Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kur Europa mblidhet te “Meliá”!

Kur Europa mblidhet te “Meliá”!

Lajme
E premte, 31 Korrik 2026 06:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ka vende ku shkon për të pushuar dhe ka vende ku shkon për të kuptuar se si po ndryshon një vend i tërë.

“Meliá Durrës”, në Gjirin e Lalzit, është një prej tyre, bile më kryesori në Shqipëri.

Mund t'ju interesojë

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe...

Para 3 orësh
Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Para 3 orësh
Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një ...

Para 6 orësh

Që në hyrje krijohet ndjesia se nuk ndodhesh në një resort të zakonshëm të Adriatikut shqiptar. Dëgjon spanjisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, polonisht, çekisht, portugalisht e shumë gjuhë të tjera. Shqipja dëgjohet më rrallë. Për një çast të duket sikur je në brigjet e Mesdheut perëndimor apo në Monte Carlo, dhe jo vetëm pak kilometra larg Tiranës.

Prej vitesh në Shqipëri debatohet se cili duhet të jetë modeli i turizmit: ai elitar apo ai masiv. Në të vërtetë, vendi ka nevojë për të dy. Plazhet publike duhet të mbeten për të gjithë qytetarët, ndërsa resortet elitare janë investime që sjellin ekonomi, punësim, standarde të reja dhe emër për Shqipërinë në tregun ndërkombëtar të turizmit.

Dikur shqiptarët e pasur, biznesmenët, politikanët dhe njerëzit e medias largoheshin çdo verë drejt Greqisë, Italisë, Spanjës apo rivierave të tjera mesdhetare. Sot po ndodh edhe e kundërta. Europa po vjen në Shqipëri.

Një nga shembujt më domethënës është “Meliá Durrës”, marka prestigjioze spanjolle që ka zgjedhur Gjirin e Lalzit për të ngritur një nga resortet më moderne në vend.

Mes pishave shumëvjeçare janë ngritur godina tre dhe katërkatëshe, larg etjes për të mbushur bregdetin me kulla betoni. Arkitektura respekton natyrën, ndërsa drita depërton nga çatitë dhe krijon një atmosferë të pazakontë qetësie.

Resorti numëron 471 dhoma dhe mbi 400 punonjës, pothuajse të gjithë shqiptarë.

Ky është një fakt që të bie menjëherë në sy.

Në një kohë kur shumë struktura turistike në Shqipëri po mbështeten tek punonjës të ardhur nga Azia apo Afrika, “Meliá” ka zgjedhur të investojë tek të rinjtë shqiptarë. Ata trajnohen sipas standardeve të markës spanjolle dhe krijojnë çdo ditë një kulturë të re shërbimi.

Në foto: Administratori i Përgjithshëm i MELIA, Juan Tunon

Administratori i përgjithshëm, spanjolli Juan Tunon, tashmë flet edhe disa fjalë shqip. Ai lëviz vazhdimisht mes turistëve dhe stafit. Nuk e sheh të ulur në zyrë. Vëren çdo detaj, përshëndet me dashamirësi klientët dhe u kujton punonjësve se mikpritja është po aq e rëndësishme sa arkitektura apo luksi.

Në krah të tij është administratori shqiptar Ervin Dalipi, i cili shpjegon filozofinë e punësimit.

“Përparësi kanë banorët e zonës, Durrësi dhe Tirana. Ne besojmë se investimi duhet të kthehet edhe në mirëqenie për komunitetin”- thekson Dalipi.

Është një filozofi që meriton vlerësim.

Teksa ecim drejt pishinës e për të dalë te deti, zhurma e gjuhëve të ndryshme krijon ndjesinë sikur ndodhesh në një aeroport ndërkombëtar.

Në foto: Pamje e pjesshme e pishinës së resortit

Aty takojmë, João Ferreira, turist nga Portugalia.

“Erdha sepse njihja markën ‘Meliá’,” – na thotë. – “Por tani dua të njoh edhe Shqipërinë.”

Na rrëfen me entuziazëm vizitën në Tiranë.

“Recepsioni na siguroi menjëherë një minibus modern. Vizituam Sheshin Skënderbej, Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, Air Albania. U ulëm në një lokal ku kamarieri fliste portugalisht sepse kishte jetuar në Porto. Ishte tifoz i Real Madridit, por adhuronte Jose Mourinhon.”- tha duke qeshur João Ferreira, nga Lisbona.

Në foto Kulla e vrojtimit të plazhit te MELIA

Në plazh bie në sy një tjetër standard nga ato që nuk jemi mësuar në shumicën e resorteve apo fshatrave turistikë.

Rojet monitorojnë vazhdimisht detin. Flamuri jeshil valëvitet kur kushtet janë të sigurta, ndërsa flamuri i kuq ngrihet sapo dallgët bëhen të rrezikshme. Është një kulturë sigurie që nuk është ende e zakonshme në të gjithë bregdetin shqiptar.

Kur bie mbrëmja, resorti merr një tjetër pamje.

Muzika shqiptare alternohet me repertorin ndërkombëtar. Restorantet mbushen me turistë nga e gjithë Europa. Në një cep funksionon kazinoja, ku fati vazhdon të provojë pushuesit. Disa ditë më parë një çift francez kishte fituar rreth 12 mijë euro.

Pas këtij investimi fantastik të MELIA qëndron biznesmeni shqiptar Tan Dulaku, një sipërmarrës i njohur prej më shumë se tri dekadash. Ata që e njohin thonë se ka shpirt artisti po aq sa instinkt biznesmeni. Kjo duket edhe te “Meliá”, ku estetika dhe arti, nuk është lënë pas dore përballë interesit ekonomik. Tani, siç i thërrasin shkurt,  ka ndërtuar një mrekulli në bregdetin shqiptar. Ai, me aq pasuri sa ka, edhe mund ti kishte hedhur diku tjetër në Mesdhe, por preferoi vendin e tij, duke rritur emrin turizmit shqiptar, e jo vetëm por në Resortin MELIA, ka punësuar 400 punonjës të gjithë të rinjë nga zonat përreth, e ku natyrisht dijnë gjuhën angleze.

Në fakt MELIA, jo vetëm mbetet resorti numër një në Shqipëri, por edhe shkolla praktike e turizmit, ku të rinjtë mësojnë praktikisht e bëhen konkurues, nesër, në çdo treg turistik europian.

Në fund të vizitës bashkohemi me një grup turistësh polakë. Laureta, pjesë e administrimit të resortit, na prezanton me ta. Muzika popullore shqiptare fillon të dëgjohet dhe, pas pak minutash, polakët ngrihen spontanisht në valle. Nuk vonon “plas” edhe muzika polake.

“Vitin tjetër do të vijmë edhe më shumë,” – na thotë njëri prej tyre që ishte nga Varshava.

Ka shumë bare, plot restorante VIP si Casa Nostro, Cape Nao, Dodona, etj. Te bari afër bregdetit njeriu gjen gjithçka, shërbim e cilësi. Kamarierët dhe personeli aty, nën tingujt e muzikës së lartë për pushuesit, të degjojnë me kujdes dhe shërbim në çast.

Kaq i kërkuar është Melia sa ka radhë nga firmat kryesore të kafesë në Tiranë që të reklamojnë markat e tyre te MELIA. Gim Zeqo një milioner me përmasa miliardiere, ( jo se rri afër Samir Manes), por ka nxituar të sjellë karrike si “thasë” me emrin e AMA, ku pushuesit ulen në darkë e kuvendojnë nën ritmin e muzikës.

Duke ecur mes bukurive kisha përfunduar mes pishave larg qendrës së Resortit. Me del para një nga ato makinat e golfit si “makina e Trump”. Ndaloi dhe shoferi i Resortit, Kevin Dhiari me solli te hyrja kryesore. Mu duk vetja për pak minuta si te fusha e Trump! (kliko videon në fund)

Largohemi nga “Meliá” me një bindje se ky resort nuk është thjesht një hotel me pesë yje.

Është një sinjal se Shqipëria ka hyrë në hartën e turizmit elitar mesdhetar.

Dhe kur dëgjon spanjollin Juan Tunon të thotë me bindje se “Shqipëria do të jetë një nga liderët e turizmit në Mesdhe”, nuk e merr më si një frazë mirësjelljeje. Eshtë realitet!

Pas një dite në “Meliá”, ajo tingëllon si një parashikim që ka filluar të marrë formë./KOHA JONE/

Traditë shqiptare në mbrëmjet tek Melia

Atmosfera në mbrëmje, me muzikë shqiptare!

Resorti Meliá në Durrës është me pesë yje dhe ndër më të mirët në Shqipëri, ku është plot me turistë të huaj.

Turistët e huaj dhe shqiptarë, kërcejnë me grupin e valltarëve

Etiketat e lidhura

Melia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 3 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 3 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 3 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 6 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 7 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 3 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

3 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 21 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 10 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 3 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 7 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 12 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 6 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.