Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 08:02 Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nuk e ka miratuar dërgesën e 60 raketave interceptuese për sistemet Patriot në Ukrainë, raporton Financial Times. Zelenskyy…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kurti si Zelensky përballë Trump? Joseph: Përgatituni për presione të forta

Kosova E premte, 7 Mars 2025 21:32
Kurti si Zelensky përballë Trump? Joseph: Përgatituni për presione të forta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

”Kryeministri Albin Kurti mund të përballet me presione të njëjta si ato ndaj presidentit ukrainas nga Donald Trump, por është në pozita edhe me të pafavorshme se Zelenski”. Kështu mendon profesori, dhe eksperti i politikës së jashtme dhe çështjeve të Ballkanit, Edward Joseph. Në një intervistë të dhënë më herët, eksperti nuk përjashton mundësinë e tërheqjes së trupave të SHBA nga KFOR, por thotë se Donald Trump duhet të përballet me problemet që do të vijnë nga një vendim i tillë.

Një pjesë e intervistës së Edward Joseph për A2 CNN

Kryeministri Kurti, i cili ka fituar sërish zgjedhjet, nuk ka pasur raporte aq te mira me Trump. Zyrtarë te administratës së tij, të tillë si Richard Grenell e kanë kritikuar ashpër. Duke konsideruar qe Kosova mbetet në një konflikt të pazgjidhur me Serbinë, a duhet te presim presione ndaj Kurtit, ashtu si në rastin e Zelenskit, për të shtyrë drejt një ujdie?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edward Joseph: Po! 100 përqind po, është përgjigjja e pyetjes. Tani, a do te jete presioni për të arritur marrëveshjen, apo diçka tjetër nuk mund ta them. Kërkesat e sakta nuk mund t’i dimë. Por nëse kryeministri Kurti rikthehet si kryeministër, atëherë ai, dhe të gjithë në Kosovë duhet të presin presion shumë të lartë nga administrata Trump. Kreministri Kurti mund të përballet me të njëjtin trajtim si ai që Trump i rezervoi Zelenskit. Dhe kryeministri Kurti nuk është në pozita të njëjta me Zelenskin.Presidenti ukrainas ka mbështetje të madhe europiane, ka mbështetje të madhe nga Mbretëria e Bashkuar. Kryeministri Kurti nuk e ka këtë mbështetje. Për kryeministrin Kurti ka kundërshti dhe kritika. Nga Bashkimi Europian dhe nga Mbretëria e Bashkuar. Duhet gjithashtu të kuptojmë se kryeministri Kurti kishte kritika edhe nga administrata e mëparshme në SHBA, ajo e Biden. Prandaj kjo nuk është diçka që ka të bëjë vetëm më Donald Trumpin. Kjo ka të bëjë me frustrimin në të gjitha këto vende perëndimore me lidershipin e kryeministrit Kurti, përveç problemeve që kanë me Serbinë. Unë e pranoj këtë. Serbia është provokuese dhe nën udhëheqjen e presidentit Vuçiç, ka ndërmarrë hapa të qartë për të provokuar dhe për të destabilizuar situatën, dhe e pranoj këtë. Në të njëjtën kohë, kryeministri Kurti, në mënyrë të panevojshme ka provokuar situatën në veriun e Kosovës dhe nuk ka përmbushur përgjegjësinë e tij si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Nuk e ka përmbushur këtë në drejtim të serbëve, të cilët janë qytetarë të Kosovës dhe të cilët kryeministri Kurti duhet të përpiqet ti tërheqë larg Beogradit, në vend që të ushtrojë trysni duke I bërë që të shohin nga Beogradi dhe jo Prishtina.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mendoni se Trump mund të shtyjë një marrëveshje qemund të përfshijë shkëmbime territoresh?

Edward Joseph: Kjo është një pyetje e drejtë. Është një pyetje e arsyeshme. Dhe sigurisht një pyetje që duhet bërë. Por ne nuk e dimë përgjigjien e kësaj pyetje. Përgjigjja e kësaj pyetje do të ishte se çfarë rreziqesh administrata Trump, do të ishte e gatshme të merrte përsipër nëse do të propozonte shkëmbim territoresh. Pasi administrata do të pranonte rreziqe shumë të larta në Bosnje dhe Hercegovinë, sepse Milorad Dodik do të përfitonte me siguri nga kjo. Ai aktualisht është në pozita jo të mira me dënimin e fundit dhe krizën në Bosnje, dhe kemi parë presidentin Vuçiç teksa udhëtoi në Banja Luka për të treguar mbështetje për të. Prandaj nëse ka shkëmbim territoresh atje, çfarë do ta pengonte Milorad Dodik, të avanconte me qëllimet e tij. Ky problem do të shkonte më pas në dyert e Administratës Trump, dhe pyetja për të dhe këshilltarët e tij do të ishte, ai i doni këto probleme?

Mund t'ju interesojë

Monologu i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla

Monologu i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla

Para 11 orësh
190 mijë euro donacione për një sëmundje të sajuar, familjarët e Endrit Azemit: Ne e besuam

190 mijë euro donacione për një sëmundje të sajuar, familjarët e Endrit Azemit: Ne e be...

Para 12 orësh
Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli lë në fuqi dënimet

Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli lë në fuqi dënimet

Para 15 orësh

A shihni ndonjë rrezik, që SHBA mund të tërheqë trupat e veta nga KFOR, dhe çfarë do të nënkuptonte kjo për sigurinë?

Edward Joseph: Përgjigjja ime do të jetë shumë e ngjashme. Me Donald Trumpin nuk përjashton dot asgjë. Ai ka thënë në fjalimin e tij se Groenlanda do të bëhet një ditë pjesë e Shteteve të Bashkuara. E sugjeroi këtë në fjalimin e tij këtë javë në Kongres. Pra nëse ai e thotë një gjë të tillë për Groenlandën, a mund të zhvendosë trupat nga Kosova? Epo, ai është Donald Trump. Ne nuk e dimë se çfarë mund të bëjë. Por pyetja mbetet, nëse ai dëshiron pasojat e një veprimi të tillë. Kjo është pyetja. Për SHBA mbajtja e trupave në Kosova nuk ka kosto të mëdha. Pra kjo është pyetja për Donald Trumpin. A i do problemet që vijnë me këto vendime?

Etiketat e lidhura

Edward Joseph
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave
Para 29 minutash

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi
Para 58 minutash

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 1 ore

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë
Para 1 ore

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 11 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 13 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 10 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 9 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.