Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 12:34 IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaporta: Nuk është gabim në printim, por… IdentiTek ka reaguar pas raportimeve për një gabim të mundshëm në printimin e pasaportave shqiptare, duke sqaruar se ndryshimi i kodit identifikues nga “P”…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
DW: Ukraina, me pjesën e papushtuar, menjëherë në NATO! A është e mundur kjo?

DW: Ukraina, me pjesën e papushtuar, menjëherë në NATO! A është e mundur kjo?

Kryesore
E mërkurë, 4 Dhjetor 2024 13:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Botuar në radion gjermane shtetrore DW-

Ukraina do të hyjë menjëherë në NATO – me pjesën, që nuk është pushtuar nga Rusia. Në këtë mënyrë duhet të gjendet rruga drejt bisedimeve të paqes. Por a është kjo e mundur?

Neni 5 është thelbi i Marrëveshjes së NATO-s. Ai përcakton detyrimin për mbështetje në rast vetëmbrojtjeje, në rast se një vend i NATO-s sulmohet. Se çfarë mbështeje jepet, këtë e vendos secili anëtar vet. “Ne do të mbrojmë çdo centimertër të territorit të NATO-s”, është shprehur vazhdimisht presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden që pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Nën këtë ombrellë mbrojtjeje dëshiron të futet Ukraina. NATO e ka premtuar vazhdimisht afrimin e Ukrainës në aleancë, por pa përmendur asnjëherë një datë. Dikur ky shtet duhet të shpërblehet me anëtarësim për luftën mbrojtëse kundrejt Rusisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mbrojtje e NATO-s për një pjesë të Ukrainës?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyj ka propozuar tani, që pjesa e Ukrainës, që është e papushtuar të pranohet në NATO. Territoret e pushtuara nga Rusia në lindje dhe gadishulli i Krimesë i aneksuar përkundër së drejtës ndërkombëtare (rreth 27 përqind e Ukrainës) fillimisht nuk duhet të përfshihen në ombrellën mbrojtëse të aleancës. Zelenskyj do të ndalojë një depërtim të mëtejshëm të trupave ruse dhe të mundësojë bisedimet me kreun e Rusisë Vladimir Putin për një armëpushim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Teknikisht në territorin e Ukrainës mund të rregullohej vetëm një vlefshmëri e pjesshme e Marrëveshjes së NATO-s. Dokumenti i antarësimit për Ukrainën, që do të duhej të ratifikohej nga 32 vendet anëtare të NATO-s, mund të formulohet konform. Qysh tani në nenin 14 të Marrëveshjes së NATO-s janë përfshirë protokolle shtesë lidhur me çështje të tjera. Në nenin 6 të marrëveshjes përshkruhet territori i NATO-s. P.sh. disa ishuj në Karaibe ose në Paqësor, që i përkasin Francës ose Britanisë së Madhe, nuk janë territor i NATO-s. Gjatë periudhës që Gjermania de facto ishte e ndarë në dy shtete RFGJ dhe RDGJ, Marrëveshja e NATO-s vlente vetëm për pjesën perëndimore, pra Republikën Federale të Gjermanisë. Ndërsa Republika Demokratike e Gjermanisë ishte anëtare e Traktatit të të Varshavës, aelanca ushtarake e Bashkimit Sovjetik.

Mund t'ju interesojë

Tronditet sërish bota e futbollit, futbollisti 18-vjeçar ndërron jetë pas ndërhyrjes fatale

Tronditet sërish bota e futbollit, futbollisti 18-vjeçar ndërron jetë pas ndërhyrjes fa...

Para 51 minutash
Batuta e Ramës: Sali, lidh brekët dhe ik tani!

Batuta e Ramës: Sali, lidh brekët dhe ik tani!

Para 1 ore
Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

Para 2 orësh

Shumë vende anëtare të NATO-s nuk janë dakord

Çështja është më shumë, nëse partnerët e NATO-s, në radhë të parë anëtari më i rëndësishëm SHBA-ja, kanë vullnetin, që ta pranojnë Ukrainën si anëtare. Rreziku për t’u përfshirë në konflikt ushtarak, në rast të një sulmi të mëtejshëm të Rusisë, është shumë i madh, tërheqin vëmendjen ndër të tjerë politikanë gjermanë të sigurisë. Kancelari Olaf Scholz gjatë vizitës në Ukrainë të hënën (02.12.2024) bëri të qartë, se nuk është dakord për një antarësim të menjëhershëm të Ukrainës në Aleancë. Ish- sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka një mendim tjetër. Ai pak pas largimit nga posti në tetor tha, se pranimi i shpejtë i pjesës më të madhe të Ukrainës në NATO mund të bëjë që të marrë fund shpejt lufta. “Aty ku ka një dëshirië, ka dhe një rrugë për të gjetur një zgjidhje. Por na duhet të vendosim një kufi, që të përcaktojë, se ku mund të pretendohet neni 5, dhe që Ukraina duhet të kontrollojë të gjithë territorin deri tek ky kufi”, i tha Stoltenberg Financial Times në tetor. Edhe Franca, Polonia dhe shtetet Baltike mund ta pranojnë pjesërisht një anëtarësim të Ukrainës.

Faktori Trump i vështirë të kalkulohet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj vazhdimisht ka kërkuar në kuadër të “planit të tij të fitores” garanci sigurie nga NATO. Sipas vlerësimit të gjeneral-majorit gjerman Christian Freuding, drejtues i shtabit të planit dhe drejtimit të Bundeswehr-it (Ushtria Gjermane), Ukraina “ndodhet me shpatulla pas murit”. Ndaj Zelenskyj mund ta përfytyrojë, që të heqë dorë përkohësisht nga rimarrja nën kontroll e territoreve të pushtuara nga Rusia. Kreu i Rusisë, Putini ndër të tjera ka kërkuar, që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO, madje as pjesërisht. Se ç’qendrim do të mbajë administrata e re e SHBA-së nën presidentin Donald Trumpështë e paqartë. Wall Street Journal njofton duke iu referuar burimeve nga qarqet e presidentit të ardhshëm, se Trump mund të dojë që antarësimin e Ukrainës “ta shtyjë për 20 vjet”. Është e paqartë, se si do ta arrijë ai fundin e luftës ruse kundër Ukrainë, sikurse ka deklaruar.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaporta: Nuk është gabim në printim, por…
Para 19 minutash

IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaporta: Nuk është gabim në printim, por…

UEFA EURO U-21 2027/ Përcaktohen 16 skuadrat finaliste, shorti hidhet më 26 nëntor në Beograd
Para 30 minutash

UEFA EURO U-21 2027/ Përcaktohen 16 skuadrat finaliste, shorti hidhet më 26 nëntor në Beograd

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shiten nafta dhe benzina
Para 31 minutash

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shiten nafta dhe benzina

Frederik Vesslau: BE-ja pret reforma nga Serbia, më pas qasje ndaj Kosovës
Para 51 minutash

Frederik Vesslau: BE-ja pret reforma nga Serbia, më pas qasje ndaj Kosovës

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 15 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 14 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short
Para 4 orësh

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 17 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.