Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shkrimtari Ndrek Gjini, modeli i suksesit të shqiptarëve në botë

Kultura
E mërkurë, 14 Shtator 2022 19:57
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Nga Mal Berisha
Janë të shumtë artistët shqiptarë të cilët nuk e gjejnë veten në atdheun e tyre dhe detyrohen të emigrojnë drejt vendeve të tjera perëndimore. Shumë prej tyre, kanë bërë emër, edhe pse konkurenca në vendet ku janë vendosur mbart me vete jo vetëm vështirësitë e të qenit i huaj por edhe vështirësi të tjera siç është gjuha e huaj dhe ndonjëherë edhe paragjykimet.
Të gjitha këto vështirësi i ka tejkaluar një shkrimtar malësor nga Puka, i cili ka mëse njëzet vjet që jeton në Irlandë. Ai është:
NDREK GJINI I CILI FITON GRANTIN IRLANDEZ:
“SHKRIMTAR NË RESIDENCË”
Ky titull është i barabartë me atë që neve e njohim në vendin tonë me termin:
SHKRIMTAR NË KRIJIMTARI TË LIRË
Kush është Ndrek Gjini:
Ndrek Gjini ka lindur në Pukë dhe ka mbaruar Universitetin Pedagogjik në Shkodër në degën Gjuhë -Letërsi. Pas shkollës ai ka punuar si mësues në Pukë dhe më pas gazetar në gazetën locale të rrethit të tij të lindjes. Në vitin 1991 vendoset në Tiranë. Fillimisht ai ka punuar në gazetën “Kombi”, më pas në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe në gazetën “Rilindja Demokratike”. Në vitin 1996, fillon punë si zëdhënës i Ministrisë së Brendshme. Më pas, kthehet prapë në gazetën “RD”. Gjatë gjithë këtyre viteve përveç punës së përditshme ai shkruan letërsi artistike dhe arrin të botojë disa libra. Në vitin 2001 ai emigroi në Irlandë. Atje përkrah veprimtarisë së përditëshme që lidhen me mbijetesën në emigracion vazhdon të merret me letërsi dhe me përkthime. Puna njëzet vjeçare, shkrimet, përkthimet, botimet, librat e sjellin atë në mesin e 184 SHKRIMTARËVE MË TË MIRË TË IRLANDËS.
Ministria e Kulturës e Republikës së Irlandës ka marrë nga qeveria e këtij vendi një fond prej 75 milionë eurosh që do t’ua paguaj si grante artistëve për një periudhë tre vjeçare. Fituesit do përfitojnë një pagesë mujore të barabartë me një rrogë të mirë të një nëpunësi të administratës irlandeze.
Në Republikën e Irlandës, janë mbi 9000 artistë të fushave të ndryshme që kanë aplikuar për të fituar këtë privilegj të veçantë. Prej tyre atë e kanë fituar 184 shkrimtarë, pa përmendur artistë të tjerë në të gjitha fushat e artit.
NË MESIN E KËTYRE 184 SHKRIMTARËVE FITUES TË KËTIJ GRANTI GJËNDET EDHE EMRI I SHQIPTARO – IRLANDEZIT NDREK GJINIT.
Një sukses ky që nderon jo vetëm autorin por dhe kombin e origjinës së tij, Shqipërinë.
Ndër veprat e tij gjëndet edhe një volum poetik me përkthime nga krijimtaria e poetit, tani President i Republikës së Irlandës, Michael D. Higgins. Në prillin e këtij viti, në shenjë mirënjohje ndaj këtij akti sa artistik aq edhe miqësor të një emigranti shqiptar, shtetas i shtetit të Tij, Presidenti Irlandez e priti z. Gjini, në një audiencë zyrtare në Pallatin Presidencial dhe i shprehu mirënjohjen për këtë akt që kontribuon në njohjen dhe miqësinë midis dy popujve tanë.
Libri ishte botuar para disa muajsh nga shtëpia botuese “Klubi i Poezisë” në Tiranë ndërkohë që Gjini ia dhuroi atë Presidentit Michael D. Higgins, gjatë atij takimi.
Ndrek Gjini banon familjarisht për mëse 20 vjet në Republikën e Irlandës ku dhe është shkolluar me kohë të plotë duke marrë Bachelor Honours në Studimet e Trashëgimisë Kulturore si dhe Mjeshtër i Artit në Letërsi. Ai është autor i disa librave në gjuhën angleze, dhe lektor i jashtëm në Universitetin Nacional të Irelandës në Galway, si dhe redactor drejtues i revistës letrare “The Galway Review”. Gjini ka punuar më parë në Drejtorinë e Kulturës pranë Bashkisë së qytetit Galway, si dhe në Drejtorinë Arsimore të këtij qyteti si Kordinator Programi. Para disa vitesh ai është nominuar nga bashkia e qytetit Galway për çmimin “Personi i Vitit”. Ndrek Gjini ka botuar disa libra në gjuhën angleze si dhe mjaft shkrime, ese dhe studime në shtypin irlandez.
Shqiptarë të tillë i bëjnë nder atdheut dhe lartësojnë emrin e shqiptarëve në botë, kudo që ndodhen ata.

Mund t'ju interesojë

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25
“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë ndër vite

“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë nd...

12 Tetor 2026, 11:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 4 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 9 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 8 orësh

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 9 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 7 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.