Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përse sa herë ka negociata me Beogradin kërkohen përfaqësues kosovarë me sa më pak legjitimitet?

Forum E mërkurë, 3 Qershor 2020 17:30
Përse sa herë ka negociata me Beogradin kërkohen përfaqësues kosovarë me sa më pak legjitimitet?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lehtësia e rënies së një meteori mbi Kosovë
Nga Veton Surroi –

1.

Tingëllon gati si barsoletë morbide, por kam përshtypjen, tashmë dhjetë vjet e tutje, se po qe se do të binte një meteor i madh mbi Kosovë e duke mbuluar tre çerekun e territorit të saj nga Brukseli zyrtar do të vinin dy porosi. E para do të ishte shprehje e keqardhjes dhe ofrimi imediat i ndihmave të pakursyera. E dyta do të ishte kërkesa që sapo të rregullohen pak rrugët e gjendja në vend, diku javën e ardhshme, për shembull, përfaqësuesit e Prishtinës do të ftoheshin në Bruksel për të vazhduar dialogun me Beogradin zyrtar.

Jashtë barsoletës, dje ndodhi përgatitja e radhës për ta vazhduar “dialogun”, ku i dërguari i veçantë M.Lajçak mori përkrahjen e shteteve anëtare të BE-së për një rifillimi ambicioz të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, me synim që menjëherë të kalohet në rrafshin politik, në vend të atij të deritanishëm që u quajt “teknik”.

Brenda kontekstit të barsoletës, ngjarja e djeshme doli pas dy muajsh e gjysmë mbylljeje të vendit për shkak të krizës së koronavirusit dhe pas krizës politike nga rrëzimi i Qeverisë në mes të pandemisë. Sikur në barsoletë, porosia është pak a shumë se po, keni kaluar një krizë të madhe shëndetësore e sociale botërore dhe po, keni kaluar një krizë të padëgjuar politike kudo në botë, por sapo të hapet aeroporti, do të vazhdojmë me “dialogun”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

2.

Nuk është ndonjë risi, e nganjëherë mund ta kthejë kokën njeriu prapa dhe të hetojë se ka edhe më keq, apo ngjashëm keq.

Në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit 2010, sipas raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve e KQZ-së nga auditimi i 890 vendvotimeve, në 712 prej tyre ka konstatuar ndryshime të mëdha të rezultatit. Sipas organizatës ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve ENEMO, parregullsitë e shumta e ndikuan rezultatin e zgjedhjeve deri në shkallën 38%.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një ambasador perëndimor që vëzhgoi këto zgjedhje i përshkroi ato si “vjedhje industriale të votës”. Por, nga Brukseli zyrtar, gjegjësisht nga zyra e baroneshës Ashton, u dërgua porosia e dyfishtë “meteoritë”. Dakord, keni pasur ca probleme-serioze-zgjedhore dhe zgjidhni ato sa më shpejt. Pastaj, nisuni për në Bruksel, sepse po fillon dialogu me Beogradin.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07

Kjo porosi nuk u lëkund fare me faktin se deformimi i rezultatit qe 38%, diçka që në cilindo shtet të Evropës do të kishte çfarëdo emri, por jo zgjedhje demokratike. Për më tepër, nuk u lëkund as kur Këshilli i Evropës miratoi një raport, me të cilin, mes tjerash, i dyshuari më i madh për një grup të madh të organizuar kriminal në Kosovë ishte ai që sapo i kishte fituar zgjedhjet, me deformim prej 38 për qind.

Pra, nuk kishte më rëndësi se a kanë legjitimitet të brendshëm të votës apo atë të jashtëm të pranueshmërisë në botë përfaqësuesit e Kosovës – me rëndësi ishte që të paraqiteshin në Bruksel dhe të inicionin dialogun.

3.

Privatisht nuk do të jenë të paktë diplomatët evropianë që do të shpjegojnë se ngutja kësaj here ka të bëjë më shumë se me çdo gjë tjetër me rimarrjen e iniciativës evropiane prej improvizimit, që është përpjekur ta bëjë i dërguari amerikan Grenell, e posaçërisht efektit të lobimeve të ndryshme të përbashkëta mes presidentëve Thaçi dhe Vuçiq në Washington. Efekti dramatik i këtyre improvizimeve dhe lobimeve u pa me rrëzimin e paprecedentë të Qeverisë në mes të pandemisë e me shpjegime lënduese për inteligjencën e cilitdo qytetari se gjëja më e rëndësishme në atë moment ishte regjimi doganor në marrëdhëniet tregtare Kosovë-Serbi.

Dhe ky argument është valid marrë parasysh mungesën e konsistencës dhe rezultateve të kësaj administrate në probleme të ndryshme të politikës së jashtme, e siç u pa edhe me pandeminë dhe revoltën qytetare antiraciste, edhe në atë të brendshme.

Por, ngutja për t’i ikur njërit improvizim nuk absolvon prej improvizimit tjetër. Brukseli zyrtar tashmë ka ndërtuar, me apo pa paramendim, një qasje në proces negociator, që shpërfill në tërësi njërën prej kërkesave themelore të negociatave – atë të palëve të forta negociatore. Në një sistem demokratik, Kosova duhej të përfaqësohej me sa më shumë legjitimitet e demokraci. Por, prej vitit 2010 e tutje, çdo vendim që është marrë në negociatat në Bruksel nga ana e Kosovës ka pasur një parakusht, që përfaqësuesit e saj të kenë sa më pak legjitimitet demokratik. Dhe, kjo gjë nuk ka përfshirë vetëm të dyshuarin për krim të organizuar, Hashim Thaçi, por edhe për ata politikanë që nuk kanë dyshime të ngjashme. Në kohën kur u angazhua Isa Mustafa në negociata, ai ishte zgjedhur kryeministër pas një lufte të madhe të fituar të Hashim Thaçit kundër shumicës së votuesve të Kosovës, e me vendim diskutabil të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo përfshirje e Isa Mustafës, me legjitimitet të kontestuar e me vetëm 15 për qind të përkrahjes publike –sipas UNDP-së – solli rezultate katastrofale. Marrëveshja të cilën e nënshkroi në Bruksel shkaktoi krizë të madhe politike në vend, demonstrim qytetar në rrugë e protesta të paprecedenta të Kuvendit, që më në fund detyruan referimin e kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit e lexoi Marrëveshjen e nënshkruar nga I.Mustafa si manual të shkeljeve kushtetuese.

4 .

Ka një lloj ironie vetakuzuese në shpejtësinë për ta rifilluar dialogun me Serbinë, duke marrë si shkas formimin e një Qeverie të re të Kosovës, ndihmuar nga Thaçi dhe një vendim diskutabil i Gjykatës Kushtetuese. Qeveria e rrëzuar me mocion mosbesimi në fund të marsit të këtij viti kishte një muaj më vonë në sondazhin e UNDP-së besimin më të madh që ka pasur ndonjë qeveri ndonjëherë në Kosovë, me kryeministër dhe kryetare të Parlamentit që kalonin dy të tretat e përkrahjes. Shikuar nga këndvështrimi i negociatave të suksesshme, nuk kishte Qeveri me përkrahje më të madhe për të zhvilluar negociata. Por, shikuar nga standardi i negociatave të zhvilluara në Bruksel, një përfaqësim me përkrahje të madhe publike do të ishte një anomali.

Brukseli zyrtar mund ta zërë veten sërish në kurthin vetjak. Duke dëshiruar të mbajë rolin e vet prej ndërmjetësuesi në marrëveshjen Kosovë-Serbi mund të investojë sërish në një palë bashkëpunuese nga Kosova, e gatshme të marrë pjesë në çfarëdo e të nënshkruajë çfarëdo, por e pambështetur për të implementuar çfarëdo që të ketë nënshkruar.

Pas dhjetë vjetësh eksperimentesh, ndoshta Brukseli do t’ia vlente të lexonte numra bazikë të sondazheve dhe t’u kthehej leksioneve bazike të legjitimitetit politik. Mund të lexonte edhe diçka për demokraci, ndoshta, rrugës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 6 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 7 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 15 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 17 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.