Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E hënë, 19 Tetor 2026, 06:50 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, … Luciana Kokaj, Arben Kola, Dritan Goxhaj dhe aktivistët e tjerë që u identifikuan me protestën shumëjavore në Tiranë kanë sot një përgjegjësi publike: të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dhuna ndaj studentëve
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rama dhe Rusia
  • Trazirat në Francë
  • Arlind Qori
  • Të lënduarit nga
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dhuna ndaj studentëve
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rama dhe Rusia
  • Trazirat në Francë
  • Arlind Qori
  • Të lënduarit nga
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga: Gishti tek dhunuesit jo viktimat e dhunës seksuale

Intervista E diel, 15 Shtator 2024 11:05
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga: Gishti tek dhunuesit jo viktimat e dhunës seksuale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ende stigmë dhe tabu! Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila angazhohet për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, flet për DW për nevojën e sensibilizimit të shoqërisë për këtë çështje.

DW: Presidente Jahjaga, tashmë ka disa vite që është përmendur një numër prej rreth 20 mijë grash të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, në sensibilizimin e kësaj çështje keni qenë e përfshirë drejtpërdrejt kur ishit presidente e vendit. Si janë siguruar këto evidenca dhe çfarë është vërtetësia e tyre?

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

12 Tetor 2026, 20:49
Ambasadori Malaj takim me Presidenten e Kosovës: Jemi pranë jush në rrugën drejt BE-së

Ambasadori Malaj takim me Presidenten e Kosovës: Jemi pranë jush në rrugën drejt BE-së

12 Tetor 2026, 15:01

Jahjaga: Kur flasim për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka qenë dhe vazhdon të jetë një plagë e hapur dhe një temë tabu për shtetin dhe qytetarët tanë. Në këto 25 vite të pasluftës unë kam punuar aktivisht, sidomos gjatë mandatit tim si presidente e Kosovës dhe pas përfundimit të mandatit tash si ish-presidente dhe tash me Fondin Jahjaga. Statistikat që ne i referohemi janë statistika të një forme që janë përdorur jo vetëm tek rasti i Kosovës, por, kjo ka ndodhur edhe me Bosnjen, Ruandën dhe Mianmarin. Pra është një formulë e veçantë e përcaktimit të numrit. Kemi raste të raportuara përmes organizatave ndërkombëtare. Kemi një përqindje shumë të madhe, numri është rreth 20 mijë, gra dhe jo vetëm, por ka edhe rreth 1000 burra të dhunuar.

Ka raste kur vetë viktimat kanë raportuar kur kanë shkuar në kampet e refugjatëve në vendet fqinjë tek organizatat pritëse të refugjatëve. Kemi statistika të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe shumë organizatave tjera. Pastaj numri i aborteve që kanë ndodhur në kampet e refugjatëve, edhe raporte pas çlirimit të Kosovës. Pra janë forma dhe mënyra të ndryshme të përcaktimit të përafërt të numrit rreth 20 mijë dhe deri tash nuk kemi një raport të plotë nga një organizatë rreth numrit të saktë. Vetëm  tek unë gjatë angazhimit tim për këtë çështje, numri shkon mbi tetë mijë gra dhe burra të dhunuar gjatë luftës që kam takuar. Problemi më i madh është se një numër shumë i madh i grave dhe burrave akoma nuk e kanë marrë hapin që të flasin  hapur me familjet apo dikë tjetër.

DW: Sipas mendimit Tuaj, çfarë po bënë Kosova përkatësisht institucionet e saja për këtë çështje? Ka një ligj për njohjen e statusit të viktimave të dhunimit, por numri i aplikimeve për këtë status thuhet se është tejet i vogël?

Jahjaga: Është shumë e vërtetë kjo që thuani. Hapat institucionalë janë marrë qysh kur isha presidente e Kosovës, sidomos në vitin 2014 kur është themeluar Këshilli Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe me dekret presidencial është themeluar një këshill i nivelit të tillë, ku ka sjellë në një tavolinë të vendimmarrjes qeverinë, parlamentin, organizatat joqeveritare, mediet, organizatat ndërkombëtare korin diplomatik dhe shumë e shumë partnerë të tjerë. Megjithatë, përderisa qytetarët e Kosovës e gëzonin lirinë, tek viktimat e dhunës seksuale në mendjet e tyre akoma ishte luftë dhe ende është e freskët në mendjet e tyre. Ka qenë temë tabu, por tash ajo tabu është thyer, stigma është thyer, por ende kemi punë për të bërë si institucione dhe si shoqëri. Pra, me themelimin e Këshillit Kombëtar është shtruar rruga që të ndërrohet ligji për vlerat e luftës dhe edhe viktimat e dhunimeve të marrin statusin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, pra si viktima civile të luftës.

Statistikat e sakta nuk i di por, sillen diku rreth 1600 aplikantë për statusin e viktimave civile të luftës për të kërkuar të drejtën e tyre ligjore. Pra, është një diskrepancë e madhe ndërmjet 20 mijë të dhunuarave dhe 1600 aplikacione për statusin e tyre, por kjo nuk është veçori vetëm e Kosovës, kjo ka ndodhur edhe në zonat e tjera. Pra, nga takimet e mia që kam pasur me të mbijetuar të dhunës seksuale, është shumë e vështirë që ta marrin hapin për të rrëfyer dhe të kërkojnë të drejtën e tyre. Nuk është pengesa vetëm tek institucionet sa është pengesa dhe te kultura e mosndëshkimit, sepse, jo vetëm në Kosovë por edhe në nivel global, statistikat tregojnë që është një shkallë shumë e lartë e kulturës së mosndëshkimit kur dhunimi seksual është përdorur si mjet lufte dhe në këtë rast kërkohet angazhim më i madh i bashkësisë ndërkombëtare.

Hendikepi më i madh i Kosovës është që nuk jemi anëtar i Interpolit dhe Europolit dhe kryerësit e këtyre veprave janë në vendin fqinjë Serbinë dhe për më shumë kjo çështje nuk është bërë temë e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që të kërkohen që kryerësit e këtyre veprave të kthehen në Kosovë dhe të gjykohen. Pra një anë ka të bëjë me stigmën, një anë me tabunë dhe në një anë me mungesë të përkrahjes familjare dhe shoqërore dhe anën tjetër me mosndëshkueshmërinë. Në çdo takim që kam pasur me të mbijetuar të dhunës seksuale, ata thonin që e vetmja gjë që mund të më sjellë paqe dhe qetësi është kur kryerësit e veprave të jenë prapa grilave.

DW: Dhunimet gjatë luftës dhe kjo temë, si thoni ju, në aspektin social nuk ka gjetur vend sa duhet në Kosovë për tu’ trajtuar në kontekstin e një fatkeqësie, dhe akoma duket si temë tabu në familjet kosovare. Pse vazhdon të ndodhë kjo?

Jahjaga: Janë kombinim i shumë gjërave. Pikësëpari ka të bëjë pak me mentalitetin patriarkal të shoqërisë tonë. Në vitin 2011 kur kam filluar që publikisht të flas për këtë temë që institucionalisht të merrem aktivisht dhe të flas për këtë temë që nuk ka qenë kompetencë kushtetuese e presidentes, por indirekt ka qenë përgjegjësi morale, kam pasur mesazhe nga më të ndryshmet nga një ekstrem në ekstremin tjetër, që Kosova dhe populli i Kosovës nuk është i gatshëm të flasë për këtë temë, pra thuhej se e dimë që ka ndodhur kjo çështje, por ky kapitull është i mbyllur dhe unë përgjigjesha në atë kohë sesi mund të mbyllet një temë që asnjëherë nuk është hapur.

Pra është bërë një padrejtësi e madhe  menjëherë pas luftës kur ne i kemi marrë të gjithë ato obligime institucionale dhe shoqërore ndaj të gjitha kategorive të dala nga lufta, ndërsa ne, të mbijetuarit e dhunës seksuale i kemi vendosur në një skaj duke bërë me gisht ndaj tyre, duke mos e ditur asnjëherë që trupi i tyre është shndërruar në formë të fushëbetejës. Përderisa ne hapnim varret e personave të pagjetur dhe vendosnim përmendore për martirët e shumtë, ne asnjëherë nuk e kemi kuptuar se në çfarë dhimbje dhe me çfarë pasojash po përballen të mbijetuarat e dhunës seksuale. Pra, në atë kohë është tentuar të dekurajohemi që shoqëria e Kosovës nuk është e gatshme të diskutojë këtë çështje, por pas aktivizmit të zyrës dhe ekipit tim në atë kohë dhe të një grupi shumë të madh të shoqërisë civile, më kanë shtyrë që t’u përgjigjem elitave politike të atëhershme që populli ka qenë gjithnjë i gatshëm të përballet me këtë temë, por ka munguar një lidership i duhur që të flas hapur me popullin për plagët ende të hapura të shoqërisë tonë.

Kanë qenë shumë ekstreme, njëri që familjarët personalisht i sjellin të mbijetuarat tek organizatat dhe thoni që ju duhet t’i trajtoni anëtarët e familjeve tona. Por kemi edhe ekstremin tjetër të dhimbshëm që gratë dhe vajzat tona janë detyruar që të mbajnë këtë sekret për vete dhe familjen e tyre për hir të mbrojtjes së moralit. Por, nuk ka qenë turpi i tyre, por turpi i atyre që kanë bërë dhunime dhe gishti nuk duhet të drejtohet ndaj të mbijetuarve, por ndaj kryerësve të këtyre veprave që dhunimin e kanë përdorur si mjet lufte ndaj qytetarëve të Kosovës.

DW: Çfarë kanë bërë institucionet e drejtësisë, në ngritjen e akuzave ndaj dhunuesve. Shumë organizata joqeveritare kanë ngritur zërin vazhdimisht se vendi nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim. Ju keni qenë presidente për një mandat. Sa janë të qëndrushme këto shqetësime?

Jahjaga: Deri më tash nëse nuk gaboj kemi vetëm nëntë ose dhjetë raste, aktakuza të hartuara nga ana e prokurorisë dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë, ndërsa, vetëm një rast e kemi ku ka përfunduar me vendim të formës së  prerë dhe shkalla e dënimit lë shumë pikëpyetje. E dhimbshme është që me mijëra raste janë ndërtuar nga UNMIK-u dhe EULEX-i dhe ato raste janë transferuar në duar të institucioneve vendore dhe asnjëherë nuk janë nda si raste të veçanta, por vetëm si shumica e rasteve që kanë të bëjnë me krimet e luftës. Pra mosndëshkueshmëria ka ndikuar që të mbijetuarat e dhunës seksuale ta humbin besimin në institucionet e drejtësisë.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, që nga koha e mandatit të saj si presidente e Kosovës edhe më pas me fondacionin “Jahjaga Foundations” angazhohet për sensibilizimin e shoqërisë ndaj të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 9 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

2 Flet Erion Braçe për protestat
Para 9 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

3 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 23 minutash

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

4 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 15 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.