Kryeministri Edi Rama ka dalë sot herët dhe po flet për herë të parë për protestën e dhunshme, si dhe i përgënjeshtron fjalët se jam arratisur. “Jam këtu me ju”, tha kryeministri. “Protestat e dhunshme nuk kanë asnjë lidhje me studentët. Nuk po bie në kurthin e dhunës që kërkon gjak, por nuk bie në këtë kurth”, theksoi Rama.
Më tej, kryeministri theksoi se ata që gjuajnë me gurë, hekura, molotov etj. janë kriminelë dhe do të ndëshkohen. Rama shtoi se ky brez i ri është rritur më mirë se brezi ynë, por ka kërkesa të natyrshme të reja, dëshiron gjithçka gati. Kryeministri nënvizoi se forcat e policisë janë heronjtë e shtetit, sepse po sakrifikojnë për të ruajtur shtetin dhe rendin publik. Terrori i gurëve nga një grusht njerëzish të keqpërdorur synon, për llogari të dikujt, të ndalojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Matufi (Berisha) bën thirrje nga mëngjesi në darkë për terror”. PD ka plan përhapjen e panikut dhe destabilitetit. Ndërkohë, protesta ka edhe në Francë, Itali, Belgjikë, Portugali si një flakë e keqe, por këtu “flaka” ka duar të huaja për ta penguar drejt BE-së. Një dorë e fshehtë dhe djallëzore po përdor fëmijët. Po kështu kemi neutralizuar një dron me eksplozivë që synonte të godiste kryeministrinë nga brenda për ta shkatërruar krejtësisht…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish protestat e zhvilluara kundër qeverisë, duke mohuar se ka dëgjuar kërkesa konkrete nga protestuesit, të cilët prej më shumë se 135 ditësh kanë dalë në rrugë me thirrjen “Jepe dorëheqjen”.
Gjatë fjalës së tij, Rama tregoi një bisedë që pretendon se ka zhvilluar me një studente, e cila i kishte thënë se protestuesit kanë kërkuar prej muajsh që ai t’i dëgjojë.
Kryeministri u përgjigj se, sipas tij, nga protestat poshtë dritares së zyrës së tij ka dëgjuar vetëm thirrjet “burg dhe litar”, ndërsa pretendoi se nuk janë paraqitur kërkesa për dialog.
Rama u ndal gjithashtu te mesazhet që, sipas tij, merr nga persona të maskuar, të cilët, tha ai, merren me kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij.
Kryeministri Edi Rama tha të dielën se autoritetet kishin neutralizuar një “dron me eksploziv”, i cili, sipas tij, synonte të godiste ndërtesën e Kryeministrisë në Tiranë. Ai akuzoi gjithashtu aktorë të huaj për ndërhyrje në protestat e dhunshme kundër Qeverisë, duke e përmendur Iranin si burim dezinformimi.
Trazirat pesëditore në kryeqytetin shqiptar janë përshkallëzuar në dhunë, duke shkaktuar të lënduar mes policëve dhe protestuesve, si dhe dëme materiale. Dhuna në protestë ka nxitur thirrje për vetëpërmbajtje.
Në një adresim publik, Rama tha se droni ishte neutralizuar dy ditë më parë dhe se synonte t’i vinte zjarrin oborrit të brendshëm të Kryeministrisë, me “pasoja potencialisht të rënda”.
“Kjo është një dorë e huaj”, shtoi ai, duke pretenduar se një operacion i tillë nuk mund të ishte menduar apo organizuar nga studentët dhe të rinjtë shqiptarë që po protestojnë.
Rama nuk identifikoi personat apo grupet që dyshohet se qëndrojnë pas incidentit dhe nuk paraqiti prova për pretendimet e tij.
Kryeministri shqiptar pretendoi gjithashtu se ekzistojnë të dhëna për ndërhyrje të huaja në rrjetet sociale, të cilat, sipas tij, synojnë të nxisin destabilizimin e vendit.
“Ne kemi shumë të dhëna dhe do të vazhdojmë ta pasurojmë atë që kemi nisur qysh në fillim me ndërhyrjen në rrjetet sociale të atyre ‘duarve të huaja’”, tha Rama.
Ai përmendi shprehimisht Iranin, të cilin e cilësoi si një prej burimeve të dezinformimit, duke thënë se “ku, natyrisht, një dorë tjetër është Republika Khomeiniste e Iranit, kulmi i dezinformimit”.
Rama iu referua edhe një postimi të Aleksandër Duginit, një nga ideologët kryesorë të Kremlinit dhe mik i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin. Pa e përmendur Duginin me emër, Rama e cilësoi atë si “babain ideologjik” dhe “udhëheqësin shpirtëror” të Putinit.
Në një postim në rrjetin social X, më 17 tetor, Dugin i përshkroi shqiptarët si “popull shumë interesant dhe trim”, duke shkruar se “po zgjohen tani”. Ai iu referua gjithashtu rolit të të krishterëve ortodoksë në ndërtimin e shtetit shqiptar dhe traditës sufiste të islamit në vend.
Deklaratat e tij vijnë në kohën kur Shqipëria po përballet me protesta kundër Qeverisë, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit.
Rama pretendoi se një grup prej 200 deri në 300 personash të maskuar, që sipas tij nuk kanë lidhje me studentët, po shkakton pjesën më të madhe të dhunës.
Ai akuzoi gjithashtu kundërshtarët politikë për nxitjen dhe organizimin e trazirave, duke pretenduar se sulmet ndaj bankave dhe bizneseve synojnë të përhapin panik në vend
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
“Earlier I spoke with a student. There have been many requests for my home book on the phone. Especially from those brave ones with masks, also on WhatsApp, like Roberto Cavalli and Dolce & Gabbana, who are intensively busy with my home book, who will do this and that to me.
I am going along this river, and a student, in a language not at all normal, but not like theirs, writes to me and we also talk on the phone, and it strikes me that she knows little of our history, of what happened in this city.
She said: ‘You haven’t heard us for so many months’. I told her: ‘I have heard you, since you were under my window. I heard prison and noose. You haven’t made any request, you’ve said we don’t want dialogue’.”
Follow it live for more
