Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 22:59 Champions League/ Interi mund Stuttgartin, Bayerni pëson humbje befasuese, Roma ndal PSG Champions League ka dhuruar emocione, gola dhe surpriza në ndeshjet e mbrëmjes. Interi dhe Liverpooli kanë marrë fitore të rëndësishme, ndërsa surpriza më e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Artan Hoxha
  • Arrestimi i kryeredaktorit
  • Greva e transportit
  • Erjon Vishkulli
  • Ilir Meta
  • PS dhe Spiropali
  • Samiti në Bruksel
  • Protestat
Lajmet e fundit
Në trend
  • Artan Hoxha
  • Arrestimi i kryeredaktorit
  • Greva e transportit
  • Erjon Vishkulli
  • Ilir Meta
  • PS dhe Spiropali
  • Samiti në Bruksel
  • Protestat
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Freedom House: Shqipëria me 69 pikë, Mali i Zi 68, Maqedonia 67, Bosnja 54, Kosova 61, Serbia 53

Freedom House: Shqipëria me 69 pikë, Mali i Zi 68, Maqedonia 67, Bosnja 54, Kosova 61, Serbia 53

Kryesore
E enjte, 19 Mars 2026 09:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Botuar në radion “Europa e Lirë”-

Kosova dhe Shqipëria janë cilësuar si vende “pjesërisht të lira” në raportin më të fundit vjetor të organizatës Freedom House me seli në Uashington.

Megjithatë, Kosova ka shënuar një përmirësim të vogël në Raportin e vitit 2026 për Lirinë në Botë, duke u vlerësuar me 61 pikë nga 100, një më shumë se një vit më parë.

Në raportin e publikuar më 19 mars thuhet se në Kosovë “gjykatat kanë nxjerrë vendime që dëshmojnë pavarësinë e tyre, megjithëse janë përballur me trysni të madhe politike”.

Sipas raportit, kriza politike dhe institucionale që goditi Kosovën gjatë vitit të kaluar, kur vendi u qeveris pothuajse tërë kohën nga një qeveri në detyrë, ka ndikuar në përparimin e vendit në gjyqësor.

“Në Kosovë, për shembull, ligjvënësit e sapozgjedhur nuk arritën të formonin një qeveri për pjesën më të madhe të vitit, ndërsa qeveria në detyrë thuhet se e tejkaloi mandatin e saj teknik, duke rezultuar në zgjedhje të parakohshme; kjo bllokadë i zbehu përparimet e vendit në pavarësinë gjyqësore dhe sigurinë fizike”, thuhet në raport.

Në raportin paraprak, kur Kosova kishte 60 pikë, vendi vlerësohej se kishte shumë institucione publike të minuara nga korrupsioni, se gazetarët përballeshin me frikësim dhe se sundimi i ligjit pengohej nga ndërhyrjet dhe mosfunksionimi në sistemin gjyqësor.

Si renditen vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor?

Nga vendet e rajonit, Serbia qëndron më së keqi, pasi vlerësohet me 53 pikë, ndërsa Bosnja e Hercegovina me 54 pikë.

Shqipëria, ndërkohë, vlerësohet më së larti, me 69 pikë, e ndjekur nga Mali i Zi me 68 pikë dhe Maqedonia e Veriut me 67 pikë.

Edhe Shqipëria shënoi përparim për një pikë, krahasuar me raportin e vitit të kaluar.

Raporti Liria në Botë përfshin vlerësime dhe raporte për vendet mbi të drejtat politike dhe liritë qytetare në 195 vende dhe 13 territore në mbarë botën.

Raporti i këtij viti mbulon zhvillimet nga 1 janari 2025 deri më 31 dhjetor 2025.

Puçet ushtarake, dhuna kundër protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për të dobësuar garancitë kushtetuese gjatë vitit 2025, bënë që ky të ishte viti i 20-të radhazi të rënies së lirisë globale, sipas raportit nga Freedom House.

Raporti zbuloi se 54 vende përjetuan përkeqësim të të drejtave politike dhe lirive qytetare, ndërsa vetëm 35 shënuan përmirësime.

Sot, vetëm 21 për qind e popullsisë së botës jeton në vende të vlerësuara si të lira, një rënie nga 46 për qind që ishte para dy dekadash, thuhet në raport.

Guinea-Bissau, Tanzania, Burkina Faso, Madagaskari dhe El Salvadori shënuan rëniet më të mëdha të pikëve brenda një viti, ndërsa Siria, Sri Lanka, Bolivia dhe Gaboni gëzuan përmirësimet më të mëdha.

Tri vende – Bolivia, Fixhi dhe Malaui – u përmirësuan nga statusi “pjesërisht të lira” në “të Lira”, falë zgjedhjeve konkurruese, rritjes së pavarësisë së gjyqësorit dhe forcimit të sundimit të ligjit.

Mund t'ju interesojë

Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Dy kullat e mafies te stadiumi kombëtar!

Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Dy kullat e mafies te stadiumi kombëtar!

Para 7 orësh
Liderët rajonalë në Bruksel për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Liderët rajonalë në Bruksel për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Para 8 orësh
Samiti në Bruksel, Rama: BE duhet të ketë guximin, të sjellë të gjitha vendet kandidate në tryezë

Samiti në Bruksel, Rama: BE duhet të ketë guximin, të sjellë të gjitha vendet kandidate...

Para 10 orësh
Në Google

Na bëni burim të preferuar në Google

Shihni lajmet e Koha Jonë të parat në Google Search dhe Top Stories.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ Interi mund Stuttgartin, Bayerni pëson humbje befasuese, Roma ndal PSG
Para 5 orësh

Champions League/ Interi mund Stuttgartin, Bayerni pëson humbje befasuese, Roma ndal PSG

Koçeku: Ka ende deputetë në PS që mendojnë largimin, por duhen veprime konkrete
Para 6 orësh

Koçeku: Ka ende deputetë në PS që mendojnë largimin, por duhen veprime konkrete

Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën
Para 6 orësh

Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën

Propozimi nga deputetja e PS-së: Të burgosurit të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin
Para 6 orësh

Propozimi nga deputetja e PS-së: Të burgosurit të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin

Më të lexuarat

1 Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Dy kullat e mafies te stadiumi kombëtar!
Para 7 orësh

Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Dy kullat e mafies te stadiumi kombëtar!

2 Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën
Para 6 orësh

Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën

3 Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama
Para 19 orësh

Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama

4 Artan Hoxha zbardh prapaskenat e takimit në Aruba: Dy kulla pas stadiumit kombëtar!
Para 8 orësh

Artan Hoxha zbardh prapaskenat e takimit në Aruba: Dy kulla pas stadiumit kombëtar!

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

Shih Koha Jonë të parën në Google

Na shtoni si burim të preferuar me një klik.

Shto te burimet e preferuara