Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:16 Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit Sot kryeministri Rama foli në Asamblenë e PS për disa probleme, por që në fillim ai kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Time Kadrijaj e AAK: Albin Kurti nuk i ka numrat për Qeverinë, Basha duhet të jap dorëheqje

Kosova E diel, 31 Gusht 2025 13:25
Time Kadrijaj e AAK: Albin Kurti nuk i ka numrat për Qeverinë, Basha duhet të jap dorëheqje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, po akuzon kryetarin e sapo zgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha, se po vepron në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Një ditë pasi kryeparlamentari Basha shpalli të mbyllur seancën konstituive të legjislaturës së nëntë, ani pse nuk u zgjodh nënkryetari nga radhët e komunitetit serb, Kadrijaj thotë se qëllimi kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje është të bllokojë rrjedhën e afatit ligjor për formimin e qeverisë, pasi nuk i ka numrat për të formuar shumicën parlamentare.

Kosova nuk ka themeluar institucionet e reja edhe gati shtatë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Për këtë vonesë, Kadrijaj thotë se fajtorja kryesore është Lëvizja Vetëvendosje, e cila edhe ka dalë e para në zgjedhje.

Nënkryetarja e AAK-së për KosovaPress thotë se Kuvendi është dashur të votojë në pako nënkryetarët nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, e jo tash të hyjë në një situatë të panjohur juridike.

“Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç janë nxjerrë tre nënkryetarët nga shqiptarët që kanë qenë në pako, në pako është dashtë të votohen edhe nënkryetarët nga dy komunitete: komuniteti serb, por edhe komunitetet tjera. Ju e keni parë që është ndarë votimi, pa konsulta, pa marrëveshje, pa negocim – që është dashtë të hidhet së paku si mocion në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, këta kanë dalë prej rendit të ditës së përcaktuar. Aktgjykimi i dytë e ka thënë qartë se duhet të ktheheni në rendin e ditës, ashtu siç është përcaktuar në takimet e para konsultative që janë mbajtur mes partive politike para caktimit të seancës së parë. Agjenda ka qenë e saktë dhe e qartë… Njëqind përqind të fajit e ka Lëvizja Vetëvendosje, sepse është partia që e mori pozitën e kryeparlamentarit, por edhe që duhet ta bëjë, domethënë është përgjegjësi, sepse edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka qartësuar: e kanë të drejtën e propozimit, por nuk e kanë të drejtën e bllokimit”, deklaron Kadrijaj.

Sipas saj, lideri i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk i ka numrat për të formuar qeverinë e ardhshme, andaj, siç thotë ajo, po bën “lojëra” të tilla në Kuvend.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u mbyll të shtunën nga kryeparlamentari Basha, ani pse në gjashtë raunde votime nuk u zgjodh asnjë prej deputetëve nga komuniteti serb për nënkryetar të Kuvendit.

Krahas deputetëve nga Lista Serbe, në garë ishte edhe deputeti tjetër i komunitetit serb, Nenad Rashiq, mirëpo i njëjti nuk arriti të sigurojë votat për këtë post.

Për Rashiqin votuan vetëm deputetët nga LVV dhe komunitetet jo-serbe, kurse ata nga PDK abstenuan, LDK nuk mori pjesë, kurse në seancën e fundit munguan deputetët e AAK-së dhe Nismës.

“Zotëri Kurti nuk bën ta ballafaqojë veten e vet në një seancë ku nuk do ta ketë shumicën absolute për t’u zgjedhur kryeministër. Të gjitha këto lojëra me figura të Lëvizjes Vetëvendosje – të rëndësishme apo të parëndësishme për ta, janë bërë në mënyrë që bllokada të ngelet në këtë nivel, domethënë në nivelin e konstituimit të Kuvendit dhe të mos kalojë në asnjë formë te qeveria. Kalohet kjo periudhë dhe më pas kalohet në afatet kohore që janë për zgjedhjen e Qeverisë”, shton ajo.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përkundër se disa prej deputetëve të AAK-së e votuan kandidatin e LVV-së për kryeparlamentar, Kadrijaj thotë se AAK-ja s’ka votë për formimin e qeverisë Kurti III.

Përkitazi me këtë, ajo kritikon Lidhjen Demokratike të Kosovës, që sipas saj është treguar e ngurtë në formimin e qeverisë së re nga partitë ish-opozitare.

“Aleanca ka qenë më e qarta prej të gjitha partive të tjera politike. Ne kemi qenë për formimin e qeverisë nga ish-partitë opozitare. Domethënë, qëndrimet tona kanë qenë të qarta në këtë drejtim dhe do të vazhdojmë me këtë prizëm. Jo, ne nuk do të bëhemi në asnjë formë pjesë e Qeverisë Kurti… Nëse e kundërshtojmë një qeverisje, domethënë një pako, një qeverisje, ose vazhdimin e Qeverisë Kurti, ne është dashur të kemi alternativa dhe një bashkëpunim më të mirë mes partive ish-opozitare, në mënyrë që të shohim të sigurojmë një qeveri tjetër”, thekson ajo, duke shtuar se ky pozicionimi i ngurtë normalisht që e pamundëson të kemi qeveri nga ish-partitë opozitare”, thekson ajo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Krahas këtyre, Kadrijaj kërkon dorëheqjen e kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha, pas publikimit të lajmit se i njëjti është bashkautor në një punim që flet për ish Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Megjithatë, pas këtyre raportimeve, Basha mohoi se ka shkruar ndonjëherë kundër UÇK-së, duke theksuar se kontributi i tij u kufizua vetëm në një kapitull për islamin radikal.

“Ne e kemi parë. Nuk është çudi nëse ky Dimal Basha është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, por del që është më i miri i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë pozicion. Dhe, shikoni – nëse ky është më i miri, cili është pozicioni i deputetëve të tjerë aktualë? Kjo është e turpshme çfarë po ndodh. Mirëpo me këto sulme ndaj UÇK-së, në vazhdimësi kemi dëgjuar nga oponentë të Lëvizjes Vetëvendosje – dhe ndonjëherë, ju e dini shumë mirë, që nga vetë debatet televizive, analistë të ndryshëm i kanë publikuar se cilët janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje: historinë e tyre, prejardhjen e tyre, prej çfarë niveli vijnë”, përfundon ajo.

Mund t'ju interesojë

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

Para 19 minutash
168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Para 27 minutash
Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Para 44 minutash

Kadrijaj thekspn se publikimi i fundit është kulmi, dhe se Basha nuk e meriton ta ketë një pozicion të tillë të lartë.

“Ne, nëse do të ishte konstituuar Kuvendi, do të kishim pasur votat. Ligji i parë që do të kishim insistuar të miratohej, do të ishte ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe çdo vlerë kombëtare që ka Kosova. Ai që fyen dhe shan këto vlera kombëtare është dashur të sanksionohet me ligjet në fuqi”, ka deklaruar ajo.

Kryeparlamentari Basha të hënën ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, mirëpo partitë PDK dhe LDK që përfaqësohen nga nënkryetarët në legjislativ kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë.

Ndërkaq ende nuk dihet sesi do të veprojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në lidhje me dekretin për kandidatin për kryeministër, meqenëse Basha e ka mbyllur seancën konstituive./kp/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 7 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 18 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 19 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 27 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.