Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes një mesazh optimist lidhur me turizmin në vend, duke vënë theksin te Gjirokastra.
“Mirëmëngjes 😊 dhe me kënaqësinë e disa prej vizitorëve që kanë përjetuar magjinë e Gjirokastrës, e cila nga janari deri në korrik ka mirëpritur 500 mijë vizitorë, ju uroj një fundjavë të bukur 🫶”, shkruan Rama.
Sipas shifrave të publikuara nga kreu i qeverisë, qyteti i gurtë vazhdon të jetë një nga destinacionet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj gjatë këtij viti.
