Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Cilat vende “spiunon” Kina me balona?

Cilat vende “spiunon” Kina me balona?

Forum
E mërkurë, 8 Shkurt 2023 08:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pasi balona e spiunazhit kinez u rrëzua mbi SHBA, një objekt fluturues i ngjashëm është shfaqur mbi Kolumbi. Mbi cilat vende të tjera ka balona kineze?

Mbi cilat vende u shfaqën balonat kineze?

Incidenti në SHBA me balonën kineze nuk është një rast i izoluar. Balonat kineze nuk u shfaqën vetëm në hapësirën ajrore të SHBA-së. Ministria e Punëve të Jashtme kineze konfirmoi fluturimin e një balone kineze mbi Kolumbi të hënën (06.02.2023). Thuhet se balona ka hyrë “pa dashje” në hapësirën ajrore të vendeve të Amerikës Latine. Objekte të ngjashme fluturuese nga Kina u panë gjithashtu dy herë në Japoninë veriore në vitin 2020, e së fundi për një balonë të ngjashme është raportuar edhe nga Kanadaja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

A është kjo hera e parë që një objekt fluturues kinez shfaqet mbi SHBA?

Jo, nuk është. Sipas një raporti të televizionit ZDF, gjatë mandatit të Donald Trumpit si president i SHBA-së, tri balona të tilla kanë kaluar pa u penguar mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Pentagonit, objekte të ngjashme janë parë edhe vitet e fundit, por balona e fundit fluturoi mbi tokë në territorin amerikan më gjatë se zakonisht.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si reagoi Kina ndaj rrëzimit të balonës në SHBA?

Pekini protestoi zyrtarisht pas rrëzimit të balonës. Akti “minoi seriozisht përpjekjet e të dyja palëve për të stabilizuar marrëdhëniet Kinë-SHBA”, tha në një deklarate zyrtare zëvendësministri i Jashtëm kinez Xie Feng. Pekini i bëri thirrje Uashingtonit “të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme që dëmtojnë interesat e Kinës”. Sipas Pekinit, balona është një “avion civil” që ka hyrë pa dashje në hapësirën ajrore amerikane – për shkak të “forcës madhore”.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Cila ishte arsyeja e lëshimit të balonës?

Qeveria amerikane në Uashington beson se balona kineze e spiunimit po kryente një operacion zbulimi kundër objekteve ushtarake amerikane. Një nga arsyet për këtë është se “avioni” ndodhej pranë bazës ajrore amerikane në shtetin Montana, ku ruhen raketat ndërkontinentale me kokë bërthamore.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se futja e balonës në hapësirën ajrore të SHBA ishte “e papranueshme” dhe “e papërgjegjshme”. Me urdhër të presidentit amerikan Joe Biden, avionët luftarakë amerikanë rrëzuan një balonë mbi brigjet e Karolinës së Jugut tështunën e kaluar (4 shkurt 2023). Ndërkohë, zhytësit po kërkojnë mbeturinat e saj, për të rindërtuar pajisjet teknike të balonës dhe për të saktësuar se për çfarë balone ishte fjala. Më 15 shkurt, në një seancë të fshehtë, Senati do të njoftohet me rezultatet e hetimit.

Pse balonat shihen kaq qartë?

Aeroplanët janë objekte të mëdha me madhësinë sa tre autobusë. Ata zakonisht fluturojnë 24 deri në 37 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës. Edhe pse kjo është shumë më e lartë se lartësia në të cilën fluturojnë aeroplanët e pasagjerëve, të cilët rrallë tejkalojnë 15.000 metra, balona lëviz shumë më poshtë se lartësia e satelitëve që sillen rreth Tokës. Distanca e tyre është nga 200 deri në 600 kilometra. Balona kineze u rrëzua në një lartësi prej 18.000 metrash.

A janë balonat e tilla të përshtatshme për spiunim?

Po. Ato konsiderohen si një instrument zbulimi i lirë dhe praktik. Ato mund të vëzhgojnë zona të mëdha në distanca më të shkurtra dhe me imazhe me rezolucion më të lartë sesa satelitët. Balonat e pajisura me radarë dhe kamera janë përdorur tashmë për spiunazh nga SHBA dhe ish-Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Reagimet ndërkombëtare ndaj këtij incidenti

Gjermania është e shqetësuar për tensionet në rritje midis Pekinit dhe Uashingtonit. Politikani i SPD-së, Michael Roth, beson se afera është një lloj “paragjelle e konfliktit midis Kinës dhe SHBA-së që mund të përshkallëzojë në vitet e ardhshme”.

Estonia, Kanadaja dhe Koreja e Jugut morën një pozicion shumë më të fortë për çështjen e “balonës” dhe mbajtën një qëndrim më të fortë. Ministri i Jashtëm estonez Urmas Reinsalu shkroi në Twitter se ai mbështet “mbrojtjen e sovranitetit të SHBA”. Kolegët e tij Justin Trudeau dhe Park Jin bënë deklarata të ngjashme.

Bashkimi Evropian ishte i përmbajtur. Siguria dhe mbrojtja e hapësirës ajrore janë çështje të sigurisë kombëtare dhe janë përgjegjësi e vendeve të prekura, thuhet në deklaratën e publikuar të dielën./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 41 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.