimet në rajon. Unë mendoj se për arsye të ndryshme fokusi ndërkombëtar është duke u kthyer në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shumë aktorë janë përfshirë në të. Ju me siguri keni vënë re se janë publikuar shumë studime dhe artikuj. Unë do të përmendja një studim të bërë nga EastWest Institute, që jep disa rekomandime për administratën amerikane.

Deutsche Welle: Po, unë kam qenë në prezantimin e studimit. Por, aty askush nuk foli për ndryshime kufijsh.

Ambassador Kai Sauer: Po. Shumë autorë dhe akademikë që kanë shqyrtuar me kujdes situatën, shprehin rezervat e tyre dhe duan të jenë të kujdesshëm kur flasin për ndryshim kufijsh. Sipas studimeve, kjo nuk është një alternative popullore.

Deutsche Welle: A kanë Kombet e Bashkuara ndonjë plan për Kosovën?

Ambassador Kai Sauer: Ndikimi i OKB-së është i kufizuar. Kombet e Bashkuara janë ekzekutuese, jo vendimmarrëse. Vendimet i marrin vendet anëtare dhe OKB i zbaton ato. Zyrtarisht OKB i detyrohet rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, të adoptuar më 1999. Duke qenë taksapagues për OKB-në unë shtroj pyetjen nëse burimet e shterueshme të OKB-së, janë shpenzuar si duhet në zbatimin e kësaj rezolute dhe mbajtjen e operacioneve paqeruejtëse. Ka vite që ne nuk na duhet një operacion paqeruajtës në Kosovë. Operacioni paqeruajtës i OKB-së nuk është model për zgjidhjen e problemeve të Kosovës. Institucionet evropiane duhet të jenë në gjendje ta marrin situatën në dorë./ DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 5 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 5 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 5 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 8 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 9 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 5 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

3 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 5 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 12 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 23 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 9 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 8 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 14 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.