Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 10:31 Sulm kibernetik: hakerat publikojnë në dark web të dhëna për 16 mijë klientë të Visa, Mastercard dhe JPMorgan Një grup hakerësh vodhi të dhëna klientësh të Visa, Mastercard dhe JPMorgan Chase nga një furnizues i palës së tretë dhe i publikoi në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Shërbimi evropian i klimës: 21 korriku, dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në botë

Shërbimi evropian i klimës: 21 korriku, dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në botë

Aktualitet
E mërkurë, 24 Korrik 2024 08:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

21 korriku ishte dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në botë, sipas të dhënave paraprake të publikuara më 23 korrik nga monitoruesi për motin i Bashkimit Evropian.

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike, Copernicus (C3S) tha se temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe ishte 17.09 gradë Celsius të dielën, që është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Matjet e tyre për temperaturat kanë nisur më 1940. Njoftimi vjen në kohën kur Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po përballen me valë të nxehtësisë dhe zjarre.

“Toka sapo ka përjetuar ditën më të nxehtë të saj”, tha shërbimi monitorues përmes një deklarate. Rekordi i ri ditor, që u regjistrua, ishte 0.01 gradë Celsius më shumë sesa rekordi paraprak prej 17.08 i regjistruar më 6 korrik 2023.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Më 21 korrik, C3S regjistroi një rekord të ri të temperaturës mesatare ditore globale”, tha drejtori i shërbimit, Carlo Buontempo përmes një deklarate. “Tani vërtet jemi në një terren të pashkelur dhe teksa klima po vazhdon të ngrohet, ne do të kemi rekorde të tjera që do të thyhen në muajt dhe vitet e ardhshme”, tha ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe pse shifrat e publikuara paraqesin një rritje të lehtë krahasuar me rekordin paraprak, Buontempo tha se gjatë 13 muajve të fundit është regjistruar një nxehtësi rekord në mbarë botën.

Çdo muaj që nga qershori i vitit 2023 ka regjistruar rekord temperature krahasuar me muajin e njëjtë në vitet e kaluara.

Ndryshimet klimatike po shkaktojnë ngjarje të motit ekstrem që janë më të gjata, më të fuqishme dhe më të shpeshta, sikurse janë valët e të nxehtit, vërshimet dhe zjarret.

Këtë vit, valët e të nxehtit veçse kanë goditur Amerikën e Veriut, Meksikën, Indinë dhe Tajlandën, ndërkaq vërshimet kanë shkaktuar dëme në pjesë të Afrikës Lindore, Kinës dhe Brazilit.

Vatra të zjarrit ka në pjesë të mëdha në mbarë Evropën jugore dhe lindore, por edhe në Kanada e Shtetet e Bashkuara. Djegia e lëndëve fosile vlerësohet se është nxitësi kryesor i ngrohjes globale, por po ashtu emetimet e gazrave serrë po vazhdojnë të rriten pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare që bota të kalojë në energji të pastër, dhe të ngadalësojë rritjen e temperaturave.

Mund t'ju interesojë

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dos...

Para 27 minutash
Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente...

Para 39 minutash
Katër përfundimet nga takimi historik mes Trump, Xi dhe Putin

Katër përfundimet nga takimi historik mes Trump, Xi dhe Putin

Para 53 minutash

Viti 2023 ishte viti më i nxehtë në histori dhe viti 2024 mund të bëhet viti më i nxehtë, duke pasur parasysh “temperaturat mjaftueshëm të nxehta” që janë përjetuar deri më tani gjatë këtij viti, tha Copernicus./Radio Europa e Lirë/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sulm kibernetik: hakerat publikojnë në dark web të dhëna për 16 mijë klientë të Visa, Mastercard dhe JPMorgan
Para 10 minutash

Sulm kibernetik: hakerat publikojnë në dark web të dhëna për 16 mijë klientë të Visa, Mastercard dhe J...

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO
Para 27 minutash

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta ...

Lajm i mirë për Shqipërinë, Medon Berisha gati të rikthehet pas një mungese të gjatë
Para 37 minutash

Lajm i mirë për Shqipërinë, Medon Berisha gati të rikthehet pas një mungese të gjatë

Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara
Para 39 minutash

Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 13 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 12 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 13 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.