Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 10:08 A mbahen në burg Meta dhe Veliaj si “koka turku” për në BE?! Shqipëria duhet të dëshmojë se mund të hetojë dhe të gjykojë edhe njerëzit më të fuqishëm të politikës. Por duhet të dëshmojë njëkohësisht se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Agron Gjekmarkaj: Vaksina e propagandës. Spektakël i Ramës për të shuar revoltën ndaj banketit në Dubai

Agron Gjekmarkaj: Vaksina e propagandës. Spektakël i Ramës për të shuar revoltën ndaj banketit në Dubai

Forum
E martë, 12 Janar 2021 14:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj –

Lajmi kryesor i këtyre ditëve ishte dreka në Dubai e ministrave dhe pushtetarëve shqiptarë. Hanin që, aman, falë i kjoshim Zotit! Si dreqër mbllaçiteshin të uruarit, me tamah e pa dembeli, me dhëmbët e mprehtë. Aromat mikluese duket i ftonin në përtypje të ëmbël e në heshtje admiruese. Restoranti i Nusretit ka zë e nam në të gjithë botën si njëri nga më të shtrenjtët në faqe të dheut.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Aty priten me erz e qeram yndyra e pasanikëve të botës. Shqipëria e bërë qyqe nga përmbytjet zhytej e mbytej në ujë, por ata kishin oreks të mirë, ishin fytyrëqeshur, hareja u spostohej sa në një cep te një tjetër, mideja dukej po kaq tretëse. Bifteku otoman bëhej shkrumb e hi sa hap e mbyll sytë nga djemtë e Skënderbeut. Ata ndiheshin aq patriotë aq sa kocka e bërxollës u dukej si kafkë jeniçerësh. Në rrjetet sociale u bë nami. Si rrëke shpërtheu kudo zemërimi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Meme, tallje, hoka, përbuzje, skuqën botën virtuale me indinjatë. Një historian i qytetërimeve na thotë se perandoritë e mëdha i shkatërroi stomaku, vetë Romën antike. Aty filloi dekadenca në mënyrë metaforike. Plënci i tyre i madh me zor i ngjitej kalit teksa barbarët që vinin nga veriu ishin gjeth të lehtë. Stomaku po përpin edhe qeverinë e Ramës, por duket gropë e madhe që nuk mbushet, sado që hedhin në të pafund.

Nusreti kushedi sa është gëzuar! Zonjat lozonjare të lokalit shpërndanin puthje nga ndezullia e gazmendit. Sheikët e Rilindjes rrinin me dinjitet mes të barabartëve! E kanë hak pushimin dhe darovitjen! Kjo virane Shqipëri po i lodh, po i plak, po i bën verem ndaj te Nusreti bënë konak. Eh, sa zemërgurë janë qytetarët e këtij vendi, që s’e kuptojnë fare se një biftek apo shishe verë sa një palë pushime të mira duhet për t’i qetuar, rehatuar, gëzuar ata që për ne bëhen copash.

Si zift binin mbi ta shkulme zemërimi! Kryeministri i sapokthyer nga udhëtimi pajtues mes Erdoganit e Mitsotakisit, fitimtar aty ku Merkel, Makron e Mike Pence kishin dalë humbës, pa t’i rrëshqasë dheu nën këmbë. Thonë që do ftohet të pajtojë edhe Biden me Trump që ky i fundit të marrë pjesë në ceremoni më 20 janar kur të kurorëzohet Presidenti i ri amerikan. Nuk e lanë të gëzohej. Ia prishën shendin dhe avenirin në akçihanen të larë me ar të Nusretit çapajevat e tij! U rrek të përgënjeshtronte! Luajti me fjalët sa diti e mundi, po kurrgjëhiç rezultati, rrjeti ziente si koshere bletësh të azdisura!

Qeveria deklaroi se shpenzimet i ka pala pritëse. Po cila është pala pritëse? Deklaruan se janë atje për portin e jahteve dhe pasqyrën ujore në Durrës, po kush e ndërton? Cili tender është bërë? Në vendet normale nuk shkon kurrë ministri për negociata te kompani të huaja private, por vjen ajo te ministri. Konflikti i interesit? Me çfarë mjeti udhëtuan 18 vetë në Dubai etj., etj. Një futbollist i Bajernit ka postuar në “Fb” drekë te Nusreti dhe klubi e pezulloi për pak kohë e i vuri dhe gjobë. Ja që shqiptarët bënin edhe këso pyetjesh, që Edi Rama nuk u gjente derman!

I duhej një lajm, një spektakël, një show, diçka që tërhiqte vëmendjen! Ndonëse na e kishte premtuar javën e tretë të janarit, pardje lajmëroi që seften do ta bënte dje. Ai thirri në skenë vaksinën 975 copa, që bëjnë për gati 485 veta. Nuk na tha ku e gjeti në mënyrë që të merremi me këtë pyetje dhe jo me menynë e Nusretit dhe bëmat e tjera të atij banketi. U vaksinua vetë dhe mirë bëri! U vaksinuan ca mjekë dhe mirë bënë se e meritojnë më shumë se kushdo!

Kështu kemi një batalion me imunitet! Frigoriferin se ku mbahen nuk na e dëftoi, por tha që nesër do shfaqet vetë ai para tij. Për të tjerat si e qysh kur mbërrijnë, një Zot e di! Me ketë ritëm do duhen nja dy vite të rrumbullakëta me i dalë në krye pandemisë. Edhe për këto zero informacion, a thua se jemi në një kamp përqendrimi! Po nejse, e kishte të madh hallin Kryeministri, shumë të madh i duhej spostimi i vëmendjes, zhurma që shkakton propaganda.

Ajo e mallkuar festën në pëqi të Nusretit, investigimi i “Birn” për portin e Durrësit, për ligjin që miratoi në dhjetor për t’ua dhënë arabëve e vunë përballë revoltës paqësore po tejet të rrezikshme të “Facebook”-ut. Sapo shoi revoltën urbane të të rinjve nga vrasja e të riut Klodian Rasha, që ndezi Policia e tij, tani i duhet të merret me revoltën që shkaktoi oreksi i ministrave kur vendi përmbytej. Ai gjeti vaksinën, por harron që shkenca jo e jo, po as rilindja e tij nuk ka gjetur vaksinë kundër gënjeshtrave, megjithëse e provon çdo ditë. Panorama.com.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

A mbahen në burg Meta dhe Veliaj si “koka turku” për në BE?!
Tani

A mbahen në burg Meta dhe Veliaj si “koka turku” për në BE?!

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 33 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 44 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 1 ore

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 16 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 15 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.