Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Një kolonë e fuqishme ruse kërcënon seriozisht Kievin

Një kolonë e fuqishme ruse kërcënon seriozisht Kievin

Forum
E martë, 1 Mars 2022 15:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pamjet satelitore tregojnë një kolonë me automjete ushtarake ruse rreth 60 km të gjatë. Kolona “shtrihet nga rrethinat e aeroportit Antonov, – rreth 25 km nga qendra e Kievit – në jug deri në rrethinat e Prybirskut”, bëri të ditur firma amerikane për pamjet satelitore, Maxar. Pamjet e kolonës tregojnë dhjetëra kamionë ushtarakë që janë renditur njëri pas tjetrit. Disa kamionë qëndrojnë shumë larg njëri-tjetrit, bëri të ditur Maxar. Të tjerë janë grupuar. Kjo firmë publikoi edhe pamje ku shihen zhvendosje të helikopterëve luftarakë dhe automjeteve në Bjellorusi, më pak se 30 km nga kufiri ukrainas.

Sipas të dhënave të ushtrisë ukrainase, që nga fillimi i ofensivës ruse, forcat ushtarake ukrainase kanë mundur të zmbrapsin disa sulme ruse drejtuar Kievit. Luftime të ashpra ka pasur rreth aeroportit Antonov në periferi të kryeqytetit. Sipas të dhënave ushtarake perëndimore, rezistenca e ukrainasve e ka ngadalësuar sulmin ushtarak rus.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 8 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 11 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 13 orësh

Ukraine - Satellitenbild über Ivankiv nordwestlich von KiewPamje satelitore nga Ivankiv

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

AFP e cila i referohet qarqeve diplomatike dhe atyre ushtarake, njofton se natën e së martës, Moska përgatit një ofensivë të re. Të hënën kolona kryesore ruse ka lëvizur “rreth 5 kilometra” në drejtim të Kievit dhe gjendet sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës “rreth 25 km” larg Kievit. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar të martën në Facebook, se trupat ruse në 24 orët e kaluara janë riformatuar dhe kanë mbledhur më shumë armë artilerie dhe automjete të blinduara “sidomos për të rrethuar Kievin dhe qytete të tjera të mëdha e për t’i vendosur nën kontroll.”

Ukraine Konflikt I Kiew

Akuza të rënda në Këshillin e Sigurimit

Ukraina e ka akuzuar Rusinë në Këshillin e Sigurimit për krime lufte. Ambasadori ukrainas, Serhij Kyslyzja në një seancë urgjente bëri fjalë për sulme ruse në kopshte, spitale dhe jetimore. “Këto janë akte të një shteti që është i vendosur të vrasë civilët. Nuk ka asnjë debat. Këto janë krime lufte.” Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për krime lufte. Një vend i tillë nuk mund të jetë anëtar i Këshillit të Sigurimit, tha Zelensky dhe kërkoi zonë ndalimi fluturimi për avionët rusë mbi vendin e tij.

Ndërkohë presidenti amerikan, Joe Biden kërkoi miratimin në kongres të një pakete ndihme prej 6,4 miliardë dollarësh për Ukrainën. Tek kjo paketë bëhet fjalë për ndihma humanitare, ekoomike dhe ushtarake për vetëmbrojtje. Organizata e OKB-së për Refugjatët, UNHCR ka bërë të ditur, se në ditët e fundit rreth 660.000 vetë kanë kërkuar strehë në vendet fqinje.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 3 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 4 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 4 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 8 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 7 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 4 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.