Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 09:52 Kristian Shpendi: Ëndërr të luajmë së bashku te Kombëtarja, si vëllezërit Espozito Kristian Shpendi po kalon një moment të shkëlqyer në Itali, ku është shpallur lojtari më i mirë i muajit shtator në Serinë B. Sulmuesi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Meta për “Vatikan News”: Ati i Shenjtë, kontribut të jashtëzakonshëm për Shqipërinë

Intervista
E mërkurë, 8 Shtator 2021 20:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i shtetit, Ilir Meta në një intervistë për “Vatikan News”, pas audiencës së posaçme me Atin e Shenjtë, Papa Françeksu ka folur për mesazhet e vizitës së tij në Vatikan. Presidenti Meta thekson se ky takim është konfirmim i vëmendjes së jashtëzakonshme që Ati i Shenjtë dhe Vatikani i kushton Shqipërisë.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

President, Ilir Meta, çfarë mund të na thoni për audiencën që patët me Papa Françeskun në Vatikan?

Presidenti Meta: Një moment historik për mua personalisht dhe një nder i veçantë të vizitoja Selinë e Shenjtë dhe të pritesha nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, pikërisht tani në prag të 4-vjetorit të vizitës së Tij të parë në Europë, ku ai zgjodhi pikërisht vendin tonë, Shqipërinë. Natyrisht më mbeti në kujtesë nga kjo audiencë, pyetja që gazetarët i kishin bërë në avion Papa Françeskut gjatë kthimit nga Shqipëria për në Romë, se përse kishte zgjedhur një vend që nuk ishte anëtar i Bashkimit Europian për të realizuar një vizitë të parë në kontinent dhe përgjigjia e Tij ishte: Pikërisht për të dhënë një sinjal.

Vizita ime në Vatikan në këtë vit historik për ne shqiptarët, siç është Viti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, padyshim që mbart edhe mesazhin e raportit shumë të fortë, midis Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë. Por në mënyrë të veçantë, të vendosmërisë tonë për të forcuar dhe mbrojtur identitetin tonë europian, ashtu sikurse edhe për të hedhur një hap më tej drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, shpresojmë gjatë vitit të ardhshëm.

Si e shikoni ju kujdesin atëror dhe dashurinë e Papa Françeskut ndaj popullit shqiptar?

Presidenti Meta: Ati i Shenjtë, Papa Françesku ka treguar që në fillimet e para të Tij në këtë detyrë kaq të lartë, një vëmendje të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe për shqiptarët, jo vetëm me vizitën e Tij historike 4-vite më parë në vendin tonë por njëkohësisht me Shenjtërimin e Nënë Terezës, me lumturimin e 38 martirëve të Kishës sonë Katolike, me emërimin Kardinal Nderi në Vatikan të At Ernest Simon Troshani dhe me shumë akte të tjera konkrete. Ashtu sikurse dua të theksoj në mënyrë të veçantë se pikërisht në Ditën e Shën Nënë Terezës ai lartësoi Kishën Katolike të Kosovës duke e shndërruar në Dioqezë.

Të pafundme janë aktet e tij të vëmendjes ndaj Shqipërisë, popullit shqiptar, ndaj klerit katolik në vendin tonë, që ka vuajtur e sakrifikuar aq shumë në të kaluarën, por edhe ndaj harmonisë ndërfetare në Shqipëri, që Papa Françesku e vlerëson shumë dhe na kujton se duhet ta ruajmë dhe ta zhvillojmë çdo ditë.

Njëkohësisht dua të theksoj angazhimin e tij për t’i kushtuar një vëmendje maksimale edukimit të të rinjve, për të luftuar varësitë e tyre nga fenomene negative, si droga, alkooli, etj., dhe për t’ju siguruar një të ardhme më të mirë në vendet tona.

Sikurse Papa Françesku e tha gjatë këtij takimi, për fat të keq Europa po përjeton një “dimër demografik” dhe kjo nuk duhet të ndodhë me Shqipërinë apo me vende të tjera, që kanë mundësinë për t’u rritur dhe zhvilluar e njëkohësisht për t’u dhënë më shumë të ardhme të rinjve në vendet tona e jo përmes emigrimit.

President, të ndalemi pak tek shkëmbimi i dhuratave. Ati i Shenjtë ju dhuroi një medalje me simbolin e ullirit dhe ju i bëtë një dhuratë të veçantë…

Presidenti Meta: Mendoj se ishte një shkëmbim mjaft kuptimplotë i dhuratave. Unë i dhurova një ikonë të Shën Marisë, “Puthja e ëmbël”, të punuar me shumë dashuri në Shqipëri. Ndërsa Papa Françesku kishte zgjedhur “ullirin”, simbol të paqes dhe bashkëpunimit, si një mesazh se ku duhet të përqendrohet politika: bashkimin e njerëzve dhe popujve, pavarësisht besimeve e përkatësive etnike.

Çfarë mesazhi do çoni në Shqipëri nga audienca që patët me Papa Françeskun?

Presidenti Meta: Nga ky takim kthehem me mesazhin e një angazhimi edhe më të madh për paqe, për bashkëpunim, për t’iu dhënë një mundësi më të madhe të rinjve tanë që të shohin të ardhmen e perspektivën në Shqipëri, përmes një edukimi më të mirë, një vëmendje më të madhe ndaj tyre dhe natyrisht me besimin se falë kësaj mbështetje të Selisë së Shenjtë dhe lutjeve të vetë Papa Françeskut, Shqipëria do të vijojë në rrugën e saj të europianizimit, të modernizimit e njëkohësisht edhe të bashkëjetesës, gjithmonë në paqe me të gjithë popujt e kombet e rajonit tonë.

Ju patët edhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, me të cilin folët mbi marrëdhëniet ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë, marrëdhënie të cilat ju i quajtët të forta e të mira…

Presidenti Meta: Kemi patur një bisedë të shkëlqyer me eminencën e tij, Kardinalin Parolini për marrëdhëniet bilaterale. Kemi shprehur angazhimin për të adresuar më me efikasitet disa çështje ende të mbartuara nga e kaluara sa i takon disa të drejtave të Kishës Katolike në Shqipëri dhe unë kam shprehur angazhimin tim, por edhe të institucioneve tona, për t’u përmbushur të gjitha detyrimet, si ndaj Kishës Katolike ashtu edhe ndaj komuniteteve të tjera fetare, në drejtim të rikthimit të pronave dhe në drejtim të krijimit të lehtësirave të duhura për aktivitetin e tyre, në dobi të rimëkëmbjes shpirtërore të popullit tonë.

Po kështu kam shprehur në mënyrë të veçantë vlerësimet më të mira, për angazhimet sociale të Kishës Katolike në Shqipëri, për shumë vepra që janë bërë në dobi të komuniteteve, për përpjekjet e vazhdueshme për të dhënë mesazhet e forcimit të familjes, për të edukuar të rinjtë me vlerat më të mira shoqërore e njerëzore, për t’i mbajtur ata larg fenomeneve si droga, alkooli, që ua humbin qëllimet e mira në jetë dhe frymëzimet për t’iu përkushtuar realizimit të tyre.

Lidhur me bashkëpunimin ndërmjet shtetit edhe bashkësisë katolike në Shqipërisë, çfarë mund të thuhet?

Presidenti Meta: Besoj se do të mund të kemi një bashkëpunim edhe më të dobishëm. Padyshim që bashkëpunimi deri më tani ka qenë i shkëlqyer, por ka ende mjaft mundësi për ta bërë më efikas dhe për të lehtësuar më tej aktivitetin e Kishës Katolike, por edhe të besimeve të tjera në Shqipëri. Shteti do t’i përmbushë më mirë besoj detyrimet e tij.

Shqipëria dhe Bashkimi Europian?

Presidenti Meta: Shqipëria anëtare e Bashkimit Europian. Ky është i vetmi projekt që nuk ndihmon vetëm Shqipërinë, por edhe Ballkanin, madje edhe vetë Europën.

Cili është vokacioni i Shqipërisë në Ballkan?

Presidenti Meta: Patjetër është vokacioni i paqes dhe i bashkëjetesës. Është vokacion tërësisht euriopian.

President, si ktheheni në Shqipëri pas audiencës që patët me Papa Françeskun dhe takimin me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit?

Presidenti Meta: Kthehem shumë i lumtur për vëmendjen që Selia e Shenjtë, që Papa Françesku, në mënyrë të veçantë, vazhdojnë t’i kushtojnë popullit tonë, vendit tonë, kombit tonë, kishës sonë, njerëzve tanë dhe jam i sigurt që ky raport do të njohë gjithmonë zhvillime shumë të forta të bashkëpunimit institucional dhe shpirtëror dhe shpresoj që edhe lutjet e Papa Françeskut ta ndihmojnë popullin tim dhe vendin tim.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kristian Shpendi: Ëndërr të luajmë së bashku te Kombëtarja, si vëllezërit Espozito
SPORTI Para 19 minutash

Kristian Shpendi: Ëndërr të luajmë së bashku te Kombëtarja, si vëllezërit Espozito

Rama: Kush ka bërë akte të dhunshme do t’i ndalohet kalimi në shtetet e BE!
KRYESORE Para 25 minutash

Rama: Kush ka bërë akte të dhunshme do t’i ndalohet kalimi në shtetet e BE!

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)
AKTUALITET Para 27 minutash

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)

U gjobit me vetëm 255 euro, Cristiano Ronaldos i duhen 36 sekonda për ta paguar shumën
SPORTI Para 31 minutash

U gjobit me vetëm 255 euro, Cristiano Ronaldos i duhen 36 sekonda për ta paguar shumën

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 8 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 13 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 9 orësh

Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 16 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 13 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

6 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

7 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 12 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.